• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Siguria ushqimore dhe bujqësia, bashkëpinim mes Universitetit Bujqësor dhe Përfaqësisë së FAO

by Java News
12/10/2017 12:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përfaqësuesi i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ushqim dhe Bujqësi në Shqipëri, Z. Raimund Jehle gjatë një vizite dy ditore në vend, në kuadër të axhendës së tij, zhvilloi një takim në Universitetin Bujqësor të Tiranës (UBT) ku u prit në ambjentet e Rektoratit nga Z. Bari Musabelliu, Rektor i këtij Universiteti.

Në takim u bë një përshkrim i fushave më të rëndësishme të bashkëpunimit ku të dy këto institucione mund të shkëmbejnë ide dhe të kenë rezultate konkrete. Bashkëpunimi midis FAO-s dhe UBT-së do të ndihmojë që të sjellë kontributin e tyre të përbashkët më afër prioriteteve të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe zbatimit të kërkesave të axhendës për integrimin europian. Bashkëpunimi dhe lidhja e Ministrisë me botën akademike do të rrisë potencialin për analizat dhe hartimin e politikave bujqësore si dhe fokusimin e përpjekjeve në arritjen e standarteve të larta dhe rritjen e impaktit te fermerët pasi ushqimi dhe bujqësia përbëjnë një nga kapitujt kryesorë në përmbushjen e kritereve për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.

Duke pasur në fokus kryesor interesin e përbashkët për të mbështetur përpjekjet kombëtare në përmbushjen e Axhendës së Zhvillimit 2030 dhe Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm për arritjen e sigurisë ushqimore, përmirësimin e ushqyerjes dhe promovimin e bujqësisë së qëndrueshme u nënshkrua një letër bashkëpunimi për të siguruar dhe zhvilluar më tej ndërveprimin midis Përfaqësisë së FAO në Shqipëri dhe UBT. Për këtë qëllim u nëshkrua një Letër Bashkëpunimi, që do të formalizojë këtë bashkëpunim institucional në një nivel të ri përmes konsultimeve, koordinimit të punës, asistencës reciproke dhe veprimeve të përbashkëta në interes dhe në përputhje me objektivat dhe parimet e FAO dhe UBT.

Në vijim të nënshkrimit Z. Jehle mbajti një leksion me temë Gjendja e Sigurisë Botërore dhe Problematikat e Ushqyerjes në Botë parë në dritën e ndryshimeve klimatike, ku renditi një sërë vlerësimesh të përditësuara të numrit dhe përpjestimit të njerëzve të uritur apo kequshqyer në planet dhe të dhëna në nivel botëror, rajonal dhe kombëtar. Gjithashtu ai foli mbi ndryshimet e rëndësishme sociale në botë që ndikojnë në sigurinë ushqimore dhe të ushqyerin e njerëzve bazuar në gjetjet e raportit vjetor të Gjendjes së Sigurisë Ushqimore dhe Ushqyerjes në Botë, duke pasqyruar këndvështrimin e ri të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm mbi urinë dhe format e kequshqyerjes.

Raporti i konsoliduar mbi ecurinë e bërë për zhdukjen e urisë dhe kequshqyerjes në 2030, përfshin matje të përmirësuara për të përllogaritur dhe vlerësuar urinë, duke përfshirë dy tregues për pasigurinë ushqimore dhe gjashtë tregues për ushqyerjen, është përgatitur nga puna e përbashkët e Organizatës për Ushqimin dhe Bujqësinë e Kombeve të Bashkuara (FAO), Fondin Ndërkombtar për Zhvillimin Bujqësor (IFAD), dhe Programin Botëror të Kombeve të Bashkuara për Ushqimin (WFP), Fondi i Emergjencës për Fëmijët i Kombeve të Bashkuara (UNICEF) dhe Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH).

“Dua t’i inkurajoj dhe tërheq vëmendjen e studentëve dhe stafit akademik, mbi rolin e rëndësishëm që luan sektori bujqësor për sigurinë botërore.” tha Jehle në përmbyllje të fjalës së tij.

a.ç

Next Post
Macron pret Trumpin në Paris

Rama për "La Republika": Ku ndryshon Turqia dhe Rusia në raport me Ballkanin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Merr fund ‘telenovela’ Lukaku, sulmuesi belg transferohet në Turqi, ja ku do luajë këtë sezon!

Merr fund ‘telenovela’ Lukaku, sulmuesi belg transferohet në Turqi, ja ku do luajë këtë sezon!

August 12, 2026
Po ndërtohej lokal pa leje në gjirin e Karaburunit, IKMT e Vlorës dhe Policia shembin objektin, ndalohet autori i dyshuar

Ndërtuan pa leje në “Shën Jan” të Karaburunit, vihet në pranga njëri prej pronarëve, shpallet në kërkim ortaku!

August 12, 2026
Kolonët izraelitë rrethojnë shtëpitë palestineze në Bregun Perëndimor, reagon IDF

Kolonët izraelitë rrethojnë shtëpitë palestineze në Bregun Perëndimor, reagon IDF

August 12, 2026
E pabesueshme në Nigeri! Futbollisti u shpall i vdekur pas kolapsit në fushë, por ringjallet në morg!

E pabesueshme në Nigeri! Futbollisti u shpall i vdekur pas kolapsit në fushë, por ringjallet në morg!

August 12, 2026
Dy grupe mediatike amerikane ngrenë padi kundër Trump, shkak pagesa për shërbimin në “Truth Social”!

Dy grupe mediatike amerikane ngrenë padi kundër Trump, shkak pagesa për shërbimin në “Truth Social”!

August 12, 2026
Balla mesazh nga Brukseli: PE mbështet fuqishëm anëtarësimin tonë në Bashkimin Evropian

“Nuk janë nga Zoti, por nga robi!”- Katër vatra zjarri në kurorën e Tiranës, reagon Balla: Zjarrvënia dënohet deri në 15 vite burg!

August 12, 2026
VIDEO/ Katastrofë nga zjarret në Francë, 1200 persona të evakuuar nga një kamping, situatë alarmante në Pas-de-Calais

VIDEO/ Katastrofë nga zjarret në Francë, 1200 persona të evakuuar nga një kamping, situatë alarmante në Pas-de-Calais

August 12, 2026
EMRI/ Ndezi dy zjarre në Lundër dhe Shkozë, ish-ushtaraku pensionist dënohet, por burgu i konvertohet në liri me kusht!

EMRI/ Ndezi dy zjarre në Lundër dhe Shkozë, ish-ushtaraku pensionist dënohet, por burgu i konvertohet në liri me kusht!

August 12, 2026
“Kemi 650 forca në terren”- Ministri i Mbrojtjes flet për zjarret në vend: Situatë e vështirë në Krujë dhe Lurë, era favorizon flakët!

“Kemi 650 forca në terren”- Ministri i Mbrojtjes flet për zjarret në vend: Situatë e vështirë në Krujë dhe Lurë, era favorizon flakët!

August 12, 2026
VIDEO/ Imazhe tmerri nga Filipinet, tonelata me mbeturina bllokuan lumenj e kanale pas përmbytjeve! Viktima dhe 500 mijë të prekur

VIDEO/ Imazhe tmerri nga Filipinet, tonelata me mbeturina bllokuan lumenj e kanale pas përmbytjeve! Viktima dhe 500 mijë të prekur

August 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com