• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Si varfërohemi në pushime

by A R
11/08/2018 19:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lars Halter

Tek Ryanair janë hedhur në grevë – sërish. Dhe bëjnë mirë. Sepse fluturimet vetëm për pak euro në pushime vërtet që duken interesante, por në fakt shkatërrojnë klimën dhe shoqërinë, mendon Lars Halter.

Çfarë tmerri: terminali mbushur tumbllas plot, trupa gjithë djersë nxjerrin vapën në banga plastike, radhë të gjata në sportel, fëmijë që qajnë, dhe në mbrëmje të gjithë kthehen në shtëpi, sepse në fund nuk u nis asnjë avion. Sërish grevë, në tabelat e lajmërimit gjithmonë e njëjta fjalë: anuluar.
Kursime në personel

Stjuardesa, personeli në tokë – dikush gjithmonë hidhet në grevë, para së gjithash në shoqëritë e lira të fluturimeve. Këtë herë janë pilotët e Ryanair, mbretëreshës së shoqërive të lira. Shefi i sipërmarrjes Michael O’Leary i quan ata me përbuzje “shoferë autobuzi” dhe do të dëshironte edhe që t’i paguante si të tillë. O’Leary në përgjithësi nuk është ndonjë tip i këndshëm. Por a ka faj ai për të gjithë këtë kaos? Unë nuk e besoj. Me sipërmarrjen e tij ai ka zënë një vend në treg, të cilin e ka krijuar tregu dhe në të cilin ende mund të fitosh disa euro. Për 15 euro mund të shkosh në Venecia, për 20 euro në Selanik. Fluturimi në Fuerteventura nuk duhet të kushtojë më shumë se një koktej në plazh. Në Marakesh fluturojnë pushues, mbathjet e banjos të të cilëve kanë qenë më të shtrenjta se udhëtimi për në Afrikën e Veriut.

E qartë që sipërmarrjet duhet të kursejnë, me këto çmime biletash. Jo vetëm te rroga e punonjësve të tyre. Pilotët e Ryanair fluturojnë shumë distanca dhe bëjnë pushimet më të shkurtra, që lejon kontrolli i fluturimeve. Ata e financojnë vetë shkollimin e tyre dhe fluturojnë edhe kur janë të sëmurë, sepse sipërmarrja nuk i paguan ditët e sëmundjes. Stjuardesat duhet të paguajnë për uniformat e tyre dhe ta sjellin me vete ushqimin në punë.

Boll me çmendurinë e çmimeve të lira
Çmenduria me fluturimet e lira duhet të marrë fund. Më parë, fluturimet me avion kishin mundësi t’i paguanin ata që fitonin më shumë para. Deri këtu nuk duhet të kthehet puna. Në fund të fundit secili ka të drejtë të bëjë pushime – edhe nëse shtrohet pyetja a duhet të jenë patjetër Maledivet. Por çmime fluturimi, që janë kaq të ulëta sa nuk i mbulojnë shpenzimet nuk duhet të ketë. Këto çmime shkojnë në kurriz të pagave dhe vënë në lëvizje një spirale jo të mirë. Paga të ulëta shtojnë kërkesën për mallra dhe shërbime të lira. Kjo nga ana tjetër u shërben sipërmarrjeve, që paguajnë më pak. Në fund ka vetëm të humbur me pagë minimale.

Veç kësaj, biletat më të shtrenjta do ta ulnin kërkesën për të shkuar me avion në pushime. Ai që nuk i paguan dot çmimet më të larta, ai fluturon më pak. Kjo është e mirë për vendet e pushimit të përmbytura nga pushues të çmimeve të lira – dhe për klimën./DW

Next Post
ARRSH: Kujdes në aksin Kukës – Shishtavec, ka rrëshqitje dherash!

Tërmeti shkëput masivin nga mali, godet mjetin në lëvizje, shpëtojnë udhëtarët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

November 11, 2026
Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

November 11, 2026
Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

November 11, 2026
Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

November 11, 2026
Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

November 11, 2026
“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

November 11, 2026
Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

November 11, 2026
Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

November 11, 2026
A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

November 11, 2026
SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In