• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Si u vra pas 4 atentatesh ish-polici i burgjeve, autorët u larguan vetëm pasi u siguruan që Bejtja ka ndërruar jetë

by A M
15/03/2024 22:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

U deshën katër atentate për të vrarë Gentjan Bejtjan, një emër i njohur për policisë dhe botën e krimit.

Pasditen e kësaj të premteje, teksa 43-vjeçari ndodhej në oborrin e banesës së tij në fshatin Larushkë të Fushë-Krujës, duke punuar në serë, persona të maskuar e kanë qëlluar me breshëri.

Dyshohet se në këtë atentat kanë qenë 4 persona të maskuar, të cilët pasi kanë monitoruar lëvizjet e tij, kanë shkuar jashtë banesës dhe kanë lëshuar breshëri plumbash kallashnikovi.

Ata janë larguar nga vendngjarja vetëm pasi janë siguruar që Bejtja kishte ndërruar jetë. Nga informacionet paraprake, dyshohet se autorët janë larguar me një mjet tip fuoristradë të bardhë, të cilën më pas e kanë djegur në fshatin Hasanaj. Në mjetin e shkrumbuar janë gjetur edhe 4 kallashnikovët e përdorur për të eliminuar Bejtjan, i cili në momentin e ngjarjes ka qenë në banesë vetëm me të shoqen.

Vrasja e tij mendohet se është bërë për hakmarrje, pasi në 8 vitet e fundit, ky është atentati i 4-të që kryhet ndaj Gentan Bejtjas.

Ky i fundit, pas ‘sagës’ së atentateve, kryente lëvizje të kufizuara për t’u mbrojtur nga armiqtë.

Gjatë viteve 2006 dhe 2022, atij i janë bërë atentate me eksploziv në makinë, ndërsa në korrik të vitit të kaluar, në rrugën pranë banesës së tij, iu bë sërish atentat me armë makinës së tij, ku viktimë mbeti kunati i tij, Ramazan Sini. Në makinë ndodheshin edhe dy fëmijët e mitur të viktimës, të cilët mbetën të lënduar. Këtij atentati ai i shpëtoi pasi vetëm disa minuta para se autorët të qëllonin makinën e tij, kishte zbritur nga makina.

Dikur ish-polic burgjesh, Bejtja ishte një personazh me shumë dritëhije, me konflikte të hapura me personazhe të njohur të botës së krimit, që dikur i ka pasur miq, si vëllezërit Valter e Durim Bami si dhe Mariglen Haka.

Po ashtu ai ka qenë personi i fundit që ka takuar Enver Stafukën, i cili u zhduk në vitin 2015 pa asnjë gjurmë.

Bejtja është marrë po ashtu në pyetje lidhur me vrasjen Iliaz Çalit, i cili u ekzekutua në vitin 2022.

Një tjetër ngjarje ku dyshohet se Bejtja mund të ketë qenë bashkëpunëtor, është vrasja e 3-fishte në Fushë-Krujë në vitin 2022, por për asnjë prej tyre, autoritetet nuk kanë siguruara prova të mjaftueshme.

Nga mënyra e veprimit, policia paraprakisht dyshon se autorë mund të kenë qenë të njëjtët e atentatit të korrikut.

Sakaq, pas ngjarjes zona është ‘blinduar’ nga RENEA dhe policia, teksa vijojnë hetimet për zbardhjen e detajeve dhe identifikimin e arrestimin e autorëve.

Next Post
FOTO/Kamionistja shqiptare në Itali që u kthye “hit” në internet: Italianët flirtojnë më shumë se shqiptarët, ja si reagoi polici kur më pa me kamion

FOTO/Kamionistja shqiptare në Itali që u kthye "hit" në internet: Italianët flirtojnë më shumë se shqiptarët, ja si reagoi polici kur më pa me kamion

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nëna ime ishte kundër tij”, gruaja e Schumacher zbulon sekrete që do të donit t’i dinit

“Nëna ime ishte kundër tij”, gruaja e Schumacher zbulon sekrete që do të donit t’i dinit

September 25, 2026
Xi Jinping zhvillon bisedime me Donald Trump

Xi Jinping zhvillon bisedime me Donald Trump

September 25, 2026
DREJTËSIA/ Nesër hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, rrudhen kompetencat e prokurorëve

Foreign Policy Journal: Reforma në drejtësi e Shqipërisë ka krijuar një pushtet pa llogaridhënie

September 25, 2026
Shpërndanin drogë në Lushnje, arrestohen dy persona. Sekuestrohen kokainë dhe armë zjarri

Shpërndanin drogë në Lushnje, arrestohen dy persona. Sekuestrohen kokainë dhe armë zjarri

September 25, 2026
Ministri i Jashtëm italian: Ndërhyrja e SHBA në Venezuelë është e ligjshme!

“Gratë me funde të gjata janë nëna më të mira”, deklarata e Tajanit shkakton reagime dhe protesta

September 25, 2026
Plagosi me thikë 17-vjeçarin! Arrestohet emigranti shqiptar në Greqi

Kërcënoi një grua me foto nudo dhe i mori 15 mijë euro, shqiptari përfundon në polici në Rodos

September 25, 2026
Vlora Hyseni na tha tё gjithёve: “Nuk kam ndёr mend ta dorёzoj kokёn nё sini tё ergjёndtё”

Vlora Hyseni na tha tё gjithёve: “Nuk kam ndёr mend ta dorёzoj kokёn nё sini tё ergjёndtё”

September 25, 2026
IGJEUM: Vijojnë reshjet e shiut në të gjithë qarqet e vendit, sa do të arrijnë temperaturat

“Shtatori mbyllet me surpriza”, meteorologia: Temperaturat rikthehen mbi 30 gradë

September 25, 2026
Murrizi: Për ata qelbanikë dhe fundërrina që më kërkojnë llogari, pse nuk flisja kur PD ishte në pushtet

Murrizi: Dumani pinte kafe çdo të hënë me Vlorën, në qershor 2025 e përzuri nga zyra

September 25, 2026
Italia heziton për Këshillin e Paqes në Gaza, Meloni: Nuk mund ta nënshkruajmë menjëherë pjesëmarrjen tonë

Italia ndalon burkën në shkolla, vendos kufizime edhe për përqindjen e nxënësve të huaj në klasa

September 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com