• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Si u kap mbreti i kokainës në Kolumbi? Mbi 500 ushtarë dhe pjesëtarë të njësive speciale në xhungël

by
24/10/2021 15:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Narkotrafikanti më i kërkuar në Kolumbi dhe lideri i Klanit të Gjirit, Daira Antonio Usuga, i njohur me nofkën Otoniel, është arrestuar gjatë një operacioni që është realizuar nga forcat e armatosura kolumbiane.

Për çfarëdo informacioni që do të ndihmonte në kapjen e tij, Kolumbia kishte ofruar një shpërthim prej rreth 3 miliard pezos (rreth 800.000 dollarë), derisa qeveria amerikane 5 milionë dollarë.

Departamenti amerikan i Shtetit, e ka përshkruar Otonielin si “person të armatosur dhe shumë të dhunshëm”. Siç raporton CNN, ky arrestim është goditja më e fuqishme ndaj narko-mafias në Kolumbi.

Presidenti i këtij vendi Ivan Duke, ka konfirmuar arrestimin e tij – duke e krahasuar me atë të rënies së Pablo Escobarit, tri dekada më parë.

“Është shpartallimi më i rëndë dhënë tregtisë me drogë në vendin tonë gjatë këtij shekulli. Mund ta krahasojmë me rënien e Escobarit gjatë të 90-ve”, ka shtuar ai.

Si pasojë e këtij operacioni ka humbur jetën një polic, e Otoniel ishte një gueril i majtë, më pas pjesëtarë i forcave paraushtarake të djathtës, duke u shndërruar në lider të bandës kriminale Clan del Golfo (Klani i Gjirit).

Ai akuzohet se ka kryer mbi dhjetë shpërndarje të kokainës nëpër SHBA, e Duke ka njoftuar se gjithashtu akuzohet për vrasjen e policit, keqtrajtim seksual të fëmijëve dhe trafikim me qenie njerëzore.

Karteli në të cilin ai ishte në krye, përbëhet nga ish-anëtarë të organizatave terroriste që përdorin dhunën dhe frikën për të kontrolluar tregun e narkotikëve, laboratorët për përpunimin e kokainës, shtigjet nga e kalojnë drogën si dhe hapësira të fshehta për aterimin e aeroplanëve.

Autoritetet kanë njoftuar se agjentët në terren ishin koordinuar me SHBA-të, Britaninë e Madhe – duke sjellë mbi 500 ushtarë dhe pjesëtarë të forcave speciale kolumbiane, që kishin për cak “strehimoren” e Otonielit në xhungël, ku ruhej nga tetë hallka të sigurimit.

/b.h

Next Post
Horoskopi 5 Shtator, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 25 Tetor 2021

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com