• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Siguria kombëtare e Shqipërisë/ Çfarë informacionesh kanë arritur të vjedhin hakerat nga faqja që ofron shërbimet online!?

by Java News
24/07/2022 09:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një javë më parë institucionet shqiptare u sulmuan nga hakerat, duke bërë që për disa ditë të bllokohej faqja që ofron shërbimet online për qytetarët e-albania, por edhe disa nga websitet e ministrive, të cilat kishin rënë pre e këtyre sulmeve.

Ndërkohë që prej dy ditësh faqja “Homeland Justice”, po shpërndan me anë të videove dhe fotove disa dokumente që duket se i përkasin  shtetit shqiptar.

Lidhur me këtë situatë deri më tani nuk ka asnjë siguri nga ana e shtetit shqiptar, për të sqaruar nëse këto dokumente i përkasin vërtetë institucioneve shqiptare? Dhe nëse po, qeveria duhet të bëjë me dije nëse sulmi i një javë më parë ka arritur të grabisë informacione që rrezikojnë sigurinë kombëtare, apo thjeshtë po bëhet shantazh ndaj shtetit shqiptar.Faqja “Homeland Justice” në 20.07.2022.

Lidhur me publikimin e informacioneve dhe shkresave nga ana e “Homeland Justice”, ka reaguar edhe Autoriteti për Sigurinë Kibernetike (AKCESK) si dhe AKSHI, të cilat i kanë kërkuar AKPEP-it, mbylljen e menjëhershme të këtij domaini në Shqipëri.

A po rrezikohet siguria kombëtare e Shqipërisë? Çfarë

Siç edhe e lexuar në dokument AKCESK dhe AKSHI i kërkojnë AKEP-it mbylljen e menjëhershme të domainit “Homeland Justice”, pasi sipas këtyre institucioneve, kjo faqe po përhap informacione keqdashëse.

Tani është koha dhe momenti që institucionet shqiptare të informojnë qytetarët se sa e rrezikuar është siguria kombëtare, dhe nëse po duhet thirrur me urgjencë Komisioni për Sigurinë Kombëtare, pasi shkresat që mund të jenë publikuar mund të shkaktojnë pasoja edhe më të rënda për shtetin shqiptar.

Kujtojmë që vetëm pak muaj më parë në Shqipëri plasi skandali i të dhënave personale, i listës së pagave, si dhe targave të makinave. Kjo do të thotë se nëse hakerat mund të kenë arritur të marrin informacione më të detajuara nga ana e institucioneve shqiptare gjatë sulmit kibernetik, atëherë jo vetëm të dhënat personale, por edhe e ardhmja e qytetarëve të vendit mund të pasohet me kërcënime serioze./ abcnews.al

Next Post
Vëmendje për viktimat

Një poshtërsi e gazetës vjeneze “Die Presse”, për shqiptarët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Unë nuk jam kumbari i Shqipërisë”, Rama për FT: Nëse nuk do të ishte Kushner, askujt nuk do t’i interesonte për flamingot dhe Shqipërinë

VIDEO / Rama: Shqipëria vazhdon të frymëzojë produksionet e Hollivudit

July 16, 2026
“Keni kuptuar gjë nga kjo protestë?”/ Klosi: Është dimension lirie, por qeveria largohet vetëm me zgjedhje

“Keni kuptuar gjë nga kjo protestë?”/ Klosi: Është dimension lirie, por qeveria largohet vetëm me zgjedhje

July 16, 2026
Berisha e shpalli zërin e Diasporës, por nënkryetarja e PD mori vetëm 93 vota nga emigrantët

Berisha e shpalli zërin e Diasporës, por nënkryetarja e PD mori vetëm 93 vota nga emigrantët

July 16, 2026
“Greqia, aleat i Shqipërisë”- Spiropali për heqjen e Ligjit të Luftës: Duhet të marrë mbështetjen e të gjithëve në Parlament

Beteja e Elisës: Platforma reale, jashtë rreshtave të mocionit

July 16, 2026
Qëndrestarët e protestës dhe anti-kultura e urrejtjes

“Shteti sot, në nivel më demokratik”, këshilltari socialist: Qytetarët nuk ngriheshin më përpara sepse qeveria s’të dëgjonte

July 16, 2026
Shtëpia e Bardhë: Irani në komunikime intensive me SHBA-të, kërkon marrëveshje

Shtëpia e Bardhë: Irani në komunikime intensive me SHBA-të, kërkon marrëveshje

July 16, 2026
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Roland Lami: Prania e eurodeputetes në protestë krijon precedent që duhet analizuar

July 16, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“15 mijë kosovarë erdhën për protestat”, Meçe: Ishte akt ndërhyrjeje e LVV në punët e brendshme të Shqipërisë

July 16, 2026
Padi ndaj ministres serbe për deklaratat mbi Kosovën, opozita në Serbi kërkon shkarkimin e saj

Padi ndaj ministres serbe për deklaratat mbi Kosovën, opozita në Serbi kërkon shkarkimin e saj

July 16, 2026
Kursejnë kohën, rrezikojnë jetën, këmbësorët kalojnë mbi barrierat e autostradës, nisin gjobat

Kursejnë kohën, rrezikojnë jetën, këmbësorët kalojnë mbi barrierat e autostradës, nisin gjobat

July 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In