Krahas ndryshimeve në rrugët e Tiranës, si në shtrimin e asfaltit apo ndërtimit të trotuareve, bashkia ka vendosur dhe sinjalistikë të re për ndarje korsish në rrugën në hyrje të Kombinatit në shërbim të sigurisë rrugore.
Punonjësit e bashkisë kanë punuar gjatë orëve të natës për të mos penguar qarkullimin e automjeteve gjatë ditës.
Gjithashtu, është punuar për vijëzimet e bardha të cilat pritet të sjellin një ndërgjegjësim edhe më të madh tek qytetarët për respektimin e sinjalistikës rrugore që rrjedhimisht do të thotë kujdesje per sigurinë në rrugë dhe për t’i mbrojtur ata nga akisidentet.
a.ç