• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Siguria ushqimore, dyfishohen procedimet/ Ekspertët: Sfidë, kushtet higjeno-sanitare dhe gjurmueshmëria

by E S
13/06/2026 18:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Teksa siguria ushqimore mbetet një nga sfidat kryesore për integrimin e vendit në Bashkimin Europian, ajo që vihet re në vendin tonë është rritja e numrit të të pandehurve për çështje që lidhen me sigurinë ushqimore”, raporton gazetarja e Tv Klan, Erikleda Dorezi.

Të dhënat e Prokurorisë për vitin 2025, në raportin e dorëzuar në Kuvend, flasin për 44 procedime dhe 15 të pandehur. Kjo përbën një rritje prej 2,2 herë për procedimet dhe 2,5 herë për të pandehurit krahasuar me vitin 2024.

Ekspertët e konsiderojnë këtë fakt pozitiv, pasi tregon një rritje të kontrolleve që lidhen me sigurinë ushqimore.

“Do ta gjykoja pozitivisht, sepse do të thotë se kemi rritur kontrollet ndaj subjekteve që shkelin ligjin dhe prandaj kemi numër më të madh padish. Por 5 vitet e fundit BE e përmend gjurmueshmërinë dhe laboratorët, ku nuk ka më tolerim”, thotë Ilir Pilku, ekspert për çështjet e sigurisë ushqimore.

Aktualisht sfidat për sigurinë ushqimore lidhen që nga kushtet higjeno-sanitare e deri te gjurmueshmëria.

“Kushtet higjeno-sanitare janë primare, prandaj duhen investime për përmirësimin e tyre. Teknologjia e aplikuar kërkon investim tjetër nga subjektet dhe gjurmueshmëria është thelbësore. Pa një gjurmueshmëri të produktit ne nuk bëhemi pjesë e BE-së. Ne gjurmueshmërinë e kemi shumë pak dhe kjo është sfida më e madhe. Mënyra e inspektimeve nuk është më kjo, por tashmë kontrolle që duhet të jenë profesionale. Pastaj i takon biznesit nëse duhet të mbyllet apo të vijojë”, shton Pilku.

Janë mbi 2800 subjekte agro-përpunuese që kanë kaluar në sitën e kontrolleve dhe përshtatjen e prodhimit me të gjitha standardet e Bashkimit Europian.

“Aktualisht vlerësimi ka nisur me dy sektorët e parë: sektori i qumështit dhe ai i mishit, duke përfshirë edhe thertoret që po kalojnë në një sitë fillestar për kategorizimin e tyre. Janë 4 kategori: Klasa e 4: të detyruar të mbyllin biznesin; Klasa e 3: duhet të rregullojnë teknologjinë; gjurmueshmërinë dhe kushtet higjeno-sanitare; Klasa e 2: kanë gjëra minimale për të plotësuar; Klasa e 1: të gatshme për të penetruar në tregun europian. Është një sfidë e madhe, pasi ndalet në dy mënyra: ligjshmëria për kapitullin e 12 dhe zbatueshmëria”, vijon eksperti.

Mosplotësimi i kushteve të përcaktuara përbën rrezik për mbylljen e subjekteve në tregun ushqimor.

Next Post
Carlo Ancelotti, ai që përfiton më shumë/ Këto janë pagat e trajnerëve të Botërorit 2026

Carlo Ancelotti, ai që përfiton më shumë/ Këto janë pagat e trajnerëve të Botërorit 2026

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Iluzioni i pushtetit që vjen nga lart

Iluzioni i pushtetit që vjen nga lart

September 27, 2026
“Liri për çlirimtarët!” Qindra qytetarë në Has në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë

“Liri për çlirimtarët!” Qindra qytetarë në Has në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë

September 27, 2026
Shërbim Prove….

Ripërtëritje apo ringjitje

September 27, 2026
Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

September 27, 2026
“Keqinformimi po rrënon botën”, Çupi: SPAK nuk shihet më si institucion kushtetues, është këshill kanunor

“Keqinformimi po rrënon botën”, Çupi: SPAK nuk shihet më si institucion kushtetues, është këshill kanunor

September 27, 2026
Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

September 27, 2026
Vuçiç shpall zgjedhjet e parakohshme: Po e mbaj fjalën time ndaj popullit serb, qytetarët mund të shprehin vullnetin e lirë

Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen si President i Serbisë pas dy mandateve

September 27, 2026
Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

Para dorëheqjes, Vuçiç falënderon mbështetësit: Kemi ruajtur paqen dhe stabilitetin!

September 27, 2026
Trajneri Mancini para sfidës me Turqinë: Asnjë presion, duhet vetëm të punojmë!

Trajneri Mancini para sfidës me Turqinë: Asnjë presion, duhet vetëm të punojmë!

September 27, 2026
Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

September 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com