• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Si u zbuluan 2 nxënësit e klasës së 9-të me drogë në shkollë

by Java News
18/02/2017 10:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një sasi prej gati gjysmë kilogrami hashash është gjetur nga Policia e Tiranës brenda shkollës 9- vjeçare “Avni Rustemi”, pranë Rrugës së Durrësit. Droga mbahej nga dy nxënës të klasës së nëntë, M.B., 15 vjeç, dhe F.H., 16 vjeç, të cilët u arrestuan në prezencë të prindërve dhe të psikologes. Shërbimet e Komisariatit nr.3 u lajmëruan nga drejtoresha e shkollës, e cila ishte vënë në dijeni nga mësuesja e dy adoleshentëve.

Është hera e parë që në një shkollë zbulohet një sasi e tillë droge. Por situata bëhet edhe më e rëndë, pasi, sipas Policisë, dy djemtë e arrestuar kishin 3 ditë që lëviznin me drogë me vete, duke e fshehur sa në shkollë, sa në shtëpi. Ndërsa dyshohet se qëllimi i tyre ishte që t’ua shisnin në doza të vogla nxënësve të tjerë.

Burimet thanë se lënda narkotike ishte siguruar nga një i afërm nga Burreli i një prej dy adoleshentëve të arrestuar. Me dijeninë e njëri-tjetrit, dy djemtë e kanë mbajtur lëndën me vete për tri ditë me radhë, në shkollë dhe në shtëpi. Madje, ata edhe kanë debatuar se cili prej tyre do ta mbante në shtëpi, pasi druheshin se mos zbuloheshin nga familjarët.

ARRESTIMI

Policia e Tiranës tha dje se në prani të psikologut dhe prindërve u arrestuan në flagrancë shtetasit M.B., 15 vjeç, dhe F.H., 16 vjeç, banues në Tiranë, sepse u kapën me 440 gramë bimë narkotike e llojit kanabis sativa. Burimet thanë që droga dyshohej se do të shitej në doza të vogla nga dy nxënësit e shkollës “Avni Rustemi”, për llogari të një personi tjetër që ende nuk është identifikuar.

Sipas Policisë, bëhet fjalë për një shtetas nga Burreli, i cili ka përdorur dy nxënësit e klasës së nëntë, në momentin që ata i kanë thënë se kishin mundësi që ta shisnin hashashin. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e këtij personi. Nga ana tjetër, psikologët e Policisë së Tiranës thanë dje se përdorimi i drogës nga nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme është kthyer në një problem shqetësues.

“Nëse përdorimi fillon zakonisht nga 13 deri në 21 vjeç, sot mund të themi që jemi përballë një fakti shqetësues, pasi mosha sa vjen e ulet. Kemi pasur raste që janë deleguar në Polici edhe për përdorues 12-vjeçarë”, shprehet psikologia Besmira Muçaj.

SHKOLLA

Drejtoresha e shkollës 9-vjeçare “Avni Rustemi”, Agita Haxhiu, u shpreh dje se ngjarja është një rast i izoluar dhe se asnjëherë më parë nuk janë ndeshur me një fenomen të tillë.

Ndërsa tregon se dy nxënësit janë zbuluar nga mësuesja, e cila ka nisur të dyshojë në momentin që djemtë i kanë kërkuar leje për të dalë nga ora e mësimit. Në këtë kohë mësuesja ka lajmëruar drejtoreshën dhe nxënësit janë kontrolluar duke u gjetur edhe lënda e dyshimtë.

“Duke qenë se ne nuk i njohim drogërat, edhe pse dyshuam, kemi lajmëruar Policinë, që në fakt është gjithmonë prezente pranë shkollës dhe patrulla erdhi menjëherë. Pasi u verifikua sasia e lëndës narkotike, u lajmëruan prindërit e dy nxënësve, psikologu dhe të dy u arrestuan”, shprehet drejtoresha Haxhiu. panorama

ma.me

Next Post
Luiza Gega, medalja e artë dhe kap rekord në Stamboll

Luiza Gega, medalja e artë dhe kap rekord në Stamboll

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Populli shqiptar duhet të vendosë për shtetin Bektashi”- I dërguari special i Trump viziton Kryegjyshatën, Zampolli: Komuniteti ndërkombëtar do e respektojë

“Populli shqiptar duhet të vendosë për shtetin Bektashi”- I dërguari special i Trump viziton Kryegjyshatën, Zampolli: Komuniteti ndërkombëtar do e respektojë

September 7, 2026
Lamtumira “Kasapit të Bosnjës”, 350 mijë njerëz për funeralin e Ratko Mladiç, merr pjesë edhe djali i Vuçiç

Lamtumira “Kasapit të Bosnjës”, 350 mijë njerëz për funeralin e Ratko Mladiç, merr pjesë edhe djali i Vuçiç

September 7, 2026
“Shqipëria model i bashkëjetesës ndër fetare”- Balla pret në Kuvend të Dërguarin Special të Presidentit Trump, Paolo Zampolli! Ja çfarë u diskutua

“Shqipëria model i bashkëjetesës ndër fetare”- Balla pret në Kuvend të Dërguarin Special të Presidentit Trump, Paolo Zampolli! Ja çfarë u diskutua

September 7, 2026
“Do vij ta marr, vetëm lajeni mirë”- Zbardhen detaje nga krimi misterioz, hetime edhe në një “Exchange”! Ja çfarë u kërkoi i dyshuari Shakaj lavazhierëve

“Do vij ta marr, vetëm lajeni mirë”- Zbardhen detaje nga krimi misterioz, hetime edhe në një “Exchange”! Ja çfarë u kërkoi i dyshuari Shakaj lavazhierëve

September 7, 2026
“Generation Voyage”: Nga muzetë te gastronomia, si ta shijoni Tiranën në një ditë me shi

“Generation Voyage”: Nga muzetë te gastronomia, si ta shijoni Tiranën në një ditë me shi

September 7, 2026
“Zhduket” VAR-i në Serinë A, asnjë penallti dhe thirrje për rishikim

“Zhduket” VAR-i në Serinë A, asnjë penallti dhe thirrje për rishikim

September 7, 2026
“Sheikët” e Parlamentit, 700 mijë euro për deputetët në korrik! Dieta, rimbursime, telefona, naftë e qira! Peleshi dhe Bardhi ‘kampionë’…

Nesër nis sesioni i ri i Kuvendit! Rikthehen debatet për Reformën Territoriale e Zgjedhore

September 7, 2026
Tumoret e gjakut: Shenjat që duken të zakonshme, por meritojnë vëmendje

Tumoret e gjakut: Shenjat që duken të zakonshme, por meritojnë vëmendje

September 7, 2026
E rëndë në Kosovë, burri qëllon me thikë gruan dhe vajzën e mitur

Lezhë/ Tritol portës së një banese, policia nis hetimet

September 7, 2026
Mbi 1,300 mjekë largohen nga Izraeli në tre vjet, ngrihet alarmi për “ikjen e trurit”

Mbi 1,300 mjekë largohen nga Izraeli në tre vjet, ngrihet alarmi për “ikjen e trurit”

September 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com