Për Francën, ishte “mbushja e kupës”, për Turqinë, ishte një keqkuptim. Për NATO-n, mund të jetë një pikë kthese. Keshtu e nis Reuters, shkrimin per tensionet mes Frances dhe Turqise, per incidentin qe shpërtheu shpejt në Mesdheun lindor, më 10 qershor,
Sipas Reuteres, ishte momenti kur një fregatë franceze nën komandën e NATO-s u përpoq të inspektonte një anije ngarkese me flamur nga Tanzania, të dyshuar për kontrabandim armësh drejt Libisë në shkelje të një embargoje të OKB-së.
Ministria franceze e forcave të armatosura, duke folur në emër të qeverisë, tha se fregata ishte “ngacmuar” nga tri anije të marinës turke që shoqëronin anijen e ngarkesave. Por Turqia e kundërshton këtë.
Ajo mohon trafikimin e armëve në Libi dhe thotë se anija e ngarkesave, Cirkin, po transportonte ndihmë humanitare – duke e akuzuar marinën franceze për agresion.
Madje, ambasadori i Turqisë në Francë, Ismail Hakkı Musa, tha që më 1 korrik tre anije luftarake turke po ndihmonin NATO-në të zbatojë embargon e armëve të SHBA-së.
Dhe sipas Reuters, NATO urdhëroi një hetim, por përmbajtja e tij është klasifikuar dhe NATO nuk e ka komentuar përfundimin e saj.
Gjithashtu, dy diplomatë evropianë i kanë thënë Reuters që Franca i dërgoi një letër Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, në fillim të korrikut duke thënë se raporti nuk “vërtetoi saktë faktet”.
Për Francën, incidenti nënvizon atë që shumë aleatë të NATO-s shohin si prirjen e presidentit Recep Tayip Erdogan për të vepruar kundër interesave dhe vlerave të aleancës perëndimore.
Thyerja
Pas një seri mosmarrëveshjesh, nga blerja e armëve të Turqisë nga Rusia në operacionet e shpimit të gazit afër Qipros, Franca arriti në përfundimin se dyshimet për kontrabandë të armëve turke në Libi ishin shumë serioze për tu injoruar, i thanë katër diplomatë dhe zyrtarë të NATO-s, Reuters. Franca ka pezulluar pjesëmarrjen e saj në misionin mesdhetar të NATO-s, “Sea Guardian”, në vend të kësaj duke ofruar asetet e saj për një mision të Bashkimit Evropian që po e mbron embargon e armëve të SHBA-së por nuk përfshin anije turke, thanë diplomatët.
“Çfarë bëni kur keni një mision vëzhgimi të NATO-s … dhe një nga ata në aleancë është ai që bën trafikimin, ndërsa thotë se po zbaton embargon?”, citohet të ketë thënë një zyrtar nga ministria e forcave të armatosura të Francës, duke kërkuar anonimitet për shkak të ndjeshmërisë së çështjes.
Në këtë mes, Shtetet e Bashkuara, edhe pse “të irrituara” nga blerja e raketave ruse S-400 të Rusisë dhe operacionet e saj ushtarake në Siri, janë duke kërkuar të qetësojnë tensionet në NATO, thanë diplomatët.
Gjithsesi, tetorin e kaluar, Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Mark Esper, tha se Turqia po “po shkonte në drejtim të gabuar”.
Ndërsa presidenti i SHBA-së, Donald Trump gëzon një marrëdhënie të ngushtë me Erdogan, ai i kërkoi Turqisë në maj që të ndihmojë de-përshkallëzimin e konfliktit libian.
Pentagoni “përpiqet të ruajë marrëdhëniet tona me Turqinë ndërsa inkurajon qeverinë turke të ndjekë politika më konstruktive në lidhje me S-400 dhe fusha të tjera të mosmarrëveshjeve”, citohet të ketë thënë nënkoloneli i Ushtrisë amerikane Thomas Campbell, një zëdhënës i Pentagonit.
Kërkesat franceze
Ministri Francez i Forcave të Armatosura, Florence Parly i tha Parlamentit Evropian më 2 korrik se NATO duhet ta bëjë Ankaranë të kuptojë se nuk mund të “shkelë” rregullat e NATO-s.
Por diplomatët francezë gjithashtu thonë se Parisi nuk po kërkon të dëbojë Turqinë dhe NATO nuk ka asnjë mekanizëm zyrtar për të ndëshkuar ose dëbuar anëtarët.
Megjithatë, NATO mund të kërcënojë të largojë asetet nga Turqia, të tilla si një radar, raketa Patriot ose avionë të NATO-s, AWACS.
Madje, ministri i Jashtëm francez Jean-Yves Le Drian dëshiron që ministrat e jashtëm të BE-së të marrin në konsideratë sanksione të reja ndaj Ankarasë gjatë një takimi me video më 13 korrik.
“Problemi kryesor për Evropën është Rusia. Ambivalenca e Turqisë, me një këmbë në secilin kamp, është faktori shqetësues”, tha Marc Pierini, një ish ambasador i BE-së në Turqi nga instituti Carnegie Europe.
Sipas Reuters, Turqia ka ushtrinë e dytë më të madhe në NATO dhe i jep aleancës një prani strategjike, veçanërisht në Detin e Zi dhe Mesdheut.
“Imagjinoni NATO pa Turqinë! Ju nuk do të keni NATO”, ka thënë ambasadori Musa.
Franca bëri katër kërkesa konkrete të NATO-s në letrën e saj të korrikut drejtuar Stoltenberg, përmbajtja e së cilës iu paraqit Reuters.
Ai dëshiron që të 30 aleatët të riafirmojnë angazhimin për respektimin e embargos së armëve të SHBA mbi Libinë, për të siguruar që sinjalet e NATO-s nuk përdoren gjatë misioneve kombëtare, të përmirësojnë koordinimin midis misioneve të NATO-s dhe BE-së në Mesdhe, dhe të shmangin incidente të ngjashme në të ardhmen.
Në takimin e fundit të ministrave të mbrojtjes të NATO-s në fund të qershorit, përmes lidhjes video, tetë vende përfshirë Gjermaninë, Italinë dhe Spanjë mbështetën idenë për të kërkuar një qasje më bashkëpunuese nga Turqia.
Megjithatë, ekziston rreziku i një përplasejej afatgjatë në NATO nëse Erdogan nuk ndryshon kursin, thonë analistët.
“Turqia e konsideron veten mjaft të madhe tani për të qenë e pavarur nga të gjitha palët,” tha analisti.
g.kosovari