• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Si u thua protestuesve hiçër ti?!”/ Gjergj Luca: U turr inkuizicioni “Luca në litar”, çfarë kanë bërë në jetë ata?

by A R
17/07/2026 08:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sipërmarrësi Gjergj Luca, ka debatuar në emisonin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, me Ylli Rakipin lidhur me protestën dhe anatemimin që ai u ka bërë protestuesve, të cilët më pas e sulmuan me përshtypje negative për biznesin e tij.

Debati:

Ylli Rakipi: Ti i quan ata hiçër? Je një njeri pasionant, nuk dua ta relativizoj. Por, aty ka njerëz të ndryshëm. Ka studentë, që nuk marrin dot një shtëpi me qira, ka punëtorë, profesorë, sipërmarrës, ka edhe hiçër. Por mbi të gjitha janë qytetarët. Pse i anatemon ti?

Gjergj Luca: Vijmë nga sistem i mbyllur, sado ta shpjegojmë, brezat i marrin si përralla. Ne ushqyem ëndrra të tjera në atë kohë, në kulmin e punës, sistemi ndërroi dhe ëndrrat tona u zëvendësuan me ëndrrat e reja, që dilnim në shtepi dhe ktheheshim në darkë sepse nuk mbahej familja ndryshe. E dyta, kur doli Tirana atje dhe pashë njerëz të veshur bukur me shije, që kalonin edhe me fëmijët, unë u emocionova dhe e ndjeva veten mirë që Tirana po dilte dhe po thoshte shumë gjëra që ka kaq vite që në Shqipëri nuk artikulohen. Mendoj se në këtë studio unë kam artikuluar gjëra shumë më të rënda, kam bërë copë të dy partitë, me një kurajo, alla Lucë, që gjithmonë e kam thënë të vërtetën time siç e kam menduar dhe siç më del nga përditshmëria ime. Deri këtu jemi në rregull.
Kur në protestë filloi kori duke u marrë me impreditorët, u bë shkasë një video e imja me një fëmijë, pashë që nxorrën fëmijët në shkallën e revolucionit dhe po nxirrnin shprehje “Saliu në burg, Rama në burg”. Si një fëmijë 10 vjeç mund ta infektosh me këto fjalë? U ndjeva keq, mora një djalë që kishte sjellë bukën dhe ujin te i ati dhe bëra një video, thashë pse nuk i çoni në punë, sic bëj unë që i fus fëmijët e mi në bar apo restorant? U turr tuma e inkuizicionit të më çonin nç litar.  “Luca i korruptuar” “Luca i krimit” “Luca në litar”, me të njëjtën gjuhë dhe mllef që kemi parë në komunizëm sekretarin e partisë, brigadierin. Thashë si ka mundësi, këta djem të rinj ku e kanë mësuar këtë gjuhë agresive?  Gjithë ky mllef dhe pasion për të folur për njerëzit që mbajnë këtë vend. Këtë vend e mban kapitali duke hapur vende pune. Paguhen me taksat tona. Si mund të ngrihesh kundër kapitalit dhe të shkatërrosh investimet? Ti ulim yjet… Kujt i bën dëm?

Ylli Rakipi: Jo, jo, mos zbrit këtu tani.

Gjergj Luca: Isha i acaruar.

Ylli Rakipi: Hiçër ju ke thënë pas review-ve?

Gjergj Luca: Kishin filluar historinë e sulmit.

Ylli Rakipi: Ata e kanë ndaj klasës politike shqiptare, kundër establishmentit 35 vjeçar. Kanë dalë dhe ajo duhet lexuar si e tillë. Janë njerëz

Gjergj Luca: Cili nga ata ka thënë fjalë më të rënda?

Ylli Rakipi: Ke thënë ti por me përjashtim të Ramës…

Gjergj Luca: I sheh rrjetet ti?

Ylli Rakipi: Pas review-ve dakord. Por ka një problem. Mbyllja e syve përpara idesë, ata sulmojnë një establishment që i ka lënë të rinjtë në mes të rrugëve.

Gjergj Luca: Kanë lënë veten. Kush i ndalon për të punuar?

Ylli Rakipi: Gjithë kjo klasë politike, ikin jashtë Shqipërisë. Ti e lexon këtë njëlloj si klasa politike shqiptare.

Gjergj Luca: Ata të thonë se çfarë përfaqësojnë dhe çfarë kanë bërë në jetë.

Ylli Rakipi: Po kujt i thua ti një 20 vjeçari çfarë ka bërë në jetë?

Gjergj Luca: Pse dalin, çfarë kërkojnë?

Ylli Rakipi: Ngrihet ky brez sepse jeton në mënyrë tjetër, i shohin gjërat krejt ndryshe.

Gjergj Luca: Unë mendoj se i shoh gjërat gabim.

Ylli Rakipi: Nëse një brez i ri, gjenerata Z, përfaqëson brezin më të ri në Shqipëri dhe botë, që kërkon të ndërtojë vetëveten dhe nuk gjen asnjë hapësirë. Pse? Sepse ka 35 vjet me këtë establishment. Ti ke patur forca politike që shpërndanin bursa dhe diploma për zgjedhje.

Gjergj Luca: Çfarë kërkojnë këta?

Ylli Rakipi: Vetëveten, të jetojnë. Të mos bëhet drejtor një njeri që nuk ekziston, që nuk ka diplomë, të mos drejtojë një njeri që nuk vlen. Këto duhet ti lexojë qeveria.

Gjergj Luca: Ku të fillojnë punë? Në administratë? Ku tjetër?

Ylli Rakipi: Ti e di që në Shqipëri nuk ka garë për asgjë?

Gjergj Luca: Prapë po flet për administratën. Në privat ka shumë.

Ylli Rakipi: Ore kush është ngritur që të rrëzohesh ti? Ke parë njeri ti? Ata thonë për oligarkët. Nuk po të veçon njeri ty.

Next Post
SHBA sulmon disa ura në ditën e 6 të sulmeve ndaj Iranit, Teherani synon forcat amerikane në Siri

SHBA sulmon disa ura në ditën e 6 të sulmeve ndaj Iranit, Teherani synon forcat amerikane në Siri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Athina në alarm, pas shpërthimit të parë gjendet dhe një tjetër çantë e dyshimtë në Pire, “blindohet” e gjithë zona!

Athina në alarm, pas shpërthimit të parë gjendet dhe një tjetër çantë e dyshimtë në Pire, “blindohet” e gjithë zona!

October 21, 2026
Dorëheqja e Bedri Hamzës, zbulohet kandidatja e propozuar për të qenë kryetare e PDK-së!

Dorëheqja e Bedri Hamzës, zbulohet kandidatja e propozuar për të qenë kryetare e PDK-së!

October 21, 2026
Pas ‘paqes vjen lufta’, hidhen molotovë drejt Kryeministrisë, protestuesit vendosin në flakë një karrige! Sfidojnë Ramën: Hajde për dialog tani!

Pas ‘paqes vjen lufta’, hidhen molotovë drejt Kryeministrisë, protestuesit vendosin në flakë një karrige! Sfidojnë Ramën: Hajde për dialog tani!

October 21, 2026
Shqipëria drejt një ligji të unifikuar për investimet, filtra sigurie për kapitalet e huaja dhe rishikim i statusit “strategjik”

Shqipëria drejt një ligji të unifikuar për investimet, filtra sigurie për kapitalet e huaja dhe rishikim i statusit “strategjik”

October 21, 2026
Do flemë më pak! Të dielën ndryshon ora, akrepat kthehen 60 minuta pas, kalohet në kohën dimërore

Do flemë më pak! Të dielën ndryshon ora, akrepat kthehen 60 minuta pas, kalohet në kohën dimërore

October 21, 2026
Franca ashpërson masat ndaj protestave, shtetrrethim, dënime me burg dhe përplasje politike për rendin publik!

Franca ashpërson masat ndaj protestave, shtetrrethim, dënime me burg dhe përplasje politike për rendin publik!

October 21, 2026
42-vjeçari arrestohet sapo zbriti në Rinas, ja për çfarë dyshohet

Pavarësisht protestës, shqiptarët i vijojnë udhëtimet! Zani: Nuk kemi pasur anulime, udhëtarët shmangin zonat e protestave!

October 21, 2026
20 miliardë dollarë në ditë dëm nga sulmet kibernetike

Alarm për sigurinë kibernetike në të gjithë Evropën, mbyllen përkohësisht disa faqet online!

October 21, 2026
Protesta/ “Disa nuk janë dakord, por…”- Rama takohet me të riun në Kryeministri dhe bën batuta: Rëndësi ka që është me paqe, jo me gurë e zjarr! (VIDEO)

Protesta/ “Disa nuk janë dakord, por…”- Rama takohet me të riun në Kryeministri dhe bën batuta: Rëndësi ka që është me paqe, jo me gurë e zjarr! (VIDEO)

October 21, 2026
Netanyahu mohon se Egjipti e paralajmëroi para sulmit të Hamasit -

Netanyahu paralajmëron iranianët: Teherani nuk ka nxjerrë mësime, po përpiqet që të zhvillojë armën bërthamore!

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In