• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Si u mashtrua dhe shfrytëzua për prostitucion 15-vjeçarja nga tutorja femër

by A R
07/03/2016 16:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një vajzë e re 25-vjeçare është shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit me akuzën e shfrytëzimit për prostitucion. Shtetasja me inicialet D.K. nga qyteti i Korçës ka shfrytëzuar një vajzë të mitur të moshës 15-vjeçare. Shfrytëzimi i vajzës së mitur u zbulua nga Policia e Korçës pas disa sinjalizimeve për aktivitetin e jashtëligjshëm në një motel të qytetit. Pasi shoqëroi vajzën e mitur, nën prezencën e psikologut, policia siguroi edhe dëshminë e saj e cila nxori emrin e tutores.

Vajza tha para hetuesve se “gjithçka e kishte bërë me dëshirën e vetë pasi donte të fitonte para”. Po ashtu ajo tha se tutorja e kishte ndihmuar të gjente klientët dhe se i ndanin paratë bashkë.

Policia dyshon se tutorja e shpallur në kërkim, ka rekrutuar në të shkuarën edhe vajza të tjera të mitura që ishin në vështirësi financiare. Aktualsiht po punohet për ndalimin e saj dhe zbulilmin e bashkëpunëtorëve të tjerë të mundshëm. Nuk dihet ende se sa mund të jetë numri i minoreneve që kanë rënë në rrjetën e këtij grupi.

Si u zbulua shfrytëzimi i 15-vjeçares

Vajza e mitur ishte larguar nga banesa e saj prej dy ditësh. Nuk dihen ende rrethanat se si u largua, por policia dyshon se e mitura është konfliktuar me familjarët. Po ashtu, në largimin e saj kanë ndikuar edhe mashtrimet e tutores e cila i mbushi mendjen “për një jetë më të mirë”, dhe e bindi të prostituoj kundrejt pagesës me shuma të mëdha. Pasi u largua ngna banesa, vajza e mitur u çua në një motel nga tutorja 25-vjeçare, ku qëndroi për dy ditë. Aty vajza për gjatë kësaj periudhe kreu marrëdhënie seksuale me disa klientë për shuma të ndryshme parash. Klientët i gjente 25-vjeçarja, e cila pasi merrte paratë, një pjesë të vogël ja jepte minorenes që prostituonte./Javanews

Next Post

Aurora Borealis, spektakël në qiejt e Britanisë (FOTO/VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Duhet të ketë formë tjetër, të ndizen temperaturat”, Këlliçi flet për protestat e vakëta të PD-së

“Duhet të ketë formë tjetër, të ndizen temperaturat”, Këlliçi flet për protestat e vakëta të PD-së

January 19, 2026
A po e “çmonton” Trump OKB-në? Baton Haxhiu zbulon detaje nga statuti i Bordit të Paqes

A po e “çmonton” Trump OKB-në? Baton Haxhiu zbulon detaje nga statuti i Bordit të Paqes

January 19, 2026
“Berisha, porositësi i vrasjeve”, avokati: I ka ofruar para familjes së Hekuran Dedës, por ata s’kanë pranuar

Sondazhi për “21 Janarin”: 62.9% mendojnë se Qeveria ‘Berisha’ vrau shtetasit e vet duke kryer krim shtetëtor

January 19, 2026

“21 Janari”, Sondazhi: 63.2% mendojnë se nuk ka vullnet për të vendosur drejtësi!

January 19, 2026
Rrëfimi i Bamir Topit: Telefonata e Ramës me Hysni Burgajn për 21 Janarin

SONDAZHI / 15 vite nga “21 Janari”, 47,9% e shqiptarëve: PS duhet ta çonte protestën deri në fund!

January 19, 2026
Kishte shkuar të punonte në një ishull / 19-vjeçarja gjendet e vdekur, dyshohet se u sulmua nga…

Kishte shkuar të punonte në një ishull / 19-vjeçarja gjendet e vdekur, dyshohet se u sulmua nga…

January 19, 2026
Ish-ministri i Brendshëm: Dhurata që më bëri Vladimir Putini!

Ish-ministri i Brendshëm: Dhurata që më bëri Vladimir Putini!

January 19, 2026
Protestuesit ndërpresin shërbesën kishtare në Minnesota, hetohen nga policia

Protestuesit ndërpresin shërbesën kishtare në Minnesota, hetohen nga policia

January 19, 2026
Protesta kombëtare e PD-së/Meçe: Pas 24 janarit, opozita do t’i rikthehet normalitetit

Protesta kombëtare e PD-së/Meçe: Pas 24 janarit, opozita do t’i rikthehet normalitetit

January 19, 2026
Mungesa e energjisë elektrike shqetëson pushuesit në Lezhë, deri në 8 orë pa drita

Gjysma e Tiranës në “black out”. OST del me njoftim zyrtar

January 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In