• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, June 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Si u zhduk protokolli i marrëveshjes me CEZ, dosja që mund të trondisë politikën

by A R
31/03/2018 09:52
Kryetari i PD Lulzim Basha dhe ish Kryeministri, Sali Berisha, gjate nje ceremonie festive te organizuar me rastin e 25 vjetorit te themelimit te gazetes Rilindja Demokratike, RD, organ i Partise Demokratike.	/r/n/r/nLeader of the Democratic Party Lulzim Basha and Former Prime Minister Sali Berisha, during a festive ceremony organized to mark the 25th anniversary of the founding of the Democratic Revival newspaper, RD, an organ of the Democratic Party.

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dosja që ka Prokuroria për aferën e CEZ, mund të trondisë politikën shqiptare.

Deri më sot në organin e akuzës kanë shkuar me dhjetëra dosje korrupsioni, për ministra, ish-ministra, deputetë dhe funksionarë të lartë, por askush nuk u dënua.

Dosjet u mbyllën në heshtje nga organi i akuzës, ndërsa ato pak që shkuan në gjykatë u rrëzuan aty.

Mirëpo dy dosjet më të bujshme të momentit, në të cila implikohen pushtetarë të lartë janë privatizimi i OSSH dhe marrëveshja CEZ-DIA për borxhet.

Që të dyja dosjet janë në hetim nga prokuroria, njëra nga ajo e Tiranës dhe tjetra nga Krimet e Rënda.

Por avancimi më i madh është parë në hetimet që janë bërë për privatizimin e OSSH nga çekët e CEZ.

Bëhet fjalë për dy padi që janë bërë në prokurori, një nga juristi Romeo Kara dhe një nga Kuvendi, ku akuzohen një sërë zyrtarësh të qeverisë “Berisha”, se i kanë shkaktuar shtetit rreth 414 milionë euro dëme.

Por gazeta “Sot” ka mësuar se hetimet për këtë çështje janë duke vijuar, edhe pse po hasen vështirësi në disa aspekte.

Gjatë hetimeve, Prokuroria ka zbuluar se ka mospërputhje dokumentacioni në disa raste.

Prokurorët që po merren me çështjen mësohet se kanë marrë të dhëna nga ERE, Kryeministria, Ministria e Energjisë dhe të gjitha institucionet e tjera, por në disa raste mungojnë disa dokumente.

Sipas informacioneve, mungon elementi më i rëndësishëm, protokolli i marrëveshjes mes qeverisë shqiptare dhe kompanisë CEZ Shpërndarje.

Në çdo marrëveshje duhet mbajtur një protokoll i posaçëm, por në këtë rast ai mungon.

Mësohet se një gjë e tillë është bërë e ditur në padi, ndërsa dhe Prokuroria gjatë verifikimeve ka zbuluar se nuk ekziston.

Kjo duket se rëndon pozitat e të akuzuarve akoma dhe më tepër.

Kjo gjë u konfirmua për gazetën dhe nga juristi Romeo Kara.

“Konstatoj se nuk gjendet protokolli i plotë e i sakte i kësaj procedure.

Ky protokoll duhej mbajtur me të gjitha detajet nga ministria e drejtuar nga ministri Ruli në atë kohë”, tha ai.

Prokuroria në kërkim të Kalajt dhe Merxhanit

Përveç hetimit të dokumentacionit, prokuroria është vënë në kërkim të dy dëshmitarëve kryesorë të aferës së CEZ.

I pari është Nuel Kalaj, i cili ka qenë sekseri që lidhi qeverinë “Berisha” me çekët.

Ai akuzohet se ka marrë 7 milionë euro nga roli që pati.

Por pas atij ishte një tjetër sekser, Hamza Merxhani.

Ky i fundit ka deklaruar në komision se ishte ai që lidhi Kalajn me zyrtarët e qeverisë së asaj kohe.

Për Nuel Kalajn është lëshuar një urdhër që të shoqërohet me polici, ndërsa sa i takon Merxhanit, momentalisht është administruar dëshmia që ai ka dhënë në komisionin hetimor.

Verifikime në Çeki

Për të zbardhur të vërtetën e skandalit të CEZ, Prokuroria po bashkëpunon me autoritetet çeke.

Shumë shpejt pritet të ketë letër-porosi për çështje të caktuara, sidomos sa i takon vërtetësisë së emaile-ve të shkëmbyera mes Nuel Kalajt dhe drejtuesve të CEZ.

Bëhet fjalë për 5 email-e, ku tregohen lidhjet mes tyre dhe jepen të dhëna për kontaktet me ministra të asaj kohe.

Po ashtu verifikime po kryhen në bashkëpunim me çekët dhe për të zbuluar të dhëna mbi transfertën e rreth 7 milionë eurove që janë bërë në drejtim të Nuel Kalajt.

Deri më tani janë thirrur në prokuroi Shkëlzen Berisha dhe ish-ministri Genc Ruli, ndërsa pritet që të merren në pyetje dhe zyrtarë të tjerë./a.m.

Next Post
Kërcënimi rus, Polonia armatoset ‘deri në dhëmbë’, miliarda dollarë për mbrojtjen

Kërcënimi rus, Polonia armatoset 'deri në dhëmbë', miliarda dollarë për mbrojtjen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestuesit, përcjellës mesazhi shprese apo zhurmues të jetës urbane?

Protestuesit, përcjellës mesazhi shprese apo zhurmues të jetës urbane?

June 10, 2026
“Qytetarët të bashkuar kundër përqendrimit të pushtetit”, Zogaj shpjegon arsyet e pjesëmarrjes gjithëpërfshirëse në protesta

“Qytetarët të bashkuar kundër përqendrimit të pushtetit”, Zogaj shpjegon arsyet e pjesëmarrjes gjithëpërfshirëse në protesta

June 10, 2026
Largohet flamuri i LGBT-së në protestë/ Reagon kryeministri Rama: Kjo nuk është Shqipëria që po ndërtojmë për në BE

Largohet flamuri i LGBT-së në protestë/ Reagon kryeministri Rama: Kjo nuk është Shqipëria që po ndërtojmë për në BE

June 10, 2026
Gazment Bardhi, në sintoni me kë?

“Berisha në burg!” dhe Berisha që kërkon të rrëmbejë protestën

June 10, 2026
“Flamengos”, impakti i betejës globale anti-Trump nga Tirana

“Prani e qëndrueshme në protestë”, Vangjeli: Tubimet e dhunshme kanë më pak shans se ato paqësore për realizimin e objektivave

June 10, 2026
Aksident me vdekje në Tiranë, humb jetën 48-vjeçari që u përplas nga një makinë! Shoqërohet në polici 20-vjeçari

Aksident me vdekje në Tiranë, humb jetën 48-vjeçari që u përplas nga një makinë! Shoqërohet në polici 20-vjeçari

June 10, 2026
Eksperti i sigurisë Basha: Në protestë është përfshirë qeveria iraniane dhe Garda Revolucionare

Eksperti i sigurisë Basha: Në protestë është përfshirë qeveria iraniane dhe Garda Revolucionare

June 10, 2026
“55.7 përqind e vlonjatëve janë pro projektit turistik në Zvërnec”, Zaloshnja tregon rezultatet e sondazhit

“55.7 përqind e vlonjatëve janë pro projektit turistik në Zvërnec”, Zaloshnja tregon rezultatet e sondazhit

June 10, 2026
“Flamingo” nuk mund të jetë jakobine, nuk duhet të jetë kaos por arsyetim!

“Flamingo” nuk mund të jetë jakobine, nuk duhet të jetë kaos por arsyetim!

June 10, 2026
Pas 3 orësh protestë te Kryeministria, qytetarët nisin marshimin në rrugët e kryeqytetit. Përplasje me anëtarët e FRPD

Pas 3 orësh protestë te Kryeministria, qytetarët nisin marshimin në rrugët e kryeqytetit. Përplasje me anëtarët e FRPD

June 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In