• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Siguria në gjykata pas reagimit të KLGJ, Bardhi: SPAK të hetojë rolin e ministrave të Brendshëm që nga viti 2023 

by Os De
07/10/2025 16:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i grupit parlamentar i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka reaguar pas publikimit të shkresave të KLGJ për çështjen e sigurisë nëpër gjykata. 

Bardhi i bën thirrje SPAK që ‘të hetojnë rolin dhe përgjegjësitë e papërmbushura të ministrave të Brendshëm dhe drejtorëve të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit nga viti 2023 e në vijim’. 

Reagimi i Gazment Bardhit:  

Dje pas ngjarjes së rëndë dhe tronditëse të vrasjes së një gjyqtari në sallën e gjyqit dhe në krye të detyrës, fillimisht Kryeministri dhe më pas Ministrja e Brendshme, gënjyen publikisht opinionin publik, duke fshehur rolin e Policisë së Shtetit në sigurinë e gjykatave. 

Kryeministri foli për roje private, ndërsa Ministrja e Brendshme për të manipunuar opinionin e gjërë publik që shtronte me të drejtë pyetjen “se si një person i armatosur ka arritur të futet në ambientet e brendshme të gjykatës”, gënjeu publikisht duke deklaruar se Policia e Shtetit nuk ka në bazë të ligjit asnjë përgjegjësi për kontrollin e hyrje-daljeve në gjykata.
Kjo është një GËNJESHTËR! 

Është dizinformim me qëllim mbulimin kriminal të së vërtetës për ngjarjen e rëndë, ku doli sheshit sesa të pasigurtë janë qytetarët, përfshirë gjyqtarët në vendin e tyre të punës, nga ikja në drejtim të paditur e Policisë së Shtetit. 

Ashtu sikurse Këshilli i Lartë Gjyqësor ka bërë publike sot, sipas legjislacionit në fuqi, vendimit nr. 333, datë 28.4.2010 të Këshillit të Ministrave “Për ruajtjen dhe sigurinë e objekteve shtetërore” dhe vendimit nr. 538, datë 8.7.2020 “Për përcaktimin e kritereve dhe të procedurave për garantimin e rregullit e të sigurisë në gjykata dhe prokurori”, Policia e Shtetit ka përgjegjësi për sigurinë në gjykata. Për secilin profesionist, apo edhe qytetar, që ka qenë në Gjykatën e Apelit, ka konstatuar që në regjimin e hyrje – daljes ka gjithmonë prezent punonjës të Policisë së Shtetit, të cilët ushtrojnë kontroll fizik edhe për deputetët kur futen në ambientet e gjykatës, por këtë nuk e kanë bërë ndaj vrasësit.
Gënjeshta e Kryeministrit dhe Ministrit të Brendshëm nuk është thjesht dizinformim apo manipulim, por një akt i lartë papërgjegjshmërie që tregon mungesën minimale të ndjeshmërisë ndaj aktit të rëndë që ka tronditur mbarë opinionin publik shqiptar dhe ndërkombëtar. 

Akoma më e rëndë bëhet neglizhenca në kryerjen e detyrës së Policisë së Shtetit, kur shikon sot korrespondencën zyrtare midis Këshillit të Lartë Gjyqësor – Policisë së Shtetit – Ministrisë së Brendshme. Këshilli i Lartë Gjyqësor i kërkon Policisë së Shtetit të zbatojë ligjin dhe të marrë masa për të garantuar sigurinë në gjykata për shkak të shtimit të rasteve të kërcënimit të gjyqtarëve në kryerjen e detyrës, dhe me papërgjegjshmërinë më të madhe, Ministri i Brendshëm dhe Policia e Shtetit refuzojnë të përmbushin përgjegjësinë ligjore me argumentin “nuk kemi burime të mjaftueshme njerëzore”.
Manipulimi i të vërtetës nga Ministri i Brendshëm vijonte edhe më tej, kur deklaronte se Policia e Shtetit ka ndërhyrë menjëherë dhe ka arrestuar autorin. Pamjet e bëra publike sot nga media, provonin krejtësisht të kundërtën. Ishte autori i këtij krimi të rëndë që thërriste punonjësit e Policisë së Shtetit që ta arrestonin. Pra nuk ishte ndërhyrja e Policisë, por vetëdorëzimi, që çuan në arrestimin e autorit.
Deri dje ishim në përgjegjsinë politike që kishte Ministri i Brendshëm për sigurinë në gjykata. Sot pas tentativës për të manipuluar përgjegjësinë shtetërore të Policisë së Shtetit dhe të vërtetën për ngjarjen, Ministri i Brendshëm ka treguar papërgjegjshmëri institucionale, mungesë minimale ndjeshmërie shtetërore dhe njerëzore, që e bëjnë më urgjente se kurrë dorëheqjen nga detyra. 

Apeloj prokurorët e SPAK që të hetojnë rolin dhe përgjegjësitë e papërmbushura të ministrave të Brendshëm dhe drejtorëve të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit nga viti 2023 e në vijim, të cilët me mosveprimet e tyre në kundërshtim me ligjin kanë shpërdoruar detyrën me pasoja shumë të rënda siç është vrasja e një gjyqtari në krye të detyrës. 

 

 

Next Post
Sistemi që vrau një shërbëtor të tij 

Sistemi që vrau një shërbëtor të tij 

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shpalli kandidaturën për kryetare të PD, Kokalari: Kërkesa do t’i shkojë Berishës nga avokatët amerikanë!

Shpalli kandidaturën për kryetare të PD, Kokalari: Kërkesa do t’i shkojë Berishës nga avokatët amerikanë!

March 17, 2026
Editoriali i Ramës me Vuçiç/ Ministrja Gërvalla: Nuk ka rrugë drejt Serbisë pa kaluar nga Prishtina

Editoriali i Ramës me Vuçiç/ Ministrja Gërvalla: Nuk ka rrugë drejt Serbisë pa kaluar nga Prishtina

March 17, 2026
Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim

Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim

March 17, 2026
“Epsteini” ynë

Si t’ua shpjegojmë demokratëve “vetëpërjashtimin” e Salianjit?

March 17, 2026
“Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit

“Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit

March 17, 2026
Raportuesi për Serbinë në PE: Procesi i anëtarësimit në BE ka ngecur, reformat janë ngadalësuar ndjeshëm

Raportuesi për Serbinë në PE: Procesi i anëtarësimit në BE ka ngecur, reformat janë ngadalësuar ndjeshëm

March 17, 2026
Zjarr në Proptisht, era favorizon flakët

Zjarr në Proptisht, era favorizon flakët

March 17, 2026
Trump: Po e fitojmë bindshëm luftën me Iranin. Nuk do të zgjasë shumë!

Trump: Po e fitojmë bindshëm luftën me Iranin. Nuk do të zgjasë shumë!

March 17, 2026
Sulmi Iranian ndaj Izraelit/ Minxhozi: Zanafilla e krizës daton me 7 Tetor. Netanyahu mori një mesazh të fortë me vizitën në SHBA

Fituam – Po fitojmë – Na dërgoni ndihmë!

March 17, 2026
Fondet evropiane për Bujqësinë, KE: S’ka afat për nisjen e IPARD III!

Fondet evropiane për Bujqësinë, KE: S’ka afat për nisjen e IPARD III!

March 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In