• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Siguria për Donald Trump, mbi 1 milion USD në ditë shpenzime

by Java News
22/11/2016 12:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nuk do ta besoni sa para shpenzon New York-u për sigurinë e Donald Trump. Madje këto shpenzime, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, nuk pritet të zvogëlohen në masë të madhe, edhe pas shkuarjes së presidentit të zgjedhur në Shtëpinë e Bardhë. Kjo për faktin se gruaja e tij, Melania dhe djali i tyre 10-vjeç Barron, pritet të qëndrojnë në shtëpinë e tyre “Trump Tower” në mes të Manhattanit, së paku deri në përfundim të vitit shkollor. Dhe Donald Trump ka bërë me dije se do të kthehet aty shumë shpesh, sidomos kur ata janë aty.

“Imperativ këtu është siguria dhe mbrojtja. Ne i detyrohemi këtë të zgjedhurit president, familjes së tij dhe ekipit të tij”, ka thënë Guvernatori i Nju Jorkut, Bill de Blasio në një konferencë shtypi të premten.

Por ka shtuar se qyteti do të ketë nevojë për ndihmë rreth këtyre shpenzimeve.

“Kjo është një ndërmarrje shumë e rëndësishme. Kjo do të marrë burime të konsiderueshme. Ne do të fillojmë bisedat me qeverinë federale për rimbursim të Departamentit të Policisë së New Yorkut, për disa kostot e shkaktuara”.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, policia ka ngritur barrikada rreth “Trump Tower” dhe kanë marrë masa shtesë tek rrugët afër. Por kjo nuk është e tëra. Kur Trump lëviz nëpër qytet, policia duhet të mbyllë rrugët në përputhje me rrethanat. Për shembull, “Lincoln Tunnel” u mbyll për trafikun, të premten pasdite, pikërisht gjatë orës së pikut, kur Trump udhëtoi për në New Jersey.

ma.me

Next Post
Davutoglu: Pa NATO-n, Kosova e Bosnja do ishin si Aleppo

Davutoglu: Pa NATO-n, Kosova e Bosnja do ishin si Aleppo

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Frikë për atentate dhe grusht shteti, Kremlini forcon sigurinë rreth Putin

Putin paralajmëron Kievin: Hape kutinë e Pandorës, do të marrësh të njëjtën përgjigje

August 23, 2026
Deputetë të AAK zbrazin para zyrës së Kurtit thasë me qymyr: Nga terri energjetik, në terrin politik…

Deputetë të AAK zbrazin para zyrës së Kurtit thasë me qymyr: Nga terri energjetik, në terrin politik…

August 23, 2026
Zelenski e shkarkoi nga detyra, ish-ministri i Mbrojtjes e sfidon: Hajde përballemi në zgjedhje

Zelenski e shkarkoi nga detyra, ish-ministri i Mbrojtjes e sfidon: Hajde përballemi në zgjedhje

August 23, 2026
Zjarr në Krastë të Krujës, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme nga një banor i fshatit

Zjarr në Krastë të Krujës, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme nga një banor i fshatit

August 23, 2026
Priti për më shumë se një dekadë, por u nda nga jeta pa i përqafuar: Dylber Shuli nuk arriti të shohë nipërit dhe mbesat në Siri

Priti për më shumë se një dekadë, por u nda nga jeta pa i përqafuar: Dylber Shuli nuk arriti të shohë nipërit dhe mbesat në Siri

August 23, 2026
Zjarri në një lokal në Triport, rrezikohet Pylli i Sodës, riaktivizohet vatra në Pishporo

Zjarri në një lokal në Triport, rrezikohet Pylli i Sodës, riaktivizohet vatra në Pishporo

August 23, 2026

Nga shkrirja e bashkive deri te zgjedhjet e vitit 2027, çfarë po diskuton Rama në Pogradec?

August 23, 2026
Lojërat Mesdhetare në RTSH/ Abakarov dhe Dudaev kualifikohen në gjysmëfinale

Lojërat Mesdhetare në RTSH/ Abakarov dhe Dudaev kualifikohen në gjysmëfinale

August 23, 2026
“Nuk e dija për lidhjen”, flet gruaja e Allmuçës që vrau të dashurën dhe veten! Nëna e 45-vjeçares: Si e mësova lajmin

“Nuk e dija për lidhjen”, flet gruaja e Allmuçës që vrau të dashurën dhe veten! Nëna e 45-vjeçares: Si e mësova lajmin

August 23, 2026
Zjarret në vend, Cara: Humbje vetëm në pyje e kullota, strukturat kanë qenë funksionale

Pas largimit nga detyra, reagon Arben Cara: Zjarri nuk luftohet me lajme dhe fotografi

August 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com