• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Si u prek Shqipëria nga pandemia e gripit të Hong-Kongut në 1970! Në 2 muaj, 492 mijë të sëmurë.

by Java News
12/01/2021 22:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Kreshnik KUÇAJ/ Gripi i Hong Kong-ut i njohur edhe si pandemia e vitit 1968 ishte një pandemi që shpërtheu në mbarë botën në vitin 1968 dhe 1969 dhe u shtri edhe në vitin 1970. Vlerësohet se nga ky shpërthim humbën jetën 1-4 milion persona në mbarë botën.

4 muaj pasi kishte shpërthyer gripi, mikrobiologu amerikan Maurice Hilleman dhe skuadra e tij krijuan vaksinën dhe më shumë se 9 milionë doza u prodhuan. Virusi H3N2 u rikthye në sezonin dimëror 1969–70  dhe rezultoi me një valë të dytë më vdekjeprurëse për Europën, Japoninë e Australinë. Ky virus qarkullon ende në ditët e sotme në formën e gripit sezonal. Simptomat e gripit zakonisht zgjasnin 4-5 ditë por në disa javë zgjasnin deri në 2 javë.

Si u konfirmuan rastet e para të gripit të Hong-Kong-ut në Shqipëri. Raporti: Një person kishte kontakt në Jugosllavi

Shqipëria ndodhej në atmosferën festive të Vitit të Ri 1970 kur konfirmoi rastet e para të prezencës së gripit të Hong-Kong-ut në disa qytete të Shqipërisë. Dokumentet që ndodhen në Arkivën e Shtetit shqiptar dhe që i sjell SCAN hedhin më shumë dritë për atë që ka ndodhur në vitin 1970.

Me 29 dhjetor të vitit 1969, Ministri i Shëndetësisë doktor Çiril Postoli i dërgon shkresë zyrtare numrit 2 të kabinetit qeveritar, Adil Çarcanit duke konfirmuar në Shqipëri ardhjen zyrtare të virusit të gripit të emërtuar A2 Hong-Kong 68.

Instituti i Higjienës dhe Epidemiologjisë kishte konfirmuar dy persona të sëmurë me grip që kishin pasur kontakte me një person të sëmurë të ardhur nga Jugosllavia. Më pas, u konstatuan 3 raste në Tiranë të cilët kishin infektuar 31 persona të tjerë. Në Vlorë një person kishte infektuar 11 pjesëtarë të familjes e fisit ndërsa në Durrës ishin konfirmuar pozitivë me virus disa marinarë në 3 anije shqiptare që kishin ardhur nga portet e huaja.

“Të dhënat laboratorike dhe epidemiologjike të përmendura më lart flasin për atë që gripi i shkaktuar nga virusi A2 Hong-Kong 68 është futur në vendin tonë” evidentohej në shkresë. Kjo shkresë, iu dërgua për dijeni edhe ministrit të Brendshëm e si rrjedhojë, periudha e festës karakterizohet nga një serë lëvizjesh mobilizuese të strukturave shëndetësore shqiptare, që ende nuk e dinin se me çfarë do të përballeshin brenda pak ditësh.

Brenda pak ditësh, gripi nis të marrë përmasa kolosale. Në një radiogram të datës 5 janar 1970 drejtuar komiteteve ekzekutive të rretheve dhe strukturave shëndetësore, Këshilli i Ministrave konfirmon zyrtarisht se vendi ndodhet përballë një epidemie gripi dhe se për të përballuar një gjendje të tillë, të gjitha poliklinikat duhej të kishin në dispozicion mjetet e transportit me qëllim që mjekët të ofronin shërbimin në banesë për të sëmurët.

Me 9 janar të vitit 1970, Drejtoria e Higjenës dhe Epidemiologjisë konfirmoi se në Shqipëri ishin zyrtarisht 47 mijë e 982 raste me grip.

Brenda pak ditësh, me 25 janar 1970, gripi mori përhapje edhe më të madhe duke u rritur në një shkallë të frikshme sa i përket numrave.

Raporti i 25 janarit 1970: Rritje e frikshme e shifrave të të prekurve. Intensitet më të lartë në Tepelenë

Brenda pak ditësh, në janarin e vitit 1970 epidemia e gripit u shtri në të gjithë Shqipërinë, duke e bërë të pamundur mbajtjen nën kontroll të infektimeve por vetëm menaxhimin e situatës  përmes ofrimit të trajtimit mjekësor.

Në raportin e ministrisë së Shëndetësisë drejtuar kryeministrit Mehmet Shehu evidentohet se numri i infektimeve kishte shkuar në 342 mijë e 128 raste.

“Epidemia e gripit është shtrirë në të gjithë rrethet e Republikës duke arritur me datë 25 janar 1970 shifrën prej 342 mijë e 128 raste ose 16.5 % të popullatës. Në të gjitha rrethet janë marrë analiza për të përcaktuar shkaktarin e epidemisë.

Në 18 analiza të marruna në rrethet Tiranë, Vlorë, Fier, Shkodër është përcaktuar virusi i gripit të tipit A2 Hong Kong 68.  Në rrethet ku epidemia ka filluar më shpejt, ajo ka filluar të bjerë si në Tiranë, Vlorë, Gjirokastër, Berat, Fier, Lushnje,Sarandë , Shkodër, Tepelenë etj. Tani gripi ka hyrë në fshat.  

Rrethet në të cilat epidemia ka patur një intensitet më të lartë janë Tepelena, ku u sëmurën nga gripi 57 % e popullatës, Gjirokastra 27.8 %, Tirana 24,4 %, Vlora 21.9%, Kruja 22.1 %, Skrapari 20.9 %, Durrësi 18.7 %, Berati 17.6 % Kryesisht janë prekur moshat mbi 15 vjeç me 65 % të rasteve.  Sëmundja në vetvete është paraqitur me format e mesme e në shumë raste në forma të rënda. Të sëmurët me grip të thjeshtë i fitojnë aftësitë për punë pas 5-7 ditësh ndërsa ata me komplikacione pas 3-4 javësh.  

Vdekjet sipas të dhënave operative që nga fillimi i epidemisë kanë arritur në 355 ose 0.1 % në raport me morbozitetin; prej tyre 79 kanë ndodhur në fëmijë të moshës 0-1 vjeç dhe 206 në moshën mbi 60- vjeç” evidentohet në shkresën e ministrisë së Shëndetësisë drejtuar kryeministrit Mehmet Shehu.

Për pandeminë u angazhuan edhe studentët e nxënësit

Për përballimin e epidemisë së gripit iu kushtuaë një vëmendje e veçantë propagandës shëndetësore përmes fletushkave informuese, pllakatave, shytpit e radio-televizionit. Në periudhën 14-22 janar në 11 rrethe të vendit u dërguan 170 studentë të Fakultetit të Mjekësisë për të përballuar volumin e madh të punës.

Në funksion të kësaj beteje mjekësore, 2 mijë e 335 nxënës u vunë në shërbim të epidemisë. Krahas mobilizimit të stafeve mjekësore dhe struktuarve të tjera shtetërore, spitalet e vendit boshatisën repartee të ndryshme si kirurgjia, patologjia, sëmundjeve të lëkurës etj në funksion të shtrimit, kryesisht të fëmijëve 0-1 vjeç.

Epidemia e gripit nisi të marrë një kthesë të fortë në fundin e janarit të vitit 1970. Ndryshe nga më parë që ishte përhapur kryesisht në qytete, tashmë gripi po adresohej agresivisht në fshatrat e vendit. Shqetësimi që shprehet nga ministria e shëndetësisë është mungesa e të dhënave statistikore që nuk janë të plota.

Po ashtu, një problematikë tjetër është se shumë poliklinika nuk kishin marrë mjetet e transportit nga ndërmarrjet e tjera sikurse parashikohej në plan, e në disa raste ishin konstatuar fshatarë të sëmurë që shkonin në poliklinika në gjendje të rënduar me mjete si karroca e kafshë.

Ministria e Shëndetësisë kërkonte që të prekej rezerva shtetërore e barnave. Nevojat ishin 5 mijë kilogramë aspirina, 1 milionë flakonë penicilinë,  500 kilogramë tetraciklinë e deri edhe 50 kilogramë opium.

Menjëherë pas kësaj shkrese, kryeministri njofton pezullimin e të gjitha aksioneve masive, si masë për të parandlauar përhapjen e mëtejshme të gripit.

Fillimi i muajit shkurt shënon një rritje të metejshme të rasteve të konfirmuara me gripin e Hong Kong-ut.

Me 6 shkurt 1970 numri i përgjithshëm i rasteve arriti në 491 mijë e 985 raste duke prekur kështu 23.7 % të popullatës.

Në fshatra refuzoheshin ilaçet sepse besonin te injeksioni

Në shkresën drejtuar zëvëndëskryeministrit Adil Çarçani, ministri i Shëndetësisë shpreh disa shqetësime. E ndër to është refuzimi i fshatarëve për të marrë barnat në formën e kokrrave.

“Gjatë kontrolleve të kryera në gjithë rrethet e vendit për këtë periudhë, kemi vërejtur se fshatarët në përgjithësi nuk i vlerësojnë barnat e dhëna nga personeli mjekësor duke i konsideruar si pa vlerë në qoftë se këto nuk janë injeksione” evidentohet në shkresë.

Dyshimet mbi statistikat e vdekjeve

Problematika e statistikave të epidemisë së gripit theksohet edhe më shumë në shkresën e fillimshkurtit. “Numri i vdekjeve arriti në 1 mijë e 134. Nga të dhënat e pjesshme që kemi, vërehet se në pak rrethe i përafrohen shifrave ekzakte. Si p.sh rrethi i Beratit ka njoftuar 28 vdekje për gjithë periudhën e epidemisë ndërsa të dhënat e nxjerra nga zyrat e gjendjes civile dëshmojnë një rritje nga 88 vdekje në muajin janar  1969 në 170 në janarin e 1970.

Po kështu Fieri ka njoftuar 27 vdekje  ndërsa raporti janar 1969-1970 është 101 në 273 vdekje, Lushnja nga 46 në 163, Tropoja nga 28 në 82 etj” evidentohet në shkresën e 7 shkurtit të vitit 1970 të ministrit të Shëndetësisë, Çiril Pistoli.

Me 16 maj, epidemia u konsiderua e mundur dhe me këtë rast, mjekët u përshëndeten nga kryeministri i kohës Mehmet Shehu përmes një letre që mban datën 16 maj 1970. /Scan/

 

Next Post
Covid-19 në Berat/ Infeksioni pushton disa institucione vendore, mes tyre dhe shumë pensionistë

Covid-19 në Berat/ Infeksioni pushton disa institucione vendore, mes tyre dhe shumë pensionistë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Planet e Trump për aneksimin e Groenlandës, ministria daneze e Mbrojtjes: Do detyrohemi të përdorim armët!

Planet e Trump për aneksimin e Groenlandës, ministria daneze e Mbrojtjes: Do detyrohemi të përdorim armët!

January 10, 2026
Përmbytje nga shiu dhe bllokime nga bora, situata problematike në Shkodër, Durrës dhe Gjirokastër. Policia: Kujdes me parakalimet

Përmbytje nga shiu dhe bllokime nga bora, situata problematike në Shkodër, Durrës dhe Gjirokastër. Policia: Kujdes me parakalimet

January 10, 2026
Kompensimi për fëmijët nën 18 vjeç/ Kontabilistët: Ja si mund të përfitoni edhe rimbursim për arsimimin e tyre

Kompensimi për fëmijët nën 18 vjeç/ Kontabilistët: Ja si mund të përfitoni edhe rimbursim për arsimimin e tyre

January 10, 2026
Lokali shkrumbohet nga flakët në Durrës, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Çfarë u pa në kamerat e sigurisë

Lokali shkrumbohet nga flakët në Durrës, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Çfarë u pa në kamerat e sigurisë

January 10, 2026
Samiti i IV-t mbahet në prill, Spiropali me Këshillin Koordinues të Diasporës: Fokusi në fuqizimin e rolit të diasporës

Samiti i IV-t mbahet në prill, Spiropali me Këshillin Koordinues të Diasporës: Fokusi në fuqizimin e rolit të diasporës

January 10, 2026
“Unë do e rrëzoj me 17 janar”, Adriatik Lapaj thërret protestë për largimin e Ramës disa ditë para tubimit të  Berishës

“Unë do e rrëzoj me 17 janar”, Adriatik Lapaj thërret protestë për largimin e Ramës disa ditë para tubimit të Berishës

January 10, 2026
U vu në pranga pasi u kap duke konsumuar drogë në një klub nate, lirohet pas pak orësh aktori i njohur turk

U vu në pranga pasi u kap duke konsumuar drogë në një klub nate, lirohet pas pak orësh aktori i njohur turk

January 10, 2026
Përcaktohen tetë skuadrat çerekfinaliste për Kupën e Shqipërisë, ndahen vazot për shortin

Përcaktohen tetë skuadrat çerekfinaliste për Kupën e Shqipërisë, ndahen vazot për shortin

January 10, 2026
Pse opozita shpreson kur ndodh diçka në Nepal, Venezuelë, Bangladesh apo Iran?

Pse opozita shpreson kur ndodh diçka në Nepal, Venezuelë, Bangladesh apo Iran?

January 10, 2026
Regjimi qëllon mbi turmën e protestuesve në Iran/ 65 viktima, mbi dy mijë arrestime, spitalet në kolaps

Regjimi qëllon mbi turmën e protestuesve në Iran/ 65 viktima, mbi dy mijë arrestime, spitalet në kolaps

January 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In