• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Si vdes demokracia? Shembulli i Rumanisë na tregon këtë në mënyrën më të frikshme…

by Enver Robelli
06/05/2025 10:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Enver Robelli

Klasa politike e përbërë nga partitë e etabluara dhe të njohura me etiketa asgjëthënëse si “socialdemokrate” dhe “konservatore”, keqpërdor pushtetin, zhytet në korrupsion, politizon drejtësinë, instrumentalizon shërbimet sekrete dhe i toleron ato të sillen si shtet brenda shtetit në betejën për kontroll të pushtetit, fondeve, resurseve.

Një ditë populli e humb krejt besimin në partitë e etabluara dhe i beson një popullisti të djathtë me simpati për teori konspiracioni, i cili kërkon që Perëndimi t’ia ndalë ndihmat Ukrainës dhe e lavdëron Vlladimir Putinin. Fshatarët rumunë thonë: as që e kemi ditur se për kë po votojmë, me rëndësi: një votë kundër partive që e kanë vjedhur Rumaninë. Kjo ndodhi në nëntor të vitit të kaluar. Skena politike rumune u trondit. Brukseli u alarmua.

Pastaj drejtësia rumune i anuloi zgjedhjet presidenciale – mes tjerash për shkak të, siç u tha, rolit të Rusisë në fushatën elektorale. Përsëritja e zgjedhjeve u caktua për datën 4 maj. Popullistit Călin Georgescu, i cili doli i parë në zgjedhjet e nëntorit, iu ndalua kandidimi. Në vend të tij hyri në garë George Simion. Edhe ky popullist. Edhe ky doli i pari në raundin e parë, më 4 maj. Votuesit sërish nuk i besuan partive të etaluara dhe kandidatëve të tyre. I besuan popullistit George Simion.

Një politolog rumun i tha këto ditë një gazete zvicerane: “Jemi shoqëri orale, shoqëri joletrare. Numri i lexuesve të gazetave është i ngjashëm me vitin 1915, një vazhdimësi e habitshme”. Njëkohësisht Rumania është vendi me depërtimin më të thellë të TikTokut në Europë. Kjo është fatale: nëse në vitin 2025 në një vend lexojnë informata cilësore po aq njerëz sa më 1915, atëherë fati i një shoqërie bie pre e algoritmeve të TikTokut dhe “mjeshtërve” të paskrupullt për gjenerim klikimesh.

Më 18 maj mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale në Rumani. Gara është e hapur, popullisti George Simion është favorit. Kundërshtar i tij do të jetë Nicusor Dan, kryetar jopartiak i Bukureshtit.

Shembulli i Rumanisë duhet të alarmojë edhe Kosovën dhe Shqipërinë. Nëse një klasë politike plaçkit në vazhdimësi vendin dhe nëse zgjedhësit nuk shohin dallim mes partive, nëse kompeticioni i vetëm është kompeticioni i korrupsionit, atëherë një ditë zgjedhësit bëhen (i)racionalë dhe përkrahin eksperimente politike, për shembull duke ia besuar fatin e vendit politikanëve që nuk kanë haber për politikë, por talent kriminal për të manipuluar dhe premtuar zgjidhje të shpejta. Kush merret me politikë, me Res publica, pra me punët publike, duhet të ketë parasysh sidomos një gjë: kredibilitetin. Humbet lehtë, fitohet vështirë. Veçanërisht kur elita korruptohet dhe në konkurrencë hyn antielita e recetave të thjeshta.

Next Post
“Këtu po bëhet shtëpia e Europës”, Rama video live nga ‘Sheshi Skënderbej’

"Këtu po bëhet shtëpia e Europës", Rama video live nga ‘Sheshi Skënderbej’

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

March 21, 2026
Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

March 21, 2026
Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

March 21, 2026
“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

March 21, 2026
Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

March 21, 2026
Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

March 21, 2026
Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

March 21, 2026

Nëse keni pak mëshirë për 22 Marsin!

March 21, 2026
Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

March 21, 2026
Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In