• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Siguria e fëmijëve në botën online: Vodafone Albania vijon iniciativën e “Prindërimit Digjital” me “Mbrojtësit e botës digjitale”

by A R
25/09/2025 19:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Interneti është bashkëudhëtari ynë i përditshëm: një mjet që hap mundësi të mëdha për dije, argëtim dhe komunikim. Por si çdo mjet, nëse përdoret pa përgjegjësi dhe kujdes, mund të kthehet në rrezik veçanërisht te fëmijët. Përdorimi i pakufizuar i teknologjisë, qoftë në rrjetet sociale apo në orë të gjata përballë ekranit, sjell fenomene shqetësuese si varësia dhe ekspozimi ndaj përmbajtjeve të papërshtatshme. Për këtë arsye, nevojitet një udhërrëfyes që të ndihmojë në shmangien e këtyre rreziqeve gjithnjë e më të pranishme në epokën ku jetojmë. Kush tjetër përveç prindërve, mund të jenë ‘mbrojtësit’ e tyre në këtë botë të hapur, por shpesh të pasigurtë?

Pikërisht këtë mesazh përcolli Vodafone Albania në eventin e radhës të “Prindërimit Digjital”, të zhvilluar këtë fundjavë në dyqanin Vodafone në TEG, si vijim i aktivitetit të parë në Teatrin e Kukullave. Qëllimi ishte i qartë: të forcohet roli i prindërve si Mbrojtësit Digjitalë, duke i pajisur me udhëzime praktike për të mbrojtur fëmijët dhe për të ndërtuar një raport të shëndetshëm me teknologjinë.

Prindërit u njohën me “Udhëzuesin Digjital”, një manual i bazuar në standardet britanike dhe i përshtatur për Shqipërinë, ku shpjegohet si të vendosen kufij kohorë, si të monitorohet përmbajtja online dhe si të zhvillohet një komunikim i hapur me fëmijët.

Fëmijët, nga ana tjetër, i zbuluan këto rregulla përmes një quiz-i interaktiv me shtatë pyetje, ku për çdo përgjigje të saktë shpërbleheshin me 1 GB dhuratë. Loja u bë mënyra më e thjeshtë për t’i mësuar se teknologjia është e domosdoshme dhe argëtuese, por gjithmonë e shoqëruar me kujdes.

Jonida Lakuriqi, Drejtoreshë e Çështjeve Ligjore, Politikave Publike dhe Çështjeve të Jashtme në Vodafone Albania dhe Kryetare e Fondacionit Vodafone, theksoi se: “Interneti na ofron një det me mundësi, por dhe një mal me rreziqe. Prindërit kanë nevojë për njohuri e mjete, në këtë udhëtim të përbashkët me fëmijët e tyre, për t’i mbrojtur, për t’i udhëhequr, për t’i drejtuar, ndërkohë që ata përdorin botën digjitale. Ky është thelbi i fushatës prindërimi digjital. Fushata është konceptuar si një seri eventesh përgjatë një viti në formë interaktive dhe edukuese me komunitetet e prindëve, fëmijëve, por dhe mësuesve, ku ne do të zbërthejmë udhëzuesin e “Prindërimit digjtal”.  Sot ishte një event për të mos u humbur, pjesëmarrja ishte fantastike, prindër, fëmijë, gjyshër madje, të cilët dhanë edhe përgjigje të sakta. Prindërimi digjital është një rrugëtim i përbashkët: Together we can!”

Në event u prezantuan gjithashtu zgjidhje praktike si Kids Safety Watch dhe First-Phone Ready bundle, që ofrojnë siguri përmes filtrave të përmbajtjes, kufizimeve kohore dhe opsioneve emergjente.

Vodafone Albania do të vijojë me aktivitete të ngjashme në dyqanet e saj, duke e bërë teknologjinë më të sigurt dhe më të dobishme për familjet shqiptare. Në këtë mënyrë, Vodafone Albania po forcon kulturën e prindërimit digjital në Shqipëri, duke i kthyer prindërit në gardianë të vërtetë të botës online.

Next Post
Nis programin dygjuhësh anglisht-shqip në një shkollë në New York/ Begaj: Urë lidhëse mes kulturash dhe kombesh

Nis programin dygjuhësh anglisht-shqip në një shkollë në New York/ Begaj: Urë lidhëse mes kulturash dhe kombesh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vrasja e Khameneit, Berisha: Lajm i mirë për njerëzit e lirë në mbarë botën

Vrasja e Khameneit, Berisha: Lajm i mirë për njerëzit e lirë në mbarë botën

March 1, 2026
Europa godet, Irani kërcënon: A është një mundësi e humbur për Teheranin?

ZYRTARE / Irani konfirmon vrasjen e Ajatollahut Ali Khamenei, shpall 40 ditë zie

March 1, 2026
Një vit pas luftës, Putin: Perëndimi nxori “shejtanin nga shishja”, zhvendosi vëmendjen nga korrupsioni

Stalini po rikthehet në Rusi!?

February 28, 2026
Rriten tensionet SHBA-Iran, Trump informohet për opsione ushtarake e të fshehta kundër Teheranit

“Ali Khamenei ka vdekur”, Trump: Besojmë se është e vërtetë!

February 28, 2026
Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

February 28, 2026
“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

February 28, 2026
Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

February 28, 2026
Nxjerr foton e Bardhit duke zbritur nga makina në Kuvend, Murrizi: Pika që s’ju bie, rrini edhe në sediljen mbrapa të dukeni të rëndësishëm

Ish-vila e Enver Hoxhës në flakë, Bardhi tregon pse u sulmua godina me molotovë

February 28, 2026
Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

February 28, 2026
E rëndë në Vlorë, fëmija bie nga ballkoni i një banese në Lungomare

Aksident në Durrës, ndërron jetë këmbësori, detajet e para nga ngjarja e rëndë

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In