• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Si u përdor Whatsapp për transferimin e miliona eurove për krim e ekstremizëm

by A R
30/08/2026 10:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një grup në WhatsApp me 532 anëtarë është përdorur për të organizuar transferime të shumave të mëdha parash cash në vende të ndryshme të botës, duke financuar aktivitete kriminale dhe ekstremizëm, sipas një hetimi të rrjetit investigativ të Bashkimit Evropian të Transmetuesve (EBU), ku bën pjesë edhe BBC.

Grupi, i quajtur “Traders of Greater Europe”, përmbante më shumë se 82 mijë mesazhe të dërguara nga fundi i shkurtit deri në dhjetor të vitit 2022. Përmes tij organizoheshin transferime parash mbi 5 mijë euro, ndërsa në shumë raste shumat ishin tepër më të mëdha. Pagesat organizoheshin në qytete të ndryshme evropiane dhe në vende të tjera të botës, përfshirë Londrën dhe Birminghamin.

Hetimi nisi në Belgjikë si një çështje që lidhej me financimin e terrorizmit. Autoritetet zbuluan se disa nga personat e përfshirë kishin dërguar para te militantë të grupit të Shtetit Islamik (IS) në Siri. Paratë dyshohet se synonin të ndihmonin gratë e militantëve të largoheshin nga kampet e paraburgimit në Siri.

Grupi u zbulua në telefonin e një prej drejtuesve të rrjetit, Abu Adam, i cili u arrestua nga autoritetet belge. Në vitin 2024, gjashtë persona u dënuan në Belgjikë për pastrim parash, mes tyre Abu Adam dhe krahu i tij i djathtë, Abu Ahmed.

Në telefonin e Abu Adam u gjetën gjithashtu rreth 6 mijë fotografi të kartëmonedhave 5-euroshe, ku dukeshin numrat serialë, si dhe rreth 6 mijë fotografi të dokumenteve të identifikimit.

Hetuesit besojnë se këto të dhëna përdoreshin për identifikimin dhe regjistrimin e transaksioneve në sistemin e njohur si “hauala”.

Hauala është një sistem tradicional transferimi parash që funksionon përmes një rrjeti ndërmjetësish të besuar, të njohur si haualadarë. Një ndërmjetës merr paratë cash në një vend, ndërsa një tjetër i jep shumën përkatëse marrësit në një vend tjetër, zakonisht duke zbritur një komision. Llogaritë mes ndërmjetësve shlyhen më vonë.

Ky sistem përdoret edhe për qëllime legjitime, veçanërisht nga emigrantët që dërgojnë para te familjet e tyre në vende ku qasja në sistemin bankar është e kufizuar. Megjithatë, hetuesit paralajmërojnë se mungesa e gjurmëve elektronike mund ta bëjë atë tërheqës për grupet kriminale.

Ndryshe nga transfertat bankare ndërkombëtare përmes sistemit SUIFT, transaksionet hauala mund të kryhen pa transferuar fizikisht paratë dhe pa krijuar një regjistrim bankar të drejtpërdrejtë të pagesës. Kjo mund t’u mundësojë grupeve kriminale të lëvizin shuma të mëdha parash duke shmangur kontrollet financiare.

Një ish-pastrues parash, i identifikuar nga hetuesit me emrin “Frank”, tha se kishte marrë pjesë në transaksione që arrinin në qindra milionë euro. Ai përshkroi një rast në Holandë ku, brenda rreth një ore e gjysmë, disa korrierë sollën para në një zyrë dhe u transferua një shumë prej të paktën një milion eurosh.

Sipas tij, sistemi nuk përdorej vetëm për transferime të zakonshme parash, por edhe për financimin e terrorizmit, trafikut të drogës, prostitucionit dhe aktiviteteve të tjera kriminale.

Hetimet në Austri kanë zbuluar gjithashtu lidhje mes hauala-s dhe kontrabandës së emigrantëve. Në një rast, policia bastisi atë që e cilësoi si një nga zyrat më të mëdha të hauala-s në Vjenë, e cila funksiononte nga një restorant kebab. Autoritetet thanë se operacioni përdorej për pagesa që lidhen me trafikimin dhe kontrabandën e njerëzve.

Dy vëllezër sirianë që drejtonin aktivitetin u akuzuan për trafikim njerëzish, si dhe për torturimin dhe përdhunimin e një korrieri që kishte humbur 350 mijë euro. Ata u dënuan vitin e kaluar me 18 dhe 8 vite burg.

Në një tjetër operacion, policia austriake dhe Europol shkatërruan një rrjet kontrabandistësh që përdorte hauala-n për financimin e aktiviteteve të tij. Sipas autoriteteve, rrjeti kishte transportuar rreth 100 mijë persona drejt Evropës gjatë një periudhe 18-mujore.

Gerald Tatzgern, drejtues i hetimeve për trafikimin e qenieve njerëzore në Shërbimin Austriak të Inteligjencës Kriminale, tha se dhuna dhe tortura janë bërë pjesë e modelit të biznesit të disa rrjeteve të kontrabandës. Sipas tij, familjeve të viktimave u dërgoheshin video të torturave dhe u kërkoheshin mijëra euro për ndalimin e dhunës, ndërsa pagesat realizoheshin përmes sistemit hauala.

Edhe zyrtarë të Europol-it e konsiderojnë këtë sistem një kanal të rëndësishëm për pastrimin e parave nga krimi i organizuar. Hetuesit theksojnë se hauala vetë nuk është domosdoshmërisht kriminale, pasi përdoret gjerësisht për qëllime të ligjshme, por rrjetet kriminale mund të përfitojnë nga mënyra e funksionimit të saj dhe mungesa e mbikëqyrjes financiare.

Hetimi i grupit “Traders of Greater Europe” ka nxjerrë në pah përmasat e një sistemi ndërkombëtar të transferimit të parave cash, i cili, sipas hetuesve, shtrihet në shumë vende dhe mund të përdoret njëkohësisht për qëllime të ligjshme dhe për financimin e krimit të organizuar dhe ekstremizmit.

Next Post
Zbulohet trajtimi që ul kolesterolin e keq me rreth 50% për një vit

Zbulohet trajtimi që ul kolesterolin e keq me rreth 50% për një vit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarr i madh edhe në Mat, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen nga terreni, dyshohet se është i qëllimshëm!

Ndezi zjarr dhe rrezikoi një fshat të tërë, arrestohet 25-vjeçari në Tërbaç

August 30, 2026
Të shtëna me armë në një party në Zvicër, një i vdekur dhe 5 të plagosur

Të shtëna me armë në një party në Zvicër, një i vdekur dhe 5 të plagosur

August 30, 2026
Protesta në kornizat e Goffman

Si e vrau algoritmi protestën qytetare në Tiranë

August 30, 2026
Tokat e zaptuara, emrat e 870 pronarëve që kompensohen

“Ngërçi” tek kthimi i pronave, kreu i ATP tërheq vëmendjen: Rifreskoni adresat

August 30, 2026
Ankimi i maturantëve për provimin/ Drejtoresha e QSHA: Në test kishte pyetje për të gjitha nivelet!

Çfarë zgjodhën maturantët? Të orientuar nga tregu i punës, kryeson mjekësia dhe IT

August 30, 2026
VIDEO/ Hyri me Jet Ski në zonën e pushuesve, bllokohet mjeti dhe gjobitet me 500 mijë lekë drejtuesi në Ksamil

VIDEO/ Hyri me Jet Ski në zonën e pushuesve, bllokohet mjeti dhe gjobitet me 500 mijë lekë drejtuesi në Ksamil

August 30, 2026
Zbulohet trajtimi që ul kolesterolin e keq me rreth 50% për një vit

Zbulohet trajtimi që ul kolesterolin e keq me rreth 50% për një vit

August 30, 2026
Si u përdor Whatsapp për transferimin e miliona eurove për krim e ekstremizëm

Si u përdor Whatsapp për transferimin e miliona eurove për krim e ekstremizëm

August 30, 2026
A ia vlen të blesh një shtëpi për ta dhënë me qira

A ia vlen të blesh një shtëpi për ta dhënë me qira

August 30, 2026
Italiani vjedh Audin Q5 dhe përplas makinën e Policisë, arrestohet në Durrës-Tiranë

Italiani vjedh Audin Q5 dhe përplas makinën e Policisë, arrestohet në Durrës-Tiranë

August 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com