• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Siguria ushqimore, a jemi gati për BE? Paralajmërimi i Denajt: Kush abuzon, do shkojë për ndjekje penale

by A R
29/01/2025 09:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj, e ftuar në emisionin “Real Story” me gazetarin Sokol Balla foli për sigurinë ushqimore dhe për rastin e ngarkesave me mandarina, ku një pjesë e tyre janë kthyer mbrapsht nga vendet e tjera.

Ajo theksoi se në sistemin e raportimeve bën pjesë dhe Shqipëria, e cila ka gjetur dhe ka njoftuar ngarkesa problematike, nga fqinji ynë jugor, Greqia. Ajo theksoi se nga 924 ngarkesa me mandarina, vetëm katër prej tyre janë kthyer.

Denaj u shpreh se sistemi i autokontrollit duhet ta kryejnë sipërmarrësit pasi janë ata të cilët marrin produktin dhe e shpërndajnë në vende të tjera.

“Është një mundësi për të dhënë edhe për mandarinat dhe këto alarme që ju thoni. Ne jemi pjesë e një sistemi, ku raportojmë dhe marrim raportime dhe nuk marrim raportime vetëm për produktet tona, që i analizojmë dhe i kthejmë. Rastet e fundit kanë ndodhur nga fqinji jonë Greqia. Në rastin mandarinave, nga 924 ngarkesa, janë kthyer vetëm katër ngarkesa. Sistemi i autokontrollit është një përgjegjësi e sipërmarrjes”, tha Denaj.

Ajo theksoi se krahas inspektimeve në terren, duhet të rritet edhe ndërgjegjësimi i fermerëve për ruajtjen e sigurisë ushqimore.

Sipas ministres Denaj, janë marrë të gjitha masat dhe priten ndëshkime penale për cilindo nga fermerët, i cili kapet duke abuzuar me sigurinë ushqimore.

“Për vitin e kaluar janë kryer 111 mijë inspektime dhe kjo është mjaftueshëm për të ngjallur frikës. Unë nuk besoj te frika, para se të besoj te ndërgjegjësimi. Ne kemi sot autokontrollin dhe kështu është dhe në Evropë. Është ndërgjegjësimi i fermerëve se çfarë pesticidesh përdorin. Agronomi e kontrollon. Nuk mundesh që për shtatë fermë që mund të kanë përdoru një produkt të tillë të hedhes të gjithë produktet e 924 ngarkesa në kosh të plehrave. Sigurisht, janë për ndjekje penale. Këto janë masa të marra brenda dy ditëve, kur ka ndodhur rasti. Rregullat nuk mund të përcaktohen nëpërmjet letër, nuk mund të jenë vetëm nëpërmjet inspektimeve, ata duhet të jenë efektive dhe duhet që fermeri të kuptojnë që i ka ikur koha përdorimit të çdo produkti, që nuk është i lejuar dhe nuk është i certifikuar. përpjekjet për të përmirësuar të gjithë gjurmueshmërinë sot është fakt. Rasti ne nuk na tremb, se siç na raportojnë, edhe ne raportojmë. Të çojmë deri në ndjekje penale, të bëjmë shembull këdo që përdor produkte, të cilat janë të palejuar. Nuk mundet që me katër apo pesë raste të përgjithësojmë të gjithë fermerët”, tha ajo.

Next Post
A do të mbijetojë SPAK?

Arben Ahmetaj nuk është pentito (i penduar)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vrasja e 61-vjeçarit, zbardhen dëshmitë: I biri mohon krimin. Bashkëshortja: Kishte lidhje paralele…

Vrasja e 61-vjeçarit, zbardhen dëshmitë: I biri mohon krimin. Bashkëshortja: Kishte lidhje paralele…

November 5, 2026
Alarm për bomba në tre avionë në Evropë, devijohen fluturimet Dublin-Romë dhe Malpensa-Vjenë

Alarm për bomba në tre avionë në Evropë, devijohen fluturimet Dublin-Romë dhe Malpensa-Vjenë

November 5, 2026
Zvicra vendi numër 1 në botë për gjobat ndaj makinave

Shqipëria me 300 mijë makina mbi 2 mijë kubikë, detyrimi i taksës do të rritet deri 3.8 herë

November 5, 2026
Lufta ndaj ‘ushtarëve’ të Vuçiç. Arrestohet drejtori i paraburgimit, “Kobra serbe të zhbëhet”

Lufta ndaj ‘ushtarëve’ të Vuçiç. Arrestohet drejtori i paraburgimit, “Kobra serbe të zhbëhet”

November 5, 2026
Protesta në Tiranë, gjobiten për bllokimin e rrugës 31 persona

Protesta në Tiranë, gjobiten për bllokimin e rrugës 31 persona

November 5, 2026
Tragjedia në Elbasan me dy viktima, zbardhen dyshimet e para për shkakun e shpërthimit në pallat

Tragjedia në Elbasan me dy viktima, zbardhen dyshimet e para për shkakun e shpërthimit në pallat

November 5, 2026
“Arrogancë dhe kamzhik ndaj opozitës”- Etika i përjashtoi dy muaj, Tabaku merr në mbrojtje Bardhin e Balliun: Standard i dyfishtë i Parlamentit, të ndëshkohen me votë

Tabaku për progres-raportin: Nuk ka fonde të BE-së pa institucione dhe pa vlerat e BE-së

November 5, 2026

Blunami në SHBA dhe Zvërneci

November 5, 2026
Zbardhen detaje të reja nga vrasja e 39-vjeçares shqiptare nga djali i saj, e rriti e vetme pas divorcit nga bashkëshorti!

FOTO/ Masakroi nënën për vdekje në Itali, ja kush është 21-vjeçari shqiptar i arrestuar! Fqinjët të tronditur nga ngjarja: Jemi pa fjalë, ishte gjithmonë…

November 5, 2026
Nata që përmbysi Donald Trump, demokratët fitojnë dy dhomat e Kongresit

Nga hetimet për familjen e Trump, te shkarkimi i mundshëm! Ja hapat e mundshëm të demokratëve pas fitores së Kongresit dhe Senatit

November 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In