• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Siguria e jetës në Shqipëri, Zaloshnja: Këtë vit kemi indeksin më të ulët të vdekjeve nga krimi dhe aksidentet

by A R
09/07/2024 09:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sipas disa sondazheve dhe statistikave bëhet e ditur se siguria në vend po pëson një rritje. Këtë e konfirmon edhe analisti Eduard Zaloshnja, i cili ka kryer një sërë sonazhesh. Në një intervistë për Klan News me gazetarin Besard Jacaj, ai tha se niveli i sigurisë në Shqipëri është në rritje.

Ai theksoi gjithashtu se vitet e fundit ka patur një rënie periodike të indeksit për sa i përket numrit të vdekjeve nga krimi dhe aksidentet. Sipas analistit, rënia më e madhe e vdekjeve si pasojë e këtyre shkaktarëve ka qenë në 6-mujorin e parë të këtij viti.

“Analiza është bazuar vetëm në dy tregues të sigurisë së jetës, që janë siguria nga krimet dhe nga aksidentet rrugore. Nuk kemi patur të dhëna të hollësishme për sigurinë ndaj zjarrit, ndaj aksidenteve sportive etj. Por për këto dy drejtime ka të dhëna shumë precize, shumë të sakta.  Duke parë shifrat e gjithë dekadës së fundit ne në këto 6 muaj të parë të vitit të 2024, kemi indeksin më të ulët të vdekshmërisë nga këto dy shkaqe, pra krimi dhe aksidentet rrugore.

Me indeks të vdekshmërisë kemi parasysh se sa përqind të vdekjeve që kanë ndodhur në 6-mujor kanë ardhur nga këto dy shkaqe. Në 6-mujorin e parë ne zbritëm te 0.86% ose ndryshe mesatarisht 8.6 vdekje nga krimi dhe aksidentet rrugore për 1000 vdekje nga të gjitha shkaqet. Ky tregues është më i ulët se sa një vit më përpara. Një vit më përpara ishte 1% e  vdekjeve erdhën nga këto shkaqe ose më saktë 10 vdekje për 1000 vdekje nga të gjitha shkaqet,” tha Eduard Zaloshnja.

Zaloshnja theksoi se shifrat aktuale të nxjerra nga sondazhet e kryera e afrojnë më shumë vendin tonë me nivelet e Bashkimit Evropian për sa i përket sigurisë së shtetasve.

Analisti tha gjithashtu se indeksi i sigurisë së jetës në Shqipëri është dy herë më i lartë se në Malin e Zi.

Më tej gjatë fjalës së tij ai bëri krahasimin e këtij 6-mujori të parë, me të vitit që lamë pas, duke dhënë dhe shifrat përkatëse.

“Në 6-mujorin e parë të këtij viti kishin 18 vdekje nga krimi dhe 74 vdekje nga aksidentet rrugore. Në 6 mujorin e një viti më parë kishim 90 vdekje nga aksidentet rrugore, kurse nga krimi kishim 19 vdekje. Pra siguria e jetës së shqiptarëve në këtë periudhë për sa i përket këtyre dy shkaqeve ka arritur në nivelin më të lartë të sigurisë. Që kur ra regjimi diktatorial këtu u shtuan në mënyrë masive numri i vdekjeve nga krimi dhe aksidentet. Por gradualisht duke u fuqizuar shteti dhe Policia e Shtetit ka ardhur duke rënë numri i vdekjeve, pra kemi një kurbë në rënie që ka qenë e theksuar sidomos këto vitet e fundit,” përfundoi fjalën e tij analisti Eduard Zaloshnja.

/a.r

Next Post
I vihet flaka makinës së kryeinxhinierit të OSHEE në Durrës, dyshohet e qëllimshme

I vihet flaka makinës së kryeinxhinierit të OSHEE në Durrës, dyshohet e qëllimshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tifozët e Spartak Moskës kundër afrimit të Dakut, slogane fyese ndaj shqiptarëve dhe Kosovës

Tifozët e Spartak Moskës kundër afrimit të Dakut, slogane fyese ndaj shqiptarëve dhe Kosovës

August 3, 2026
Përhapja e zjarreve në fshatin Opar të Maliqit, përfshihen nga flakët dy banesa

Përhapja e zjarreve në fshatin Opar të Maliqit, përfshihen nga flakët dy banesa

August 3, 2026
Zelensky shkarkon ambasadoren ukrainase në SHBA

Zelensky shkarkon ambasadoren ukrainase në SHBA

August 3, 2026
Gruaja që donte trenin në Sazan

Më vjen turp, për ty, Albin

August 3, 2026
William dhe Kate çifti më i dashur! Mbreti Charles fiton popullaritet, Meghan jo e preferuar

William dhe Kate çifti më i dashur! Mbreti Charles fiton popullaritet, Meghan jo e preferuar

August 3, 2026
FOTO/ Zjarri në Golem, gjashtë persona përfundojnë në spital pas asfiksisë nga tymi

FOTO/ Zjarri në Golem, gjashtë persona përfundojnë në spital pas asfiksisë nga tymi

August 3, 2026
Inovacioni teknologjik nxit pikat e reja të konsumit

Bordi i Paqes: Forcat izraelite do të tërhiqen nga lindja e Gazës pasi të çarmatoset Hamasi

August 3, 2026
“Hakerat tentuan të hyjnë në e-mailin e Dumanit”, SPAK zbardh detajet: Sistemi i IT-së nuk u prek, janë marrë disa informacione…

“Shtëpitë u blenë me paratë e drogës”, familja Çela denoncon për shpifje në Itali ish-kreun e SPAK

August 3, 2026
Nga arrestimet te gërmimet për varreza të dyshuara masive në Zubin Potok: Çfarë dihet deri më tani?

Nga arrestimet te gërmimet për varreza të dyshuara masive në Zubin Potok: Çfarë dihet deri më tani?

August 3, 2026
Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

Protesta, ministri Lamallari zbulon: Kam shpallur të tjerë “non-grata”, janë kërcënim për vendin

August 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com