• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Si u zbulua ish-polici Emiljan Prenga pas sherrit dhe kërcënimeve për 20 kg drogë

by Java News
22/05/2017 15:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ish-efektiv i policisë dërgohet në gjyq nga Prokuroria e Krimeve të Rënda me akuzën e shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie të pasurisë. Pak ditë më parë, organi i akuzës ka dorëzuar në gjykatë dosjen penale ndaj të pandehurit Emiljan Prenga.

Ai akuzohet se ka kryer veprën e “shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie” në një rast ku është implikuar në shitjen e një sasie droge. Ish-polici Emiljan Prenga është arrestuar në nëntor 2016, pas një kallëzimi të bërë ndaj tij nga shtetasi me iniciale K.P.

Ai ka thënë se një vit më parë ishte njohur me punonjësin e policisë me detyrë agjent i Sektorit Operacional në DVP Tiranë, Emiljan Prenga.

Pas njohjes me të, kallëzuesi ka biseduar me policin dhe i ka treguar se ka qenë në burg në Itali për vjedhje dhe histori të tjera nga jeta e tij. Qytetari i ka thënë policit se do të kthehej prapë në Itali, ndërsa sipas Prokurorisë, Emiljan Prenga i ka kërkuar e propozuar që “të gjente persona të interesuar për të blerë drogë kanabis sativa”.

Në muajin gusht 2016, kallëzuesi ka shkuar në Romë dhe aty është takuar edhe me të njohurin e tij, me iniciale A.N., i cili i ka thënë nëse njihte ndonjë person në Shqipëri që t’i siguronte deri 50 kg hashash. Droga duhej të dërgohej te një shoku i tij në Durrës, ndërsa paratë do të jepeshin pas mbërritjes së kanabisit në Itali, shkruan Panorama.

Kallëzuesi e ka diskutuar këtë gjë me policin Emiljan Prenga, i cili ka rënë dakord që të çonte në Durrës te personi i përcaktuar lëndën narkotike. Polici disa kohë më pas e ka lajmëruar se kishte çuar në Durrës te personi që duhej një sasi prej 30 kilogramë kanabis.

“Por personi kishte mbajtur vetëm 20 kg, sepse 10 kile nuk kishin qenë cilësi e mirë. Çmimi me të cilin Emiljano e kishte siguruar hashashin kishte qenë 550 euro/kg, sepse ishte dora e parë e hashashit të Krujës. Këtë 20 kg hashash personi në Durrës ia kishte dhënë një shoferi që ta çonte në Bari të Italisë, por ky i fundit nuk e kishte nisur mallin për Itali, duke i gënjyer disa herë. Për këtë shkak, Emiljano kishte shkuar dhe e kishte rrahur shoferin e kishte marrë mbrapsht edhe 20 kg e hashashit, të cilat, ashtu siç i kishte ambalazhuar në një kuti të mbyllur, i kishte çuar në shtëpinë e kallëzuesit, ku jetonte bashkëjetuesja e tij, shtetasja A.A”, bën me dije Prokuroria.

Sipas saj, bashkëjetuesja ka marrë në telefon kallëzuesin, duke i shpjeguar se Emiljano kishte sjellë në shtëpi një kuti që binte erë të keqe. I dëmtuari është kthyer në Shqipëri dhe pasi është takuar me Emiljano Prengën, ky i fundit ka kërkuar 11 mijë euro, aq sa ishte blerë droga.

“Kallëzuesi i është përgjigjur se nuk kishte punë me këtë problem, por Emiljano sipas tij e ka kërcënuar duke i dhënë afat një muaj për të shitur 20 kg e hashashit”, thekson Prokuroria.

Next Post
Zëri i Amerikës: Rama u tërhoq nga data e zgjedhjeve, Basha nga qeveria teknike

Sipërmarrja 'merr frymë' lirshëm pas marrëveshjes Rama-Basha

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjobat me akt normativ, Parlamenti e bën ligj më 26 nëntor, PS-PD përplasen edhe për Zgjedhoren!

Gjobat me akt normativ, Parlamenti e bën ligj më 26 nëntor, PS-PD përplasen edhe për Zgjedhoren!

November 11, 2026
Reforma Zgjedhore, Berisha kërkon ndryshimin e sistemit elektoral: Duam proporcional kombëtar dhe lista të hapura!

Reforma Zgjedhore, Berisha kërkon ndryshimin e sistemit elektoral: Duam proporcional kombëtar dhe lista të hapura!

November 11, 2026
Kryediplomati Wang Yi: Kina dhe Franca duhet të forcojnë dialogun e të trajtojnë së bashku sfidat

Kryediplomati Wang Yi: Kina dhe Franca duhet të forcojnë dialogun e të trajtojnë së bashku sfidat

November 11, 2026
“Do ndërveprojë me institucionet”- Ligjërohet “Pasqyrë Albania”: Platformë kombëtare për transparencën dhe komunikimin me qytetarët!

“Do ndërveprojë me institucionet”- Ligjërohet “Pasqyrë Albania”: Platformë kombëtare për transparencën dhe komunikimin me qytetarët!

November 11, 2026
Debatet/ “Ekonomia” miraton projekt-buxhetin në parim në pak minuta! Braçe-Leskajt: Punë kartoni e ke! Deputeti i PD: Kështu e keni bërë dhe Kuvendin

Debatet/ “Ekonomia” miraton projekt-buxhetin në parim në pak minuta! Braçe-Leskajt: Punë kartoni e ke! Deputeti i PD: Kështu e keni bërë dhe Kuvendin

November 11, 2026
Buxheti i Gardës shkon në 2,84 mld lekë, 28 punonjës lanë detyrën! Debatet në Komisionin e Mbrojtjes: Trupë elitare, por s’përballojnë dot jetesën

Buxheti i Gardës shkon në 2,84 mld lekë, 28 punonjës lanë detyrën! Debatet në Komisionin e Mbrojtjes: Trupë elitare, por s’përballojnë dot jetesën

November 11, 2026
Sot seanca plenare, studentët zhvendosin protestën para Parlamentit, vendosen barrierat metalike para godinës

Edhe Kuvendi kërkon më shumë para, i duhen edhe 416 mln lekë shtesë! Nga AI, te librat me ligjet e BE-së për deputetët

November 11, 2026
Zgjedhjet në 5 bashki, KQZ njofton hapat për plotësimin e fletës së votimit

Votimi dhe numërimi elektronik nuk ndryshon në 9 maj! Celibashi: Mungon vullneti politik nga opozita

November 11, 2026
Pushimet në Shqipëri u kthyen në makth, çifti kanadez përfundon me 23 kg kanabis në valixhe: Na e ndërruan bagazhin

Pushimet në Shqipëri u kthyen në makth, çifti kanadez përfundon me 23 kg kanabis në valixhe: Na e ndërruan bagazhin

November 11, 2026
Rama: Nëse SPAK dështon të jetë i pavarur, do ishte edhe dështimi ynë! O me demokracinë, o me kënetën…

Veliaj kërkon komision hetimor për Ramën: Më kërcënoi përmes Gogut, jam gati të përballem me ministrin

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In