• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Si vdekja e Gorbaçovit do të bëhet ‘armë’ në duart e Putinit

by
01/09/2022 17:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analistët ndërkombëtarë sugjerojnë se vdekja e liderit të fundit të BRSS (Bashkimi i Republikave Socialiste Sovjetike) do të shfrytëzohet nga Putin. Vlerësimi se Vladimir Putin do të kërkojë të shfrytëzojë vdekjen e Mikhail Gorbachev është bërë nga kolumnistja e Bloomberg, Clara Ferreira Marquez dhe noa.al jua sjell më poshtë.

Kolumnistja fillimisht vëren në analizën e saj se Gorbaçovi shpresonte për më të mirën, por përfundoi me më të keqen. Trashëgimia e liderit të fundit sovjetik, i cili vdiq më 30 gusht në moshën 91-vjeçare, është ndalur nga dy dekada me Vladimir Putin, argumenton Marques. Tani, një luftë shfarosëse në Ukrainë është rekuiemi i zymtë dhe i përgjakshëm.

Gorbaçovi kishte një neveri ndaj dhunës, vëren Marques, – kishte një dëshirë për të punuar brenda sistemit, si dhe një kuriozitet për Perëndimin, lindur nga udhëtimet atje.

E gjithë kjo, e kombinuar me reformat ekonomike të konceptuara keq, përfundimisht çoi në rënien e Go. Kur ai u largua nga pushteti në vitin 1991, u bëri thirrje rusëve të ruanin liritë demokratike që ai kishte sjellë. Por kaosi që la pas, në vend të asaj që donte, lejoi një kleptokraci që zuri rrënjë, dukuri e cila tani do të përdorë vdekjen e tij si një armë, shkruan Marquez.

Gorbachev, një njeri kompleks dhe me të meta, ka qenë prej kohësh si një test politik Rorschach, vëren kolumnistja e Bloomberg. Për shumë njerëz, veçanërisht jashtë Rusisë, ai është reformatori me të cilin Perëndimi zbuloi se ata mund të “bashkëpunonin”, siç ishte fraza e famshme e kryeministres britanike Margaret Thatcher, politikanes që i dha fund Luftës së Ftohtë.

Pakkush e priste këtë kthesë të ngjarjeve kur Gorbaçovi erdhi në pushtet në vitin 1985, në moshën 54-vjeçare. Një njeri partiak që doli të ishte më shumë si një politikan perëndimor se sa ndonjë nga figurat gri që i paraprinë.

Për shumë në shtetet ish-sovjetike, ai ishte lideri që lejoi që historia në një shkallë dramatike të ndodhte në mënyrë paqësore. Ai rrëzoi Murin.

Pikëpamja e Putinit për Gorbaçovin

E megjithatë, për ata që janë të linjës së ashpër dhe ata të lidhur me shërbimet e sigurisë, siç ishte dhe mbetet presidenti Vladimir Putin, Gorbaçovi ishte njeriu përgjegjës për humbjen e një perandorie.

Për Putinin, ai solli poshtërim kombëtar për një komb të madh dhe shkaktoi atë që shefi aktual i Kremlinit dikur e përshkroi si “katastrofën më të madhe gjeopolitike të shekullit”: Shpërbërja e “Rusisë historike” duke lënë miliona rusë në shtete të reja të pavarura.

“Gjithçka që ishte ndërtuar për 1000 vjet humbi,” tha Putin në një dokumentar të transmetuar vitin e kaluar.

Dikur, agjent i KGB-së në Dresden, Gjermania Lindore, sot Putini ndodhet në një pozitë të vështirë lidhur me vdekjen e Gorbaçovit. Ai sjell në mend sesi Gorbaçovi ishte shumë kritik për rrugën që Kremlini po ecën dekadat e fundit. I ndjeri kërkoi më 2017 ndryshim të qeverisë. Kurse kur Rusia pushtoi Ukrainën, ai ishte kundër.

Por, si do të veprojë presidenti rus?

Ashtu si udhëheqësit sovjetikë përpara tij, Putini e kupton shumë mirë se vdekjet politike dhe funeralet nuk kanë të bëjnë aspak me të vdekurit. Ato kanë të bëjnë me madhështinë dhe një mundësi unike për të ritreguar historinë dhe për të shfaqur fuqi. Në fund të fundit, Gorbaçovi doli në pah për pjesën më të madhe të botës së jashtme në funeralin e paraardhësit të tij, Konstantin Chernenko, duke mbajtur një eulogji që thoshte më shumë për prioritetet e tij – për të nxjerrë Rusinë nga stanjacioni ekonomik – sesa ato të të ndjerit të cilin po varrosnin dhe për të cilin ishin mbledhur.

Në Moskë tani pritet të ndodhë pikërisht kështu. Dhe Putini pritet që me një gur të vrasë dy zogj. Ai do të nxjerrë në pah faktin se u lejua shpërbërja e Rusisë dhe do të përdoret për të justifikuar veprimet e ndërtimit të perandorisë sot. Këto gabime, do të thotë Putin, nuk mund të përsëriten.

/e.d

Next Post
Ngjela “këput në mes” Berishën e Metën: Opozita s’ka vota për të rrëzuar Edi Ramën nga pushteti

Ngjela "këput në mes" Berishën e Metën: Opozita s'ka vota për të rrëzuar Edi Ramën nga pushteti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Sfidoi mjekësinë me forcën”, mikesha në lot rrëfen pengun e gazetares Rezarta Reçi

“Sfidoi mjekësinë me forcën”, mikesha në lot rrëfen pengun e gazetares Rezarta Reçi

February 2, 2026
Nga tërbimi, ebola e Covid-19, zbuloni 11 viruset më vdekjeprurës për njerëzimin

Nga tërbimi, ebola e Covid-19, zbuloni 11 viruset më vdekjeprurës për njerëzimin

February 2, 2026
Bashkë me tërmetet, Qeveria mund të bëjë me detyrim edhe sigurimin nga përmbytjet

Bashkë me tërmetet, Qeveria mund të bëjë me detyrim edhe sigurimin nga përmbytjet

February 2, 2026
Draghi “shkund” Europën: Me Trump duhet të negociojmë, mos shikoni gjithçka negativisht…

Draghi i ashpër me Europën: Nëse dëshiron pushtet duhet të bëhet federatë!

February 2, 2026
Deputet, nga “Hiçi”

Ka ardhur koha e ndëshkimit

February 2, 2026
Debati i Trashëgimisë me Sunak/ Mitsotakis zbutet me Britaninë: Nuk ndikon në marrëdhëniet tona!

Imuniteti dhe “vende pune përjetë”, Mitsotakis kërkon të rifitojë besimin pas skandalit të korrupsionit

February 2, 2026
Robotë të armatosur në Serbi, Vuçiç: Do mbrojnë vendin, do na ndihmojë Kina

Robotë të armatosur në Serbi, Vuçiç: Do mbrojnë vendin, do na ndihmojë Kina

February 2, 2026
Berisha: Po shkojmë drejt ngujimit në bulevard. Të gjithë të angazhuar në protestën e 10 shkurtit

Berisha: Po shkojmë drejt ngujimit në bulevard. Të gjithë të angazhuar në protestën e 10 shkurtit

February 2, 2026
Medvedev paralajmëron: Nëse skadon traktati për armët bërthamore, bota duhet të shqetësohet

Medvedev paralajmëron: Nëse skadon traktati për armët bërthamore, bota duhet të shqetësohet

February 2, 2026
Zëvendësimi i gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, në ngërç

Pagat e magjistratëve / GJK zbardh seancën, gjyqtarët: Kërkesa në mars. Qeveria në fushatë zgjedhore…

February 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In