• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Si zgjidhet kriza në Kosovë! 

by Ermir Gjinishi
25/06/2023 19:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga: Ermir Gjinishi

Koha, siç thotë Hygoi, është jehona e së kaluarës në të ardhmen dhe pasqyrim i së ardhmes në të shkuarën. Ajo është monedha me të cilën njerëzit paguajnë borxhet e tyre. E ndërsa Cvajgu na kujton se gjatë historisë momentet gjatë të cilave arsyeja dhe paqëtimi mbizotërojnë janë të shkurtëra, veçanërisht për shqiptarët, kujtesa e kohërave të kaluara zgjon kulmin e dhembjes së dëshpërimit. E si për për ta çuar deri në ashtë dhimbjen e kujtesës tonë, vjen thënia epike e Martin Luter Kingut se tragjedia më e madhe shoqërore nuk është britma çjerrëse e njerëzve të këqinj, por heshtja lemeritëse e të mirëve. Në këtë përshpirtje pasthirrmash elegjike prehet zgjuar Kosova, me shpresë se koha e letargjisë historike do marrë fund një ditë.

Kosova, shtetit më të ri në hartën e Evropës moderne na tregon shumë mbi historikun e Evropës. Kosova, apo Dardania e dikurshme, e filloi rrugëtimin e saj të organizuar nominativ në shek. IV para Krishtit me themelimin e Mbretërisë Dardane, e cila në fund të shek. I para Krishtit do pushtohej nga Perandoria Romake. Krishterimi u përhap në Dardani që në fazat e tij fillestare, ndërkaq individë si Niketë Dardani shkruan himnet e para kishtare. Ajo i dha Perandorisë Romake disa prej perandorëve më të shquar, përfshi këtu Konstandinin e Madh. Gjatë dyndjeve barbare mes shek. V-VIII, Dardania mbeti pjesë e Perandorisë Romake të Lindjes. Në shek. IX, Dardania u pushtua nga Perandoria Bullgare për  t’iu kthyer përsëri bizantinëve para pushtimit serb në fundin e shekullit XII. Me formimin e Mbretërisë Serbe më 1346, Dardania u shndërrua në njësi qendrore gjeografike të shtetit serb. Selia e Kishës Ortodokse Serbe ndërkaq u zhvendos në Pejë. Këtu starton dhe “bindja serbe” se Kosova është “djep i Serbisë”. Pas humbjes së koalicionit ushtarak të krishterë, i përbërë nga serbë, shqiptarë, boshnjakë e hungarezë, përballë osmanëve në betejën e Kosovës më 1389, në vitin 1455 territori ra tërësisht nën sundimin Osman.

Nënshkrimi i Traktatit të Shën Stefanit paralajmëroi fillimin e kohëve të vështira, ndërsa vendimet e Paqes së Versajës mundësuan ripushtimin e Kosovës nga Mbretëria Serbo-Kroate-Sllovene, e cila më vonë do të quhej Jugosllavi. “Çpronësim, çpërngulje, çfarosje”, kështu do ta cilësonte Fan Noli politikën serbe ndaj shqiptarëve. Pas vitit 1945 u përcaktua identiteti i shqiptarëve si pakicë kombëtare dhe më 1974, si kombësi. Popullit të tretë në numër, në Federatën e Jugosllavisë, nuk iu pranua statusi i kombit të barabartë me serbët, sllovenët, kroatët, malazezët e maqedonasit.

Sakaq, veriu i Kosovës i është bashkangjitur administrativisht Kosovës në vitin 1952 kur Tito, për të ekuilibruar raportet demografike në Kosovë, i bashkangjiti asaj serbët në veri të Kosovës ndërsa në lindje, i bashkangjiti Serbisë shqiptarët e Preshevës, Bujanovcit dhe Mervegjës. Që atëherë, në të gjitha organizimet administrative, gjatë dhe pas ish-Jugosllavisë, territori i Kosovës ka qenë ky që është sot. Ndërkaq, pjesa tjetër serbe është vendosur në lindje të Kosovës, në Serbicë, në malësinë midis Prizrenit dhe Ferizait, në Gracanicë në afërsi të Prishtinës, dhe në zonën e manastireve të Deçanit dhe Pejës.

Serbët e Kosovës kanë qenë pjesë e organizimit politik dhe administrativ të Kosovës gjatë periudhës së Milosheviçit, gjatë administrimit ndërkombërar të Kosovës pas luftës, si dhe në periudhën pas pavarësisë së Kosovës. Edhe sot në qeverinë Kurti, ministri për minoritetet është serb i Kosovës. Sipas kushtetutës së Kosovës, me paketën Ahtisari, serbët e Kosovës kanë të drejtë të menaxhojnë të gjitha vendbanimet e tyre, të kenë 10 deputetë në parlamentin e Kosovës, nga 120 në total. Referuar parimeve të kartës së të drejtave të njeriut dhe të Këshillit të Europës, në shtetin e Kosovës serbët si minoritet, gëzojnë të gjitha të drejtat që një pakicë etnike mund të ketë në një shtet.

Atëherë cfarë ka ndodhur?

Para 15 vitesh kur u shpall Pavarësia e Kosovës, Serbia krijoi “Lista Serbska”. Një formacion të ri politik që varej direkt nga Beogradi zyrtar, të paguar prej tij, jashtë influencës ndërkombëtare, për të menaxhuar serbët e Kosovës. Që në fillimet e tij, ky formacion u përplas fort me liderin e serbëve të veriut Kosovës Oliver Ivanovic, i cili punonte për t’i shkëputur serbët e Kosovës nga influenca e Beogradit dhe për t’i bërë faktorë politik e institucional brenda Kosovës. Pak kohë më vonë Ivanovic u eleminua fizikisht dhe autorët nuk janë gjendur akoma. Gjatë gjithë aktivitetit të saj politik, edhe kur Lista Serbska ka qenë pjesë e qeverisë së Kosovës, ajo ka vepruar si një entitet politik i Serbisë në Kosovë. Në të njejtën kohë, katër njësitë vendore të veriut të Kosovës, Svecani, Leposavici, Zubin Potoku dhe Mitrovica e Veriut, simbolizonin në miniaturë një Serbi të vogël brenda Kosovës, duke mos i paguar qeverisë së Prishtinës as taksat, as energjinë ekektrike, duke mos njohur asnjë simbol të shtetit të Kosovës, madje duke zhvilluar edhe zgjedhjet e Republikës së Serbisë brenda territorit të Kosovës. Përtej kësaj, me projeksionin e Beogradit, në vazhdimësi veriu i Kosovës ka qenë një eldorado për krimin e organizuar rajonal. Të gjitha trafiqet, kondrabanda, madje edhe prodhimi i kriptomonedhave për Serbinë, realizohen në veriun e Kosovës. Një enklavë etno-nacionaliste mafioze e krijuar dhe mbështetur nga Beogradi zyrtar.

Pavarësisht kësaj situate unike dhe absurde, përballë kërkesës së Prishtinës zyrtare për të ushtruar ligjshmërinë demokratike në veri të vendit, Lista Serbska me urdhër të Beogradit, largoi nga institucionet në veri të Kosovës të gjithë të punësuarit e etnisë serbe, përfshi pjestarët serb të policisë së Kosovës, sistemit gjyqësor, doganor dhe shëndetësor. Bojkotuan për disa herë rradhazi zgjedhjet vendore duke vënë në jetë planin e ndarjes së veriut të Kosovës nga pjesa tjetër e territorit të Kosovës.

Por si zgjidhet kriza në veri të Kosovës?  

Aneksi i marrëveshjes së dakortësuar, por të pafirmosur, në Ohër në muajin mars mes Kosovës dhe Serbisë, parasheh në planin e ashtuquajtur franko-gjerman vetmenaxhimin etnik të serbëve të Kosovës. Me pak fjalë, një Serbi të vogël brenda Kosovës. Pak rëndësi ka nëse quhet asosacion etnik apo një format tjeter. Thelbi ngelet i njejtë, ndarja e Kosovës. Ndërkohë, kushtet e menaxhimit juridik të Kosovës nga rezoluta 1244, marrëveshja e Kumanovës, paketa Ahtisari, Pavarësia e Kosovës, si dhe vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të vitit 2010, njohin një Kosovë, shtet multietnik dhe demokratik. Çdo lloj forme tjetër për krijimin e një autonomie një-etnike cilado qoftë ajo, shkatërron të gjithë shtratin ligjor ndërkombëtar dhe nacional të shtetit të Kosovës.

Në këtë situatë zgjidhjet janë dy: E para, rikthim tek shkëmbimi i territoreve referuar hartës demografike të popullsië para viti 1952, ku veriu ti bashkangjitet Serbisë, kurse shqiptarët e luginës ti bashkangjiten Kosovës. E dyta, veriu i Kosovës, për t’u shkëputur një herë e mirë nga Serbia, të ketë menaxhim ndërkombëtar KFOR+OKB, siç ka ndodhur me pjesën tjetër të territorit të Kosovës nga viti 1999 deri në 2008, me kusht që pas njohjes së ndërsjelltë Kosovë- Serbi, veriu të kalojë në administrimin e qytetarëve vendorë të etnisë serbe duke u njohur si pjesë e republikës së Kosovës.

Veriut të Kosovës i duhen dhënë edhe disa të drejta kushtetuese të tjera të karakterit fiskal, në mënyrë që të garantohen investimet e huaja pa taksa në një free-zone të hapur. Në këtë mënyrë, shteti i Kosovës do siguronte që pasuritë e mëdha nëntoksore në veri të vendit dhe liqeni i Ujmanit, jo vetëm të mbeten pjesë integrale e territorit të saj, por dhe të kthehen në pjesën më të rëndësishme prodhuese të ekonomisë së Kosovës. Ekzaltimet në spazma folkloristike me histori “kumbarësh” e diktatesh të fuqive “mbrojtëse”, që ushqejnë rapsodë populistë ekranesh, nuk çojnë askund. Një e sotme vlen sa dy të nesërme thotë Benxhamin Frenklin. Le të shpresojmë që logjika të funksionojë mbi forcën dhe mbi veprimet e njëanëshme të cilat duan që Serbia më 28 qershor të shpalli “Shtetin Autonom të Veriut të Kosovës”.

 

Next Post
Një viktimë pas një aksidenti në një park lojërash, disa të plagosur

Një viktimë pas një aksidenti në një park lojërash, disa të plagosur

Comments 1

  1. Gonkë Pekulishi says:
    3 years ago

    Gjinish, duhet ose “Sëpatë dardhari” , ose “Krohën zezaku pij hekri t’ndryshk”, që të dajë davanë e kosovarhaneve, që mut ishin, qenef janë dhe yzyrhane do të mbesin.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vrasja e Ardit Spahiut në Belgjikë, dëshmon partnerja e Franc Çopjas: Nuk ka qenë agresiv…

Vrasja e Ardit Spahiut në Belgjikë, dëshmon partnerja e Franc Çopjas: Nuk ka qenë agresiv…

January 30, 2026
Zelanda e Re refuzon ftesën e Trumpit për t’iu bashkuar ‘Bordit të Paqes’

Zelanda e Re refuzon ftesën e Trumpit për t’iu bashkuar ‘Bordit të Paqes’

January 30, 2026
1 javë pa bombardime! Marrëveshje e fshehtë energjitike mes Rusisë e Ukrainës?

1 javë pa bombardime! Marrëveshje e fshehtë energjitike mes Rusisë e Ukrainës?

January 30, 2026
Petro Luarasi “ngel” në bukurshkrim

Petro Luarasi “ngel” në bukurshkrim

January 30, 2026
Ushtria e fshehtë e Iranit që vepron “nën hundën” e botës perëndimore

Ushtria e fshehtë e Iranit që vepron “nën hundën” e botës perëndimore

January 30, 2026
Afati për inventarët drejt fundit, çfarë duhet të dorëzojnë bizneset deri më 31 janar

Afati për inventarët drejt fundit, çfarë duhet të dorëzojnë bizneset deri më 31 janar

January 30, 2026
Si do të forcohet monitorimi i fushatave? KQZ mbledh shoqërinë civile

Si do të forcohet monitorimi i fushatave? KQZ mbledh shoqërinë civile

January 30, 2026
“I shërben narko-regjimit!”, Haxhiu-Nokës: A merret Shkëlzeni me drogë? Se unë te Syri e kam marrë pagën…

“I shërben narko-regjimit!”, Haxhiu-Nokës: A merret Shkëlzeni me drogë? Se unë te Syri e kam marrë pagën…

January 30, 2026
Sergey Lavrov ‘tërbon’ izraelitët: Hitleri kishte gjak hebre!

Shpërthen Lavrov: Kosovën e njohët pa referendum, pse për Krimenë e Donbasin nuk vlen?

January 30, 2026
Me vlerë deri në 10 mln €, sekuestrohet sasi rekord droge në Serbi

Me vlerë deri në 10 mln €, sekuestrohet sasi rekord droge në Serbi

January 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In