Nga DENISA DAKA
“Nese keni planifikuar te dergoni femijet jashte vendit tek te afermit tuaj, per pushime apo ne kampe verore, policia kufitare do t’u ndaloje qarkullimin edhe nese jane te pajisur me prokure te posacme”….eshte ky nje lajm i publikuar ne mediat vizive para pak kohesh i cili penalizon cdo dite dhjetra femije…
Permes mediave eshte njoftuar serish, se dhjetra femije nga e gjithe Shqiperia po kthehen dite pas dite nga te gjitha pikat kufitare pas cdo kontrolli rutine, pasi nje Urdher i Ministrise se Brendshme, i papublikuar dhe i panjohur nga askush, i detyron te gjithe femijet te “djegin” pushimet, kurset verore, shkollat e gjuhes, mundesine per t’u takuar me njerin nga prinderit apo me te afermit e tyre jashte vendit, duke djegur sakaq padrejtesisht dhe nje pjese te buxhetit te familjeve te tyre, perpos drames qe ky akt akt i shkakton seicilit.
“Per shkak te masave qe organet kopetente po marrin kunder azilkerkimit ne vendet e Bashkimit Europian”, vijon te sqarohet ne kete Urdher..
Nje Urdher qe sjell cdo dite konfuzion e penalizon cdo dite dhjetra femije, te cilet duhet per arsye te ndryshme te levizin jashte vendit..
Nje Urdher qe nuk zgjidh “problematiken” kurrsesi, por ve ne levizje prinderit e gjithe te interesuarit, te gjejne forma e menyra per te kaluar femijet jashte kufirit, duke rritur pse jo dhe mundesine per korrupsion.
E ne fakt disa femije “ja dalin” te kalojne matane kufirit, ndersa shume te tjere jo..
Vec pak minuta perpara fluturimit, ne menyre te percipte e shpesh te paqarte, personat pergjegjes ne pikat kufitare, u sqarojne femijeve dhe personave qe i shoqerojne “arsyet” e kthimit te tyre..
Padrejtesisht eshte vendosur te penalizohen femije qe jane te detyruar nga dhjetra rrethana te mos levizin jashte vendit me prinderit, shpesh dhe pa te aferm, nga nje Urdher i cili rezulton i pakonsultuar me grupet e interesit apo me profesioniste te fushes ketu, i cili nuk ofron asnje zgjidhje, perkundrazi..
Nuk mesoi askush nga te interesuarit, ne u krye apo jo nje studim per kete shkak dhe cfare elementesh rezultuan te demshem paskesaj?
Si rezultuan te provuara rastet e braktisjes pas studimit, me shoqerues familjare apo me te tjere shoqerues?
A solli ndryshime ky kufizim, apo nuk u mor me njeri me kete pjese pas daljes se ketij urdhri..
A ia vlejti ne fakt te penalizoheshin dhjetra femije e familje njeheresh per kete shkak apo pati e solli me shume manovra e korrupsion, sesa rezultat ?
Solli ndryshim ne fakt ky penalizim apo me shume konfuzion e ngaterresa sesa zgjidhje te mirefillte..
Kete nuk e thote askush, per fatin tone te keq..
Pse nuk u vleresua ne kete rast dhe deshira dhe vullneti i femijeve lidhur me shoqeruesin, apo ne rastet kur ai nuk pranon te udhetoje me te afermit?
Po ne rastet kur femija per arsye shendetesore apo per shkak te aktivitetetve te ndryshme duhet te udhetoje doemos jashte vendit, duhet kufizuar rishtas pse nuk shoqerohet me te aferm???
A mund te penalizohen ne kete forme qindra femije, qe per dhjetra arsye nuk mund te udhetojne me prinderit apo me afermit jashte vendit??
Si mund te denosh kete kategori femijesh, te mos pushoje, te shkollohet apo te vizitoje te afermit ne cdo rast, vetem per faktin se prinderit e tyre per dhjetra arsye nuk mund t’i shoqerojne..
Eshte fare e lehte te vendosesh ne Kodin Penal, sanksione te rrepta per keto raste, per prinderit dhe shoqeruesit e femijeve, ne cdo rast te konstatimit te shperdorimit te ketyre te drejtave, por kurrsesi te pengosh levizjen e lire..
Kufizimi i levizjes se lire te femijeve eshte vendosur ne kete rast duke cenuar standartet baze te levizjes se lire, perfshi ketu dhe te drejtat e femijeve si dhe te perfaqesuesve ligjore apo familjeve kujdestare te tyre, duke u mohuar ketyre te fundit ne menyre arbitrare aksesin dhete drejten qe u njeh ligji, per te vepruar brenda tagreve perkatese, ne emer dhe per llogari te femijeve, c’ka do te thote qe prindi kufizohet ne kete rast padrejtesisht te zgjedh shoqeruesin e femijes, pasi kete e vendos shteti.
Levizja e femijeve jashte vendit, behet e mundur ne cdo rast vec me marreveshjen e dy prinderve (me nje deklarate te posacme redaktuar perpara noterit) e ne mungese te saj apo arsye te posacme apo specifike, me vendim te posacem gjykate.
Ne kete konteks, dhjetra dispozita ne ligjet respektive, normojne dhe garantojne te drejtat e femijeve te inkorporuara ne akte te rendesishme, si K.Civil, K.Penal, K.Familjes si dhe Kushtetuta e Republikes se Shqiperise, akti themeltar i shtetit, i cili adreson gjithashtu orientime baze per ceshtje qe kane lidhje me femijet dhe kujdestaret ligjore te tyre, ndersa te gjitha keto norma sebashku, unifikojne rregulla baze me qellim garancite gjithperfshirese ne aspektin e mbrojtjes se te drejtave eksplicite te femijeve, duke normuar ne menyre te drejtperdrejte sakaq dhe detyrimet perkatese te prinderve dhe organeve kopetente ketu.
Legjislacioni shqiptar si dhe aktet e ratifikuara nga Republika e Shqiperise, ofrojne garanci te mjaftueshme per mbrojtjen e te drejtave te femijeve si dhe orientojne njekohesisht qartazi e pa ekuivok mekanizmat pergjegjes, per garantimin dhe realizimin me efektivitet dhe efikasitet te sherbimeve ne favor te femijeve, bazuar ne interesin me te larte te tyre.
Levizja e lire e femijeve eshte ne diskrecionin absolut te prinderve apo familjeve kujdestare, ndersa vec keta te fundit kane te drejten dhe autoritetin sipas ligjit, per shkak te besimit apo mundesive, te zgjedhin shoqeruesin me te mire apo te besuar per femijet e tyre, ne te gjitha rastet kur keta te fundit nuk mund t’i shoqerojne vete femijet e tyre jashte vendit, duke qene pergjegjes njekohesisht per cdo veprim te marre ne kundershtim me ligjin dhe interesat paresore te femijeve.
Vellezerit apo motrat si dhe te afermit e prinderve te femijeve, nuk mund te jene kurrsesi pervec te tjerave, alternative e vetme per te shoqeruar femijet, sa here ketyre te fundit u duhet te levizin jashte vendit.
Persona te afert te seicilit prej nesh, motra a vellezer, apo shume syresh, jetojne e punojne jashte vendit, ndersa te tjere qe jetojne ketu, kane ne cdo rast angazhimet e tyre familjare e profesionale, te cilat nuk u mundesojne te gjitheve bashke, te shoqerojne ne kohen e duhur, femijeve tane, jashte vendit.
Personat e zgjedhur nga prinderit si shoqerues te femijeve, per te mundesuar levizjen e tyre jashte vendit, jane pervecse e drejte legjitime e tyre dhe alternativa apo zgjedhja e duhur, referuar mundesive reale te seicilit.
Levizja e lire konsiderohet nje e drejte themelore e femijeve gjithashtu, ndersa lehtesimi i masave perkatese ne kete konteks, duhet te jete prioritet i te gjithe strukturave pergjegjese ketu.
Bashkimi Europian ka percaktuar qartazi detyrimet e te drejtat lidhur me levizjen e lire brenda shteteve perkatese e ne kete konteks e drejta e cdo femije per te levizur ne Zonen Shengen, nuk duhet kurrsesi te bie ndesh me shkeljen e cdo norme ne perputhje me ligjin, apo standarteve te percaktuara per kete qellim.
Kodifikimi i te drejtave ne aktet perkatese lidhur me te drejtat e femijeve, te cilat perfaqesojne ne cdo rast interesin me te larte te tyre, krijon ne cdo rast me nxjerrjen e urdhrave te tille, precedente te papranueshem.
Zbatimi efektiv i ligjit ne konteksin e garantimit dhe trajtimit te drejte dhe te barabarte per te gjithe qytetaret, eshte domosdoshmeri e kahershme per ndertimin e nje demokracie te konsoliduar.
Urdhra te tille, pervecse minojne besimin e qytetareve tek insitucionet, i mohojne dhe seicilit prej nesh dobine e vendimeve apo sherbimeve te duhura, duke rritur dhe shansin per korrupsion ne raste te caktuara.
Fuqizimi i strukturave te Policise se Shtetit ne fushen e hetimit dhe informimit me qellim rritjen e kontrollit mbi territorin dhe qytetaret e ketij vendi perfshi ketu dhe femijet, mund te kryhet lehtesisht nepermjet veprimeve efikase te cila rrisin aftesite parandaluese dhe goditese ndaj krimit dhe rritjen e sigurise ketu, ndersa permiresimi i jetes se qytetareve te ketij vendi sigurohet nepermjet proceseve efikase te garantuara nga ligji, te cilat sjellin pervec te tjerave nje garanci te besueshme ne perballjen me faktoret e rrezikut ketu.
Perpos zbatimit te ligjeve ne menyre korrekte e koherente, organet kopetente duhet te shohin si prioritet dhe te drejten e informimit dhe konsultimit publik per akte te vecanta ne kohen e duhur, per te gjitha aktet apo urdhrat qe prekin drejtpersedrejti qytetaret a grupet e interesit, duke i dhene mundesine seicilit individ apo grup, te jape mendimin apo gjykimin e tij, per akte qe normojne apo prekin marredhenie te caktuara.
Per kete qellim, forcimi dhe evidentimi i mbrojtjes se te drejtave themelore te shtetasve ketu, ne driten e parimeve kushtetuese dhe konventes europiane “Per Mbrojtjen e te Drejtave dhe Lirive Themelore Njeriut”, si dhe garantimi i ketyre te drejtave ne formen dhe menyren e duhur nga strukturat ligjzbatuese e ligjvenese ne favor te qytetareve, duhet te konsiderohet ne cdo rast pergjegjesi dhe detyre paresore e tyre.
Duke percjelle nje reagim qytetar ne kete rast, shpresoj zgjidhjen e duhur te situates nga ana e organeve kopetente, duke u bere e mundur rishtas, levizja e lire e femijeve jashte vendit, sipas standarteve te percaktuara nga ligji.
Ndersa popujt e Europes ne krijimin e nje bashkimi mes tyre, jane te vendosur te ndajne mes tyre nje te ardhme paqesore te bazuar ne vlera te perbashketa te lirise, barazise e parimeve te demokracise… ne jemi vite drite larg… me shume sesa duket…per fatin tone te keq, ndersa demin qe u shkaktohet ne te gjitha format qytetareve te ketij vendi, rast pas rasti, nuk merr persiper ta shlyeje askush…
a.ç