• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Si u tërhoq Lulzim Basha nga rrëfimi i të vërtetës së vrasjeve të 21 Janarit, ‘kodi i heshtjes’ me Berishën për punët e zeza

by
23/01/2023 13:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha mund të jetë një nga njerëzit kyç për të rrëfyer para drejtësisë fijet e padukshme të krimit të 21 Janarit 2011, edhe pse 4 vrasjet dhe 6 plagosjet para Kryeministrisë tashmë janë marrë përsipër nga Sali Berisha, cili herë pas herë edhe mburret se kishte në plan për të vrarë me 5 snajperë edhe Edi Ramën, në atë kohë kryetar i opozitës.

Në 13 dhjetor 2021, vetëm 3 muaj pasi kishte shpallur ‘dëbimin’ e Berishës nga PD-ja, Lulzim Basha dha sinjalin e parë se mund të fliste për 21 Janarin, i cili në atë kohë ka qenë Ministër i Brendshëm, duke patur në varësi Gardën e Republikës dhe policinë.

Duke denoncuar rrethimin e selisë blu nga Berisha, në tentativë për ta marrë me forcë, Basha akuzoi për herë të parë Sali Berishën për vrasjet e 21 Janarit. Basha e krahasoi rrethimin e selisë blu me rrethimin e Kryeministrisë në 21 Janar 2011, por saktësoi se ai nuk iu përgjigj rrethimit me zjarr siç iu përgjigj Berisha në 2021 janar.

“PD ka qenë dhe është e gatshme të përballet me çdo situatë. Në miniaturë Berisha kopjoi skenarin e Tom Doshit në 21 janar, por unë nuk u përgjigja, siç u përgjigj Berisha në 21 janar. Ne do ruajmë qetësinë, por do kemi vemndosmërinë për të ruajtur interesin e demokratëve, por duke mos lejuar asnjë horr, trafikant, asnjë hiç të vijë këtu për të marrë nëpërkëmbë dinjitetin e demokratëve. Për këtë të jeni të sigurtë.

Ju e patë ndërkohë që ata bënin si gorilla jashtë ne vazhdonim mbledhjen. Ngutet frikacaku dhe ngutja e frikacakut i ka kushtuar PD-së në 30 vite”, tha Basha.

Tre ditë më pas, në 16 dhjetor 2021, Sali Berisha iu përgjigj akuzës së Bashës, duke e akuzuar se Basha ishte bashkuar Ramën për 21 Janarin. “Basha është bërë bashkë me z. Rama për 21 Janarin. Meqë jemi këtu do them. Ka një përcaktim të kryetares së OSBE-së në atë kohë që ajo ishte axhendë pushteti, është zyrtare. Ka një fakt tjetër. Sali Berisha ka qenë jashtë zyre duke drekuar me ambasadoren e Republikës Federale Gjermane dhe është kthyer në zyrën e tij dhe nuk ka lëviz nga zyra asnjë moment. Ka një fakt tjetër që zyra e tij është qëlluar me plumba dhe ai ka qëndruar në zyrë. Se ku ka qëndruar Lulzim Basha nuk e di”, tha Berisha.

Kur pritej që Lulzim Basha të vijonte rrëfimin mbi anët e errëta të krimit shtetëror, befas Basha u tërhoq, madje zbuti edhe akuzën ndaj Berishës për vrasjet. “Jo mor zotëri. Ka pasur procese për atë çështje. Janë dënuar njerëz. Unë kam folur për gjuhën e Berishës pas 21 janarit. Nuk mbante snajper Berisha në 21 janar, por garda. Dhe ka vendim gjykate”, tha Basha. Kjo ishte përplasja e parë dhe e fundit në distancë mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës për 21 Janarin.

Tërheqja e Bashës dhe gjuha e zbutur e Berishës, ngre dyshime të forta për një pakt mes Berishës dhe Bashës për të respektuar kodin e heshtjes në punët e zeza që kanë bërë bashkë. Edhe pse Berisha dhe Basha kanë adresuar ndaj njëri-tjetrit akuza nga më të rëndat që nga vjeshta e vitit 2021, dyshja është kujdesuar që të mos artikulojnë ndaj njëri-tjetrit asnjë akuzë me elemente penale, për krimin dhe korrupsionin. Sali Berisha dhe Lulzim Basha nuk kanë akuzuar asnjëherë njëri-tjetrin dhe nuk kanë zbuluar detaje për dosjen Durrës-Kukës, Gërdecin, zgjedhjet e 2009 dhe 2011, privatizimet etj./ Nga Adriatik Doci, Shqiptarja.com 

/e.d

Next Post
“Moti do të përkeqësohet”/ Ministria e Mbrojtjes: I gjithë vendi do të ketë reshje me intensitet të lartë…

"Moti do të përkeqësohet"/ Ministria e Mbrojtjes: I gjithë vendi do të ketë reshje me intensitet të lartë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mbi 60 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Veliajt: Nxitimi i kërkuar nga SPAK nuk i shërben drejtësisë, por ekspozon qëllime…

Ndreca: Pas Nesti Angonit del Nasta Pëllumbi, anonimja tjetër e sajuar për të përndjekur Veliajn

April 9, 2026
VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

April 9, 2026
E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

April 9, 2026
Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

April 9, 2026
Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

April 9, 2026
Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

April 9, 2026
“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

April 9, 2026
Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

April 9, 2026
Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

April 9, 2026
“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In