• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Si u rrit dy herë çmimi i ujit në Tiranë kur qeveriste Berisha (FAKSIMILET)

by A R
25/07/2017 12:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rritjen më të madhe të çmimit të ujit të pijshëm do e shënonte gjatë kohës së qeverisë “Berisha” ku çmimi i ujit të pijshëm do të rritej brenda dy viteve dy herë dhe me 125 për qind.

Tentativat për rritjen e ujit të pijshëm do të fillonin që në vitin 2010, kur Drejtori i UKT i emëruar nga Berisha, Seit Dollapi, në atë kohë do të propozonte dyfishin të rritjes së çmimit.

Përmes një shkrese zyrtare, në 5 janar të vitit 2010, Dollapi do të paraqite kërkesën për ndryshim të tarifave të ujit të pijshëm duke propozuar rritje të saj nga 20 lek/ m3 në 40 lek/ m3, pra dyfishim të saj për abonentët familjarë. Kujdesin më të madh në propozimin për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm të djathtët e treguan për bizneset. Çmimin e ujit të pijshëm për bizneset të djathtët e propozuan nga 95 lek /m3 në 120 lek.  Brenda po këtij viti, me shpejtësi rekord, kërkesa do të miratohej dhe nga Enti Rregullator i Ujit duke miratuar tarifën zyrtare 33 lek/ m3.

Pavarësisht rritjes së çmimit, gjendja e furnizimit me ujë të pijshëm nuk do të ndryshonte, ku orari i furnizimit me ujë në vend që të rritej, do të ulej, kjo si pasojë e mungesës së investimeve dhe vjedhjes së ujit.

Do të kalonin vetëm pak muaj dhe nga Ujësjellës Kanalizime Tiranë do të përsëritej kërkesa për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm. Në vitin 2011 do të aplikohej sërish kërkesa në ERRU për rritjen e çmimit. Ky i fundit, do të pranonte kërkesën e UKT-së së drejtuar nga Seit Dollapi duke e çuar çmimin e ujit të pijshëm nga 33 lek /3 në 45 lek/ m3.

Edhe pse brenda dy viteve çmimi i ujit do të rritej dy herë me 125 për qind, ish-drejtori i Ujësjellës Kanalizimeve Seit Dollapi do të shprehej se rritja e miratuar nga Enti Rregullator nuk ishte e mjaftueshme dhe se nuk mbulonte kostot akoma.

“Rritja shkon në rreth 27% të  çmimit, pra tarifa e ujit të pijshëm shkon nga 33 lekë në 45 lekë, ujë me shumicë nga 10 lekë në 12 lekë për metër kub, largimi i ujërave të ndotura nga 10 lekë në 11 lekë për metër kub. Janë ngritje jo të mëdha. E konsiderojmë jo të mjaftueshme për ndërmarrjen tonë, por është një rritje e lehtë, e përballueshme nga qytetarët”, – deklaroi Dollapi në vitin 2012.

Edhe pse ai do të premtonte rritje të furnizimit me ujë të pijshëm, efekti ishte krejt i kundërt si pasojë e abuzimit dhe e mungesës së investimeve. Nga 9 orë ujë të pijshëm që kishte atëherë vetëm Tirana e vogël, pra pa komunat që tashmë i janë bashkuar kryeqytetit, furnizimi do të zbriste në vetëm 7 orë.

Aktualisht në vitin 2016, falë riorganizimit të punës për rikonstruksionin e burimeve dhe të linjave të transmetimit si dhe punës së grupeve të punës në terren për disiplinimin e   përdorimit të ujit të pijshëm, banorët e kryeqytetit furnizohen 13 orë në ditë.  Kryebashkiaku Veliaj, ka premtuar se rritja e propozuar synon furnizimin me 24 orë ujë të pijshëm në ditë, si dhe rritjen e cilësisë së tij duke ulur në këtë mënyrë edhe kostot shtesë për qytetarët si pasojë e blerjes së tij nëpër markete. “Më duket hipokrizi e jashtëzakonshme që dikush që sa ishte kryetar bashkie rriti ujin dhe uli oraret. Seit Dollapi e kishte 9 orë, ky rriti çmimin dhe e çoi 7 orë. Unë pa e rritur çmimin e bëra 13 orë dhe duke bërë sa Bathorja, do e bëj 24 orë ujë në Tiranë. Njerëzit thonë na bie më lirë, çfarëdo rritje bën Bashkia se sa të blesh ujë nga private, bote. Ti e di që shumica e familjeve, përfshirë edhe tonat e blejnë ujin për të pirë. Jo për shkak të cilësisë, por po s’pati ujë 24 orë e gjithë e ndenjura në rezervuare, dekanton. Ujin e mban të pastër fakti që lëviz gjithë kohën”, u shpreh dje kryebashkiaku Veliaj. /tema/

Next Post
Kukan: Droga problem gjigand për Shqipërinë, duhet vepruar pa mëshirë

Rizgjedhja e Bashës në PD, Kukan shkruan në Twitter

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestat si pasqyrë për Lapajn dhe partitë e reja

Protestat si pasqyrë për Lapajn dhe partitë e reja

June 14, 2026
Botërori 2026/ Gjermania nuk kursehet, i shënon 7 gola debutuesve të Kurasaos

Botërori 2026/ Gjermania nuk kursehet, i shënon 7 gola debutuesve të Kurasaos

June 14, 2026
Gonxhja: Protestat po dëmtojnë turizmin, operatorët raportojnë shqetësim nga turistët e huaj

Gonxhja: Protestat po dëmtojnë turizmin, operatorët raportojnë shqetësim nga turistët e huaj

June 14, 2026
FOTOLAJM/ Protesta në ditën e 15-të, ja sa është pjesëmarrja

FOTOLAJM/ Protesta në ditën e 15-të, ja sa është pjesëmarrja

June 14, 2026
Dalin pamjet, kush janë personat e maskuar me kapuçë të pranishëm në protestën para Kryeministrisë?

Dalin pamjet, kush janë personat e maskuar me kapuçë të pranishëm në protestën para Kryeministrisë?

June 14, 2026
Gazeta italiane: Protestat në Shqipëri shndërrohen në antisemitizëm. Hebrenjtë dhe izraelitët në shënjestër

Gazeta italiane: Protestat në Shqipëri shndërrohen në antisemitizëm. Hebrenjtë dhe izraelitët në shënjestër

June 14, 2026
Tensione në protestë! Mbledhje të paligjshme kartash identiteti për peticion, persona me kapuçë të pranishëm

Tensione në protestë! Mbledhje të paligjshme kartash identiteti për peticion, persona me kapuçë të pranishëm

June 14, 2026
“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

35-vjetori i PS-së, analisti: Ka bërë ndryshime kolosale, është kthyer në forcën kryesore qeverisëse

June 14, 2026
“Epsteini” ynë

Mos i këshilloni ata që kanë dalë në protestë

June 14, 2026
“Jam deputete e pavarur”, Marjana Koçeku largohet nga grupi parlamentar i PS

“Jam deputete e pavarur”, Marjana Koçeku largohet nga grupi parlamentar i PS

June 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In