• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Si zhvillohet prostitucioni në Shqipëri në faqe online me vajza ruse dhe kolumbiane

by
04/10/2022 12:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prostitucioni në Shqipëri duket se zhvillohet pasivisht nën sytë e drejtësisë, duke u maskuar si qendra masazhi, apo lokale striptizmi.

Megjithatë, trafikantët duket se tashmë kanë gjetur një metodë tjetër për të kryer këtë aktivitet kriminal. Ekzistojnë disa faqe online, ku klientët mund të bëjnë porosi për të marrë shërbime,  kundrejt pagesës. Në këto faqe, pagesat variojnë nga ora 200 deri në 1000 euro.

Disa ditë më parë u arrestuan 7 vajza nga vende të ndryshme të botës, pasi u kapën në flagrancë duke ushtruar këtë aktivitet ilegal në vendin tonë.

7 vajzat e huaja ushtronin prostitucion nëpërmjet një faqeje online, ndërkohë tashmë ato janë lënë të lira nga gjykata, me masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje”.

Një faqe online në internet iu shërbente vajzave të huaja që ushtronin prostitucion në Shqipëri për të marrë rezervime nga klientë të interesuar për shërbimet e tyre. Pas rezervimit, vajzat e moshës 20 deri në 30 vjeç kryesisht nga vendet e Amerikës latine, shoqëronin klientët shqiptarë në ambiente dhe hotele të ndryshme në këmbim të pagesës.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasja Beisi Yusmar Rojas Ruiz, me origjinë nga Kolumbia shfrytëzonte për prostitucion 6 vajzat e tjera të cilat kishin ardhur në Shqipëri nga Spanja, Kolumbia, Venezuela dhe Rusia.

Me një vëzhgim të thjeshtë në faqen online që shërben për të gjetur “Escort” rezulton që në këtë aktivitet të paligjshëm në Shqipëri, janë 581 vajza. Konkretisht 559 vajza operojnë aktivitetin e tyre të paligjshëm në Tiranë. 19 janë me bazë në Durrës ndërsa 3 të tjera janë me bazë në Sarandë.

Vetëm një regjistrim i thjeshtë për të bërë të mundur aksesimin e faqes online u kushton klientëve 30 euro, ndërsa më pas vendosen çmimet për secilën nga vajzat që mund të “rezervohen”.

Ndërkohë në faqen e këtij aktiviteti të paligjshëm vihet re se vajzat që ushtrojnë në Shqipëri vijnë nga vende të ndryshme të botës, ndërsa vetëm 5 prej tyre dinë të flasin shqip.

Paguhen deri në 1000 euro/ Si zhvillohet prostitucioni nëPaguhen deri në 1000 euro/ Si zhvillohet prostitucioni në

/e.d
Next Post
Data që po diskutohet për zgjedhjet vendore/ Darkordësi nga mazhoranca, kërkesë edhe e opozitës

Data që po diskutohet për zgjedhjet vendore/ Darkordësi nga mazhoranca, kërkesë edhe e opozitës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Avokati Ndreca: Ja dy zhvillimet kyçe në çështjet gjyqësore ndaj Erion Veliajt

Avokati Ndreca: Ja dy zhvillimet kyçe në çështjet gjyqësore ndaj Erion Veliajt

April 3, 2026
KQZ i përgjigjet Erion Braçes: Ja sa vota ke marrë nga viti 1996

KQZ i përgjigjet Erion Braçes: Ja sa vota ke marrë nga viti 1996

April 3, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme, Kina dhe Arabia Saudite kërkojnë armëpushim urgjent

Konflikti në Lindjen e Mesme, Kina dhe Arabia Saudite kërkojnë armëpushim urgjent

April 3, 2026
Putin dhe Erdogan bëjnë thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gjirin Persik

Putin dhe Erdogan bëjnë thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gjirin Persik

April 3, 2026
“Procesi për në BE ka dy faza”, Rama: Kemi mundësitë për ta arritur brenda 2030

“Procesi për në BE ka dy faza”, Rama: Kemi mundësitë për ta arritur brenda 2030

April 3, 2026
Rienergjizimi i PS, Rama ‘thumbon’ opozitën: Ku janë tani që flasim? Pastaj thonë ‘ja patronazhistët’

Rienergjizimi i PS, Rama ‘thumbon’ opozitën: Ku janë tani që flasim? Pastaj thonë ‘ja patronazhistët’

April 3, 2026
Hyn në fuqi “Bordi” për karburantet, në mbledhjen e parë përcaktohen çmimet tavan

Bordi rrit çmimin e naftës në 224 lekë, ulja e akcizës amortizon 9 lekë/litër, edhe gazi do rritet

April 3, 2026
Parashikimi i motit për ditën e shtunë, çfarë ndodh me termometrin

Parashikimi i motit për ditën e shtunë, çfarë ndodh me termometrin

April 3, 2026
Avioni luftarak amerikan F-15E rrëzohet mbi Iran, nis operacion urgjent shpëtimi për ekuipazhin

Avioni luftarak amerikan F-15E rrëzohet mbi Iran, nis operacion urgjent shpëtimi për ekuipazhin

April 3, 2026
Seanca në Administrative, Ndreca: A është Ols Dado prokuror apo jo? Këtë duam të dimë

Seanca në Administrative, Ndreca: A është Ols Dado prokuror apo jo? Këtë duam të dimë

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In