• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 28, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Siguria që Europa e 2025-ës nuk e ka

by Bajram Peçi
07/01/2025 17:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Bajram Peçi

Shpërthimi brutal i një lufte në Europë u bënë fatale për prishjen e një paqeje të mbajtur në ekuilibër me shumë sforcim. Bota është ngërthyer në një makth në kushtet e një shkatërrimi përfundimtar të shpresës për arritjen e një paqe. Kujtojmë se në pragun e Luftës së Dytë Botërore Hitleri e ndjente dobësinë e Europës ndaj rriste gjithmonë e më shumë kërkesat e tij, deri kur ua zhvati Çekosllovakinë me premtimin e një paqeje të ”qëndrueshme”. Të njëjtën dobësi të Europës e ndjen Putin, që parashikon se Trump “e sjell paqen brënda ditës”, pasi e lë Rusisë të marrë përfundimisht Donetskun e Luhanskun dhe njëherësh të zotërojë superioritetin e kërcënimit të përhershëm të Europës, kërcënimin me përdorimin e armëve termobërthamore.

Rusisë, që i shkon për shtat një luftë nervash, sikur të mos mjaftonin armët nukleare, ka nxjerrë dhe përdorur në Ukrainë një armë hipersonike, Oreshnik, si mësim tregues frike për Europën dhe SHBA-në, ndërsa për popullin rus, monarku Ivan i Tmerrshëm shërben prej shkurtit të vitit 2022, si frymëzim kombëtar.

Po ravijëzohet dukshëm një unitet shtetesh me drejtime diktatoriale e të centralizuara, si Rusia, Kina, Koreja e Veriut dhe Irani, të gjithë këta të superarmatosur dhe ushqyer me urrejtje ndaj shoqërive të hapura të Europës dhe SHBA-ve. Prej kohësh në këto vënde nuk ndeshen më gjurmë të prirjeve të lirive politike, të fjalës së lirë dhe garancive juridike për qytetarët. Të katra këto shtete diktatoriale janë vënde që vijnë nga tradita autokratike. Kështu ndodhi edhe në prag të Luftës Dytë Botërore, kur në politikën europiane lindi nga tre diktatura boshti Romë-Berlin-Tokio.

Në mars të vitit 1936, Rhenania, zonë e çmilitarizuar, u urdhërua nga Hitleri të pushtohej “për mbrojtjen e popullatës gjermane”. Kur krahina e Sarit ju ribashkua Gjermanisë, Europa heshti e tromaksur, nuk reagoi. Përmes një “Ligj i bashkimit”, Austria ju suprimua Rajhut Gjerman dhe Londra me Parisin folën vetëm në shtypin e tyre. Nuk po e zëmë në gojë pushtimin e Shqipërisë nga Italia se reagimi ishte fare i dobët.

Japonia u shndërrua në vitet ’30 në shtet imperialist vetëm pasi zotëroi plotësisht teknikat dhe teknollogjinë europiane. Japonezët, “të zgjedhurit”, në ëndrrën për një hegjemoni në Azi, e kishin paracaktuar Kinën si viktimën e parë, kur ata shpërthyen një minë në hekurudhë, si preteks që trupat të fillonin pushtimin e Mançurisë. Lidhja e kombeve protestoi, dërgoi një komision hetimor, por Japonia u përgjegj se nuk bëhej fjalë për luftë, por për “një operacion policor” për rivendosjen e rendit dhe qetësisë. Të njëjtin argument imperialist përdori dhe Putini për agresionin pushtues të Ukrainës, me ndryshimin se luftën e quan “Operacion special”.

90 vjet më vonë është Kina, me përparimet e saj impresionuese, që ka privilegjin të zgjedhi viktima. Me gjasa, do jetë Taivani. Lulëzimi i ekonomisë amerikane për Kinën dhe Rusinë ka shteruar prej mëse dy dekadash, duke sjellë në një farë mënyre perëndimin e hegjemonisë amerikane. Me prestigj të thërrmuar në favor të Kinës,

aftësitë industriale dhe tekollogjitë e përparuara në fushën e telekomunikimit, makutëria e kapitalistëve amerikanë (dhe gjermanë) për fitim, që rridhnin nga fuqia punëtore e keqpaguar kineze, i eksportoi në Kinë e cila i përvetësoi dhe i shndërroi në begati, përparim e superioritet.

Ishte Italia imperialiste ajo që 90 vjet më parë, pasi kish pushtuar Eritrenë dhe Libinë, sulmoi në tetor 1935 Etiopinë, shteti i vetëm autokton i pavarur në Afrikë, anëtar i Lidhjes së Kombeve. Italia u izolua nga rreth 100 shtete, përveçse nga Gjermania e Japonia, por jo nga shoqëritë e naftës, të cilat ishin të afta ta falimentonin atë brënda disa muajsh! Ngjashëm si atëbotë, edhe Rusinë e tashme imperialiste e kanë izoluar si Europa ashtu dhe SHBA-ja, por jo naftën dhe gazin, të cilat vazhdojnë të rrjedhin drejt Europës dhe shndërrohen gjak në deje që ushqen luftën Ruse. Sektorë me peshë e të ndjeshëm të ekonomise gjermane ishin (e ndoshta janë ende) të orientuara, të varura dhe të diktuara nga burimet energjitike ruse.

Europa e brishtë, e bashkuar dhe e ndarë në këtë luftën Rusi-Ukrainë, prej ku Sllovakia dhe Hungaria janë deklaruar pro Rusisë, me qëllim që të përfitojnë prej saj gazin jetik, në pozicionin e tyre të paqëndrueshëm dhe përçarës, paraqiten me propozime, me qëllim për arritjen e ndonjë kompromisi. Presioni i Europës BE ndaj tyre është i papërfillshëm.

Edhe më shqetësuese paraqitet situata politike në një varg shtetesh ku Rusia po vepron energjikisht me të gjitha mjetet dhe dikton. Në Gjeorgji e Mal të Zi prorusët morën pushtetin; në Rumani ndjehen të frikësuar se prorusi mund të marrë pushtetin; në Moldavi gjithashtu, ndërsa në Serbinë e përkëdhelur nga Europa, ku sundon një hierarki nga më të rreptat nën uniformë, bëjnë “Be” për Rusinë dhe luten në kisha e ndezin qirinj për fitoren e vëllezërve rusë.

Shpotitësi dhe i maturi Makron sapo i tha botës politike europiane se “Do shkatërrohemi nëse fiton Moska” dhe u kërkoi të zhvishen nga iluzionet. Presidenti i Francës ka do kohë që bëri thirrje dhe kërkoi një ushtri europiane, të cilën e dikton shpërpjestimi i efektivave në front, por sa kohë Gjermania dhe Britania e Madhe nuk ndihen në mbështetje të këtij propozimi, gjasat janë të harrohet!

Për pak ditë bëhet ceremonia e betimit të marrjes së pushtetit nga Presidenti Tramp. Ndërkohë, fituesja e çmimit Pulitzer, Ann Telnaes, që kishte vizatuar një karikaturë me oligarkët amerikanë, me thasë me dollarë hedhur në këmbët e statujës së Tramp, meqë nuk ja botuan, dha dorëheqjen nga Uashington Post. Karikatura e saj jep një detaj fare të vogël për vizionin e një bote feudo-mesjetare, të kthyer me teknikat e dhunës përmes teknollogjisë së komunikimit të Elon Musk. Be, Britania, Gjermania, Italia, Franca, Norvegjia, e të tjera vënde europiane, kanë bërë deklarata serioze për komentet çoroditëse dhe ndërhyrjet në politikën e disa shteteve europiane prej miliarderit Elon Musk, mbështetjen e tij për të djathtat dhe përdorimin e platformës “X” për ndërhyrje në zgjedhje. Është njeriu që e risolli Tramp-in në pushtet, duke shënuar kështu përfundimisht kohën kur demokracia është më shumë se kurrë e kërcënuar, rendi demokratik është vënë në dyshim ndërsa një rend tjetër, feudalizmi teknollogjik synon pushtetin.

Next Post
Makina përfundon në përrua në Lushnje, plagosen babë e bir

Makina përfundon në përrua në Lushnje, plagosen babë e bir

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkelje me lejet mjedisore në Fier, 7 zyrtarë në gjyq

Shkelje me lejet mjedisore në Fier, 7 zyrtarë në gjyq

December 28, 2025
Lamtumirë Brigitte Bardot! Ndërron jetë në moshën 91-vjeçare ylli i filmave të viteve ‘50-‘60

Lamtumirë Brigitte Bardot! Ndërron jetë në moshën 91-vjeçare ylli i filmave të viteve ‘50-‘60

December 28, 2025
I gjendet kanabis dhe municion luftarak në banesë, arrestohet 42-vjeçari në Vaun e Dejës

I gjendet kanabis dhe municion luftarak në banesë, arrestohet 42-vjeçari në Vaun e Dejës

December 28, 2025
Kurti pas balotazhit: S’na ndali dot as bashkimi i gjithë kundërshtarëve… Qeverisim në 7 komuna

Politico, ‘shuplakë’ Albin Kurtit: Është një populist që e ka izoluar Kosovën!

December 28, 2025
Takim me “bluzat e bardha”, Rama: Të vlerësohet puna e mjekëve, rasti  i Onkologjikut na e uli kokën të gjithëve

Rama: Shqipëria e transformimit dhe drejtësisë, nuk do të ndalet nga histeritë politike dhe mediatike

December 28, 2025
Hamza voton dhe fton qytetarët: Të vendosim së bashku për katër vitet e ardhshme

Hamza voton dhe fton qytetarët: Të vendosim së bashku për katër vitet e ardhshme

December 28, 2025
Kurti voton në Prishtinë: Shpresoj që pjesëmarrja të jetë masive

Kurti voton në Prishtinë: Shpresoj që pjesëmarrja të jetë masive

December 28, 2025
“Dikur privilegj i një grupi fermerësh”, Rama: Produktet shqiptare shkojnë në 80 vende të botës

“Dikur privilegj i një grupi fermerësh”, Rama: Produktet shqiptare shkojnë në 80 vende të botës

December 28, 2025
Voton Haradinaj, thirrje qytetarëve: Ushtroni të drejtën tuaj për të ardhmen e Kosovës

Voton Haradinaj, thirrje qytetarëve: Ushtroni të drejtën tuaj për të ardhmen e Kosovës

December 28, 2025
“Non grata” 2 gazetarët shqiptarë në Greqi/ Deputeti socialist Ardit Bido kërkon listën e personave të ndaluar në kufi

“PD kërkon të zhbëjë reformën”, Bido: PS në mbrojtje edhe pse është goditur nga brenda

December 28, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com