• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Si u shuan ëndrrat e Kryemadhit për të drejtuar Ministrinë e Brendshme?

by Java News
07/08/2021 11:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, pretendonte të drejtonte Ministrinë e Brendshme në “Qeverinë Basha”.

Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi firmosën në muajin Mars 2021, marrëveshjen për zgjedhjet e 25 prillit. Dokumenti me 13 pika parashikonte rimëkëmbjen ekonomike, goditje të oligarkëve, përmbushje të kushteve për hapjen e negociatave si dhe qeverisje me shtet ligjor.

I njëjti dokument parashikonte që që dy partitë në rast të qeverisjes të transformojnë ekonominë, të angazhohen për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian dhe po ashtu ti japin shans të rinjve këtu për të ndaluar eksodin jashtë vendit.

Sipas marrëveshjes do të konkurohej me dy lista (PD- AN + LSI) për të realizuar një përfaqësim sa më të plotë dhe sa më gjithëpërfshirës politiko –elektoral dhe kurorëzimin e fitores së opozitës në zgjedhjet e 25 Prillit.

Pas kësaj marrëveshje, të entuziasmuar se do të fitonin Kryemadhi, filloi të thurte ëndrra për të marrë drejtimin e Ministrisë së Brendshme.

Ajo u shfaq në fushatë elektorale duke u bërë thirrje qytetarëve për revolucion. “Ngrehuni dhe bjeruni, korrini dhe shtypini” të gjithë ata që grabisin shqiptarët”, trumbetonte më zë të lartë Kryemadhi nga Jugu në Veri.

Dhe aq ëndrra kishte thurur për t’u bërë Ministre e Brendshme saqë Fan Nolin e ngatërroi me Migjenin.

Për të s’kishte rëndësi se kush i kishte shkruar vargjet me të cilat, ajo bënte thirrje për revolucion, për të duket se kishte rëndësi që me çdo çmim të merrte Ministrinë e Brendshme.

Një javë para zgjedhjeve në emisionin “Open”, Kryemadhi e tha më në fund edhe ëndrrën e saj.

Gjatë një debatit tek i njëjti emision, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi  ka folur edhe për këtë ëndërr, duke mohuar të kishte thënë me zë të lartë se donte të bëhej Ministre e Brendshme, por duke pohuar se e kishte menduar një gjë të tillë.

E pyetur nga moderatorja Eni Vasili, Kryemadhi u shpreh se nuk është ky shqetësimi kryesor i saj dhe i opozitës. Për Kryemadhin, shqetësimi kryesor është se si të sigurojë punë të mirëpaguara për të rinjtë dhe të rejat shqiptare.

“Unë nuk e kam bërë deklaratë këtë, por nuk them që nuk e marr, kështu që mos u shqetëso. Ajo që unë mendoj dhe është shumë e rëndësishme nuk është problemi se kush do të jetë Monika Kryemadhi, e rëndësishme është që jemi bashkë në këtë betejë që çon përpara ndryshimin, i cili nuk ka kthim pas, për hir të së vërtetës”, u shpreh Kryemadhi.

Po, rezultatet e 25 Prillit, ia shuan përfundimisht ëndrrën për t’u bë Ministre e Brendshme.

Qytetarët e dëgjuan thirrjen e saj për revolucion dhe e përkthyen me vota kundër LSI.

Dhe për pasojë LSI e Kryemadhit mori vetëm katër mandate deputetësh, nga 19 që kishte legjislacionin e kaluar.

Në këto rrethana Kryemadhi nuk u bë dot pasardhëse e Fatmir Xhafajt, Sandër Lleshajt dhe as e Bledi Çuçit.

Me ëndrrën në sirtar për Ministrinë e Brendshme ajo pranoi humbjen, dhe u zhduk nga skena politike, për t’u shfaqur pas një kohe të gjatë si zonjë e parë në krah të bashkëshortit te saj, Presidentit Ilir Meta./cna

/m.j

Next Post
Ndërhyrje nga ajri për zjarret/ Peleshi: Njëra vatër zjarri u riaktivizua në Dukat, kemi dyshime të forta që është e qëllimshme

Ndërhyrje nga ajri për zjarret/ Peleshi: Njëra vatër zjarri u riaktivizua në Dukat, kemi dyshime të forta që është e qëllimshme

Comments 1

  1. shkurt 2014 says:
    5 years ago

    lyli basha duhet te insistoje tek SPAK qe te shkojne gardiane te rruaj lylin,plakun e lir floririn e tjere,kyt meriton mona

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama sulmon opozitën nga Lushnja: I gënjen mendja se mund të na mundin duke lehur në Bruksel

Rama sulmon opozitën nga Lushnja: I gënjen mendja se mund të na mundin duke lehur në Bruksel

April 11, 2026
Ndër ndërtesat më të fortifikuara në Islamabad, ja ku po vendoset fati i paqes SHBA-Iran

Ndër ndërtesat më të fortifikuara në Islamabad, ja ku po vendoset fati i paqes SHBA-Iran

April 11, 2026
Reforma e bunkerizmit të kastës plurale solidare përballë drejtësisë dhe SHBA

PD i humb zgjedhjet në Tiranë, në seli, në zyrën e Kryetarit

April 11, 2026
Po transportonte 5 emigrantë të paligjshëm në drejtim të Tiranës, arrestohet 23-vjeçari në Gjirokastër

Vrau kunatin për parkimin e makinës, arrestohet autori

April 11, 2026
“Lavdi Allahut, ata po humbasin rëndë”, deklarata e çuditshme e Trump gjatë negociatave SHBA-Iran

“Lavdi Allahut, ata po humbasin rëndë”, deklarata e çuditshme e Trump gjatë negociatave SHBA-Iran

April 11, 2026
VIDEO / “Mjedise moderne”, Rama viziton godinën e re të DPSHTRR në Lushnjë

VIDEO / “Mjedise moderne”, Rama viziton godinën e re të DPSHTRR në Lushnjë

April 11, 2026
Trump: Forcat amerikane po “pastrojnë” Ngushticën e Hormuzit

Trump: Forcat amerikane po “pastrojnë” Ngushticën e Hormuzit

April 11, 2026
Të rishikohet harta, Hoxha: Kemi numër të lartë të universiteteve në vend

Të rishikohet harta, Hoxha: Kemi numër të lartë të universiteteve në vend

April 11, 2026
Zbulohet korniza e parë e hidrogjenit të ujit detar

Zbulohet korniza e parë e hidrogjenit të ujit detar

April 11, 2026
Berisha kritika të forta për Ramën: Mashtron shqiptarët me naftën dhe fsheh dështimin me investimet

Berisha apel për pjesëmarrje në protestën e 17 prillit: PD nuk ndalet deri në largimin e Ramës

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In