Autoriteti Kombëtar i ushqimit ka vijuar me intensitet kontrollet dhe pas përfundimit të sezonit veror, duke evidentuar problematikat dhe duke marrë masat përkatëse.
Konkretisht në periudhën shtator-dhjetor 2018, AKU ka kryer 511 inspektime në tregjet e vendit.
Nga këto inspektime, AKU ka vendosur 194 paralajmërime dhe 35 gjoba, ndërsa janë marrë edhe 14 masa për ndërprerje aktiviteti.
Duke e konsideruar Sigurinë Ushqimore një sfidë të përbashkët, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit siguron se është në çdo kohë në aksion për identifikimin, kontrollin, evidentimin, dënimin dhe ndalimin e çdo veprimtarie të kundraligjshme e të rrezikshme nga subjektet që neglizhojnë apo shkelin rregullat e sigurisë ushqimore.
Gjithashtu, inkurajon të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast, çdo tentativë abuzimi, pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në in**@ak*.al si dhe pranë portalit të bashkëqeverisjes “Shqipëria që duam”.
/a.rada