Ish Ambasadori amerikan në Tiranë, njëherësh zv/Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Çështjet e Sundimit të Ligjit dhe Trafikut Ndërkombëtar të Narkotikëve Alexandër Arvizu ka darkuar në ditët e para të ardhjes në Tiranë me Ministren e Mbrojtjes Mimi Kodheli.
Në një nga restorantet e Tiranës në darkën mes Arvizu dhe Kodhelit kanë qënë prezentë dhe zyrtarë të ambasadës së SHBA në Tiranë.
Arvizu i cili mban të rregullta e të forta lidhjet me Shqipërinë ku ai shërbeu për katër vjet, sa herë ka ardhur në Tiranë dhe me statusin e ri në DASH që mban, është takuar dhe ka bashkëbiseduar me Ministren e Mbrojtjes Kodheli për situatën në vend dhe Sigurinë. /b.d