• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Si vdes demokracia? Shembulli i Rumanisë na tregon këtë në mënyrën më të frikshme…

by Enver Robelli
06/05/2025 10:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Enver Robelli

Klasa politike e përbërë nga partitë e etabluara dhe të njohura me etiketa asgjëthënëse si “socialdemokrate” dhe “konservatore”, keqpërdor pushtetin, zhytet në korrupsion, politizon drejtësinë, instrumentalizon shërbimet sekrete dhe i toleron ato të sillen si shtet brenda shtetit në betejën për kontroll të pushtetit, fondeve, resurseve.

Një ditë populli e humb krejt besimin në partitë e etabluara dhe i beson një popullisti të djathtë me simpati për teori konspiracioni, i cili kërkon që Perëndimi t’ia ndalë ndihmat Ukrainës dhe e lavdëron Vlladimir Putinin. Fshatarët rumunë thonë: as që e kemi ditur se për kë po votojmë, me rëndësi: një votë kundër partive që e kanë vjedhur Rumaninë. Kjo ndodhi në nëntor të vitit të kaluar. Skena politike rumune u trondit. Brukseli u alarmua.

Pastaj drejtësia rumune i anuloi zgjedhjet presidenciale – mes tjerash për shkak të, siç u tha, rolit të Rusisë në fushatën elektorale. Përsëritja e zgjedhjeve u caktua për datën 4 maj. Popullistit Călin Georgescu, i cili doli i parë në zgjedhjet e nëntorit, iu ndalua kandidimi. Në vend të tij hyri në garë George Simion. Edhe ky popullist. Edhe ky doli i pari në raundin e parë, më 4 maj. Votuesit sërish nuk i besuan partive të etaluara dhe kandidatëve të tyre. I besuan popullistit George Simion.

Një politolog rumun i tha këto ditë një gazete zvicerane: “Jemi shoqëri orale, shoqëri joletrare. Numri i lexuesve të gazetave është i ngjashëm me vitin 1915, një vazhdimësi e habitshme”. Njëkohësisht Rumania është vendi me depërtimin më të thellë të TikTokut në Europë. Kjo është fatale: nëse në vitin 2025 në një vend lexojnë informata cilësore po aq njerëz sa më 1915, atëherë fati i një shoqërie bie pre e algoritmeve të TikTokut dhe “mjeshtërve” të paskrupullt për gjenerim klikimesh.

Më 18 maj mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale në Rumani. Gara është e hapur, popullisti George Simion është favorit. Kundërshtar i tij do të jetë Nicusor Dan, kryetar jopartiak i Bukureshtit.

Shembulli i Rumanisë duhet të alarmojë edhe Kosovën dhe Shqipërinë. Nëse një klasë politike plaçkit në vazhdimësi vendin dhe nëse zgjedhësit nuk shohin dallim mes partive, nëse kompeticioni i vetëm është kompeticioni i korrupsionit, atëherë një ditë zgjedhësit bëhen (i)racionalë dhe përkrahin eksperimente politike, për shembull duke ia besuar fatin e vendit politikanëve që nuk kanë haber për politikë, por talent kriminal për të manipuluar dhe premtuar zgjidhje të shpejta. Kush merret me politikë, me Res publica, pra me punët publike, duhet të ketë parasysh sidomos një gjë: kredibilitetin. Humbet lehtë, fitohet vështirë. Veçanërisht kur elita korruptohet dhe në konkurrencë hyn antielita e recetave të thjeshta.

Next Post
“Këtu po bëhet shtëpia e Europës”, Rama video live nga ‘Sheshi Skënderbej’

"Këtu po bëhet shtëpia e Europës", Rama video live nga ‘Sheshi Skënderbej’

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Është më shumë se e rrënuar”, Ema Andrea flet për gjendjen e Monika Lubonjës pas publikimit të videove intime: Duhet të jemi të kujdesshëm

Është më shumë se e rrënuar, Ema Andrea flet për gjendjen e Monika Lubonjës pas publikimit të videove intime: Duhet të jemi të kujdesshëm

October 3, 2026
Ben Affleck rrëfen prioritetet e tij pas ndarjes nga Jennifer Lopez: Dashuria nuk është në krye të listës

Ben Affleck rrëfen prioritetet e tij pas ndarjes nga Jennifer Lopez: Dashuria nuk është në krye të listës

October 3, 2026
22 sistemet doganore në fokus, zbardhen zhvillimet e reja në Bruksel për integrimin e Shqipërisë në BE

22 sistemet doganore në fokus, zbardhen zhvillimet e reja në Bruksel për integrimin e Shqipërisë në BE

October 3, 2026
Policia “blindon” Vlorën, kontroll makinave me xhama të zinj, ja çfarë po verifikohet

Policia “blindon” Vlorën, kontroll makinave me xhama të zinj, ja çfarë po verifikohet

October 3, 2026
Nga ish-kampion i çiklizmit në sherif, Shkëlqim Hajdari takohet në Kaliforni me Selim Çelmetën: Krenarë për këtë djalë Tirone!

Nga ish-kampion i çiklizmit në sherif, Shkëlqim Hajdari takohet në Kaliforni me Selim Çelmetën: Krenarë për këtë djalë Tirone!

October 3, 2026
K*rvat e vërteta të një shoqërie!

K*rvat e vërteta të një shoqërie!

October 3, 2026
Elena Kocaqi kritikon politikën shqiptare: “Është zhgënjimi më i madh i jetës sime

Elena Kocaqi kritikon politikën shqiptare: Është zhgënjimi më i madh i jetës sime

October 3, 2026
Zelensky paralajmëron sulme ndaj rafinerive ruse, mesazh i fortë për Putinin: Po humbasim kohë

Zelensky paralajmëron sulme ndaj rafinerive ruse, mesazh i fortë për Putinin: Po humbasim kohë

October 3, 2026
Anglia shkatërron Kroacinë, 7 gola në 90 minuta, Kane e Saka shënojnë dopietë!

Anglia shkatërron Kroacinë, 7 gola në 90 minuta, Kane e Saka shënojnë dopietë!

October 3, 2026
Dhunohet dhe grabitet 70-vjeçarja në banesë, autori dyshohet se e goditi me sëpatë

Policia zbardh detajet e helmimit të 6 fëmijëve në një kopsht në Korçë, nën hetim për shpërdorim detyre drejtoresha e institucionit dhe një mjeke

October 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com