• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Siguria ushqimore, “Bujqësia”: Nuk ka vend për alarm, produktet të certifikuara

by A R
26/04/2019 14:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka ndjekur transmetimet në media ditëve të fundit lidhur me sigurinë ushqimore në vendin tonë me fokus në prodhimet me origjinë bimore e shtazore. Ne mirëpresim dhe vlerësojmë kontributin e mediave dhe të qytetarëve për denoncimin e rasteve abuzive kudo ku ato konstatohen, sepse siguria ushqimore është një çështje që kërkon angazhim dhe bashkëpunim të gjithë aktorëve shoqërorë”.

Ministria e Bujqësisë ka reaguar pas denoncimit të Fiks Fare duke thënë më tej se nuk ka vend për alarm: “Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural informon qytetarët se nuk ka vend për alarm. Sot në tregjet shqiptare ka produkte ushqimore të sigurta dhe të çertifikuara sipas standardeve të sigurisë ushqimore të garantuara me ligj dhe akte rregullatore. Po ashtu, sqarojmë qytetarët si vijon: Së pari, institucionet në varësi të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural monitorojnë dhe raportojnë rregullisht lidhur me sigurinë e prodhimeve vendase. Ato kanë marrë masat përkatëse ndaj çdo rasti abuzimi që kanë zbuluar këto institucione ose që janë bërë publike në media, deri në pezullim të aktivitetit prodhues të subjekteve që kanë kryer shkelje të ligjeve dhe standarteve në fuqi”.

“Së dyti, prodhimet bujqësore shqiptare konkurrojnë sot në tregjet ndërkombëtare. Shqipëria është një nga vendet kryesore të eksportit të prodhimeve bujqësore në rajon ndërsa janë rritur ndjeshëm eksportet drejt vendeve të BE-së. Vetëm për vitin 2018, vlera e produkteve bujqësore vendase të eksportuara në Itali është 8.5 miliard lekë, në Greqi 2.9 miliard lekë, Suedi 2.2 miliard dhe Gjermani 1.4 miliard.EksportiidomateveShqiptareështëtrefishuarnëvolumngarreth 25 mijë ton nëvitin 2013 nërreth 75 mijë ton në fund të 2018 dhepesëfishuarnëvlerë duke arriturnë4.4 miliardlekënë 2018. Kjo rritje e eksporteve të prodhimeve vendasedëshmon se fermerët shqiptarë ofrojnë produkte të cilësisë së të lartë dhe tësigurta. Deri më tani nuk ka pasur kthime mbrapsht të prodhimeve bujqësore nga Shqipëria për shkak të treguesve të sigurisë ushqimore që lidhen me nivelin e pranisë së pesticideve.
Së treti, për sa i takon importeve të produkteve bimore dhe shtazore, më specifikisht importi i mishit të gjedhit, derrit dhe shpendit nga Brazili, që në vitin 2017 ushtrohen kontrolle zyrtare të autoriteteve kompetente të sigurisë ushqimore në masën 100% të ngarkesave të ardhura.
Së katërti, në Shqipëri egzistojnë strukturat e përshtatshme për të bërë kontrollin e sigurisë së prodhimeve blegtorale e bujqësore. Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë (ISUV) me një përvojë mbi 90 vjecare, bën kontrollin e sigurisë ushqimore, të shëndetit të kafshëve dhe mbrojtjen e bimëve, ka rreth 33 laboratorë teknikë të disiplinave të ndryshme. Vetëm vitet e fundit janë investuar mbi 3 milion euro në pajisje laboratorike për sigurinë ushqimore me teknologji bashkëkohore europiane. Këta laboratorë përdorin metoda për kryerjen e analizave konform protokolleve ndërkombëtare dhe teknikave instrumentale të përdorura nga laboratorët e referencës në BE. Në vitin 2018, ISUV kreu mbi 60 000 analiza të lidhura me sigurinë e prodhimeve bujqësore dhe blegtorale. Për të mbuluar të gjithë gamën e analizave të nevojshme për garantimin e sigurisë ushqimore, ISUV sot bashkëpunon me laboratorë dhe institute shkencore prestigjioze të vendeve të BE në Belgjikë dhe Itali”, lexohet në njoftim.

Next Post
Njihuni me partnerët më të këqinj sipas Horoskopit

Horoskopi ditor, e Shtunë 27 Prill 2019

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

March 29, 2026
Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

March 29, 2026
VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

March 29, 2026
U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

March 29, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

March 29, 2026
Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

March 29, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Rikthimi në politikë, a i humb benefitet Vjosa Osmani pas mandatit si presidente?

March 29, 2026
Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

March 29, 2026
Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

March 29, 2026

Është duke luftuar garën, jo kandidatët në garë

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In