Përgjatë një viti, hetimet dhe gjyqi ndaj ish zyrtarit të FBI, Charles McGonigal, u shndërruan në ushqimin e përditshëm politik, që servirej nga selia e opozitës në Shqipëri.
Jo pak herë, PD u përpoq t’i lidhte akuzat ndaj Mcgonigal në SHBA për mosdeklarim parash apo udhëtimesh, me një “skandal shqiptar” që nuk ekzistonte gjëkundi në dokumentat e drejtësisë amerikane.
Me pranimin e akuzës, mbyllen edhe hetimet, pasi prokurori hoqi dorë nga cdo akuzë tjetër. Asgjë nuk vazhdon më, as për me personin a, as me personin b.
Kështu, mbyllja e hetimeve dhe gjyqi i djeshëm shkërmoqin përfundimisht propagandën e opozitës, të ndërtuar mbi fantazi dhe trillime të pafundme./Tema