• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 26, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Si ushtrojnë presion mbi Europën bisedimet në Arabinë Saudite?!

by B K
19/02/2025 08:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rusia dhe Shtetet e Bashkuara takohen në Arabinë Saudite. Për evropianët po rritet presioni kohor për temën e Ukrainës. Por ende pritet një sinjal i fortë.

Evropianët, pjesa evropiane e NATO-s, duhet të rrisin ritmin po të mos duan të mbeten plotësisht pas. Nuk ka kaluar as një javë që kur Donald Trumpi foli në telefon me Vladimir Putin. Ai më pas tha se negociatat për paqen në Ukrainë duhet të fillojnë shumë shpejt. Presidenti amerikan nuk ishte konsultuar më parë me aleatët e tij.

Sot, vetëm pak ditë më vonë, në Arabinë Saudite kanë nisur bisedimet e para. Ministrat e Jashtëm të SHBA dhe Rusisë, ndër të tjera, duan t’i hapin rrugën një takimi të drejtpërdrejtë midis Trumpit dhe Putinit në Riad. Deri tani, SHBA ua kanë lënë kryesisht evropianëve sigurimin e paqes në të ardhmen.

Një takim i shpejtë në Paris

Vendimet e shpejta nuk kanë qenë deri sot vërtet disiplina e preferuar për evropianët. Të paktën presidenti francez Emmanuel Macron organizoi një takim në Paris brenda një kohë të shkurtër. Ishte një mundësi për t’i dërguar një sinjal Arabisë Saudite përpara se gjërat të dilnin jashtë kontrollit atje.

Rreth tryezës ishin krerët e shteteve dhe qeverive të anëtarëve kryesorë të BE, Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen, Presidenti i Këshillit Evropian António Costa dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte. Pas takimit nuk kanë munguar mesazhet e unitetit, shoqëruar me një foto rreth tryezës së rrumbullakët në Paris.

Më pas u deklarua: “Ne jemi të gatshëm të japim garanci sigurie, modalitetet e të cilave duhet të shqyrtohen me të gjithë pjesëmarrësit dhe në varësi të shkallës së mbështetjes amerikane”. Nga njëra anë, këtu lexohet gatishmëri. Në të njëjtën kohë, deklarata është një refuzim i kërkesës së Trumpit që përgjegjësia për ruajtjen e paqes të mbahet vetëm.

Jo më shumë se një simbol?

Claudia Major nga Fondacioni Shkencë dhe Politikë, në një bisedë me Tagesthemen e përshkruan takimin e Parisit si “një simbol të rëndësishëm”, por është ende e rezervuar për vlerësimin e saj. Vetëm në ditët në vijim do të shihet nëse do të krijohet një paketë: forcimi i Ukrainës, prezantimi i planeve vetjake për një armëpushim dhe së fundi më shumë angazhim për mbrojtjen vetjake.

Një paketë e tillë do të dërgonte një sinjal të fortë, tha Major: “Do të rriste shanset që negociatat të mos zhvillohen duke mos i përfilluar ata, por që ata të marrin pjesë në negociata. Dhe ky duhet të jetë qëllimi.”

Një sinjal për Trumpin ende mungon

Koha po ikën, por sinjali vërtet i fuqishëm për Donald Trumpin mungon. Dy shembuj e tregojnë këtë.

Së pari, sa e madhe është gatishmëria për një forcë të mundshme paqeje? Kryeministri britanik Keir Starmer e përfytyron vënien në dispozicion të trupave tokësore. Mikpritësi Macron e ka përmendur tashmë këtë si një opsion. Nga ana tjetër, Polonia nuk ka në plan të dërgojë asgjë. Kryeministri Donald Tusk: “Takimi nuk e ndryshoi qëndrimin tonë”.

Kancelari gjerman Olaf Scholz tha se ishte “një debat i papërshtatshëm në kohë të gabuar dhe për temën e gabuar”. Ai nuk dëshiron të marrë pjesë në skenarë në të cilët “ushtarët evropianë të angazhoheshin pa përfshirjen e plotë të SHBA”. Dhe në Paris, vetëm një pjesë e vogël e anëtarëve të BE ishin ulur në tryezë. Kryeministri sllovak Robert Fico u ankua për këtë. Mungoi gjithashtu Hungaria gjithmonë kritike.

Si duhet financuar mbrojtja?

Shembulli i dytë: financimi. Të bësh më shumë për mbrojtjen kushton miliarda euro. Si mund ta përballojnë këtë shtetet anëtare të BE, të cilat tashmë janë në ose mbi kufijtë e tyre financiarë? Disa opsione janë të mundshme. Mund të përdoren instrumentet ekzistuese në kuadër të Paktit të Stabilitetit dhe Rritjes. Kancelari Scholz përfytyron hapësirë ​​shtesë për manovrim për shtetet anëtare “nëse duan të shpenzojnë më shumë se dy për qind për mbrojtjen”. Kjo është dy për qind e performancës së tyre ekonomike.

Vende si Italia, Spanja apo Belgjika nuk e kanë arritur ende këtë kufi. Kur Eurogrupi u mblodh në Bruksel të hënën, pati njëfarë hezitimi për të bërë angazhime publike. Siç ndodh shpesh, ngrihet edhe ideja e një borxhi të ri të përbashkët. Por Gjermania nuk është e vetmja që e ka kundërshtuar këtë gjithmonë.

Shumë ngadalë për situatën

Takimi i Parisit ishte pra një hap i ndërmjetëm. Është një traditë e mirë që BE kërkon kompromis kur merr vendime. Por kjo shpesh ndodh shumë, shumë ngadalë. Dhe kjo nuk do të jetë e mundur në situatën aktuale. Në Konferencën e Sigurisë së Mynihut, në korridore u fol se BE tani duhet të veprojë shpejt, në mënyrë strategjike dhe të sigurt. Donald Trump po luan “shah në kohë reale” Nuk ka kohë për kundërmasa afatgjata. Vëzhguesit që e njohin nga afër Presidentin amerikan theksojnë: evropianët duhet të mendojnë edhe se kush do t’ia përcjellë mesazhet e Trump, kush do të arrijë të arrijë “zemrën dhe trurin e tij”. Në këtë kuadër përmenden edhe emrat e italianes Giorgia Meloni dhe Ruttes.

“Një vendim ukrainas”

Po sikur Trumpi të mos tregojë interes për t’iu përgjigjur evropianëve dhe të insistojë të shkojë i vetëm? I dërguari i posaçëm i SHBA Keith Kellogg ishte në selinë e NATO-s në Bruksel të hënën në mbrëmje. Pas bisedimeve të tij atje, ai tha se Shtetet e Bashkuara nuk do të imponojnë një zgjidhje të negociuar për vendin e sulmuar.

Agjencia e lajmeve AFP e citon atë me fjalët: “Vendimi i ukrainasve është një vendim ukrainas”. Kjo tingëllon mirë në shikim të parë, por a do të ishin evropianët në NATO të gatshëm dhe në gjendje, nëse është e nevojshme, të mbështesin Ukrainën të vetëm në luftë? “Sa të jetë e nevojshme”, siç është thënë gjithmonë deri tani?/DW

Next Post
Theu masën e “Arrestit në shtëpi” dhe shiste armë, arrestohet i riu në Tiranë! Kundërshtoi policinë me dhunë dhe…

Theu masën e “Arrestit në shtëpi” dhe shiste armë, arrestohet i riu në Tiranë! Kundërshtoi policinë me dhunë dhe…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA sanksionon 5 evropianë kritikë të Big Tech, kreu i CCDH padit administratën Trump

SHBA sanksionon 5 evropianë kritikë të Big Tech, kreu i CCDH padit administratën Trump

December 25, 2025
Zoti Alimehmeti, shërbimi si mjek dhe shërbimi në politikë nuk janë role të njëjtë

“Trump firmosi ligjin si themel të politikës së jashtme të SHBA”, Alimehmeti: Preket edhe Shqipëria

December 25, 2025
Putin: Rusia po bën gjithçka që është e mundur për të ndaluar luftën

Moska ofertë surprizë për NATO-n: Gati për pakt mossulmimi

December 25, 2025
Garon në listën e hapur, Dashamir Shehi: Gjest burrërie! Nuk na e mbyll njeri gojën tani

“Turqia i fali një avion Edi Ramës”- Dash Shehi: Kjo nuk e zgjidh hallin e Shqipërisë

December 25, 2025
Si të shpërbleu Trump?! Flet Bleona Qereti: Politikanët shqiptarë tremben, s’më telefonojnë

Si të shpërbleu Trump?! Flet Bleona Qereti: Politikanët shqiptarë tremben, s’më telefonojnë

December 25, 2025
Ekspertja gjermane për Ballkanin: Nuk mund të përjashtohet një bllokim i ri institucional në Kosovë

Ekspertja gjermane për Ballkanin: Nuk mund të përjashtohet një bllokim i ri institucional në Kosovë

December 25, 2025
Ilir Alimehmeti zbulon takimin me Berishën pas kafes me Salianjin: Ja çfarë i thashë Doktorit!

Alimehmeti ‘ia bën të qartë’ kryetarit të tij: PD-së i duhet mbështetja e SHBA

December 25, 2025
Gjermania hartëzon vullkanët “e fjetur”, eksperimenti më i madh sizmologjik në vend

Gjermania hartëzon vullkanët “e fjetur”, eksperimenti më i madh sizmologjik në vend

December 25, 2025
Eliminatoret/De Biasi flet si shqiptar: Kualifikimi na shkau që në Turqi, Gjimshiti dhe Manaj, dy “yjet” e Kombëtares

“Jam kontaktuar nga 3 kombëtare europiane”/ Gianni de Biasi: Këshilla ime për Sylvinho për në “play off”

December 25, 2025
Kremlini thyen heshtjen për studiuesin francez të burgosur: I kemi bërë ofertë Parisit, topi është në fushën e tyre

Kremlini thyen heshtjen për studiuesin francez të burgosur: I kemi bërë ofertë Parisit, topi është në fushën e tyre

December 25, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com