• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Si u grabit i riu me të dashurën police në zonën malore, asnjë gjurmë nga automjeti

by A R
10/01/2018 07:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mbetet ende mister i pazgjidhur grabitja me dhunë e një çifti të dashuruarish në qytetin e Korçës.

Ngjarja ndodhi të shtunën, në periferi të qytetit, në zonën e njohur si “Depot e Ujit”, ku shumë të rinj shkojnë aty për të kaluar momente intime. Por, ndërsa 25-vjeçari D.A. dhe e dashura e tij, 23-vjeçarja me inicialet E.G., punonjëse Policie, ndodheshin brenda në makinë, dy persona me maskë dhe armë u morën automjetin me dhunë.

Pavarësisht se vetë çifti i grabitur ka dëshmuar në Polici rrethanat e plota të ngjarjes, autorët mbeten ende të paidentifikuar. Si proces të parë hetimor për zbulimin e vendndodhjes së automjetit tip “Mercedes-Benz”, me targa AA 875 II, është tentuar përmes sistemit GPS-it pasi grabitësit bashkë me makinën u grabitën dhe telefonat.

Brenda në makinë, në momentin e grabitjes, ndodheshin tre telefona celularë, dy të 23-vjeçares polici dhe një i të dashurit të saj. Dy prej telefonave janë fikur rreth dy orë pas ngjarjes, ndërsa mëngjesin e djeshëm është fikur edhe telefoni i tretë.

Ndonëse Policia tregohet e rezervuar në dhënien e informacionit për shkak të hetimeve, kompanitë e telefonisë celulare kanë dhënë një trajektore të lëvizjes së autorëve përmes të dhënave të marrë nga “The Global Positioning System”, që njihet ndryshe si GPS. Por, mbetet për t’u parë se sa i vlefshëm do të jetë një informacion i tillë për grupi hetimor, pasi dyshohet se autorët pasi kanë fikur telefonat celularë, mund të kenë ndryshuar vendndodhje.

Gjithashtu, Policia ka kërkuar verifikimin e tabulateve të tre telefonave, për të parë nëse janë përdorur nga autorët për të kryer thirrje dalëse. Nga ana tjetër, grupi hetimor ka rrëzuar çdo dyshim që ngjarja të ketë ardhur si pasojë e ndonjë konflikti të 25-vjeçarit.

Ndërkohë, mbetet ende me pikëpyetje nëse grabitja e makinës ka qenë një kurth nga e dashura e tij. Sipas të dhënave, autorët nën kërcënimin e armës, kanë nxjerrë jashtë makinës policen e Komisariatit të Korçës, ndërsa të dashurin e saj e kanë hedhur disa metra me tutje pasi e kanë goditur me mjete të forta në pjesën e kokës. 23- vjeçarja ka lajmëruar Policinë për ngjarjen e ndodhur duke telefonuar me anë të celularit të një kalimtari të rastit, që është ofruar për t’i dhënë ndihmë. Më pas, 23-vjeçarja i ka shkuar në ndihmë të dashurit të saj, i cili qëndronte i shtrirë si pasojë e dhunës së ushtruar.

Për identifikimin e autorëve, Policia ka vendosur në dispozicion dhe një shpërblim prej 2 milionë lekësh të vjetra, për personin që do të ofrojë informacion të vlefshëm për arrestimin e autorëve apo gjetjen e automjetit.

Gjatë krehjes së zonës, Policia ka gjetur edhe dy gëzhoja pistolete në vendin e ngjarjes, ndërsa nuk dihet nëse këto kanë lidhje me ngjarjen në fjalë dhe janë duke u kryer verifikimet./Panorama/a.m.

Next Post
Dyshja e gjyqtarëve që liroi vrasësin, milionat e pasurisë së tyre nga ‘trashëgimitë”, te makinat e vilat

Në prag të 'furtunës' në drejtësi, 364 ankesa për gjyqtarë e prokurorë të korruptuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A e sulmoi Izraeli Libanin për të prishur armëpushimin e luftës me Iranin?

A e sulmoi Izraeli Libanin për të prishur armëpushimin e luftës me Iranin?

April 9, 2026
“9 vende kanë vendosur veton ndaj Shqipërisë në BE”, Rama: Barcaleta, e njëjtë sikur shpallën edhe Trumpin të korruptuar pas takimit me mua

“9 vende kanë vendosur veton ndaj Shqipërisë në BE”, Rama: Barcaleta, e njëjtë sikur shpallën edhe Trumpin të korruptuar pas takimit me mua

April 9, 2026
Autostrada Tiranë-Durrës drejt përfundimit: Hapet javën e parë të Majit

Autostrada Tiranë-Durrës drejt përfundimit: Hapet javën e parë të Majit

April 9, 2026
Trump i kërkon Netanyahut të ndalë sulmet ndaj Libanit, për të lehtësuar bisedimet

Trump i kërkon Netanyahut të ndalë sulmet ndaj Libanit, për të lehtësuar bisedimet

April 9, 2026
Shqipëria larg listës gri të BE-së, Malaj: Kontroll total mbi paratë që hyjnë në vend

Shqipëria larg listës gri të BE-së, Malaj: Kontroll total mbi paratë që hyjnë në vend

April 9, 2026
“Na duhet një madat më i fortë për të hyrë në BE”, Rama: Zgjedhjet e ardhshme janë më shumë politike, sesa vendore

“Na duhet një madat më i fortë për të hyrë në BE”, Rama: Zgjedhjet e ardhshme janë më shumë politike, sesa vendore

April 9, 2026
Çmimet e karburanteve rriten sërish, s’ka pritshmëri për ulje

Çmimet e karburanteve rriten sërish, s’ka pritshmëri për ulje

April 9, 2026
Reforma territoriale, PD lëshon udhëzim për strukturat e saj: Takime dhe dëgjesa me komunitetet vendore në të gjithë vendin

Reforma territoriale, PD lëshon udhëzim për strukturat e saj: Takime dhe dëgjesa me komunitetet vendore në të gjithë vendin

April 9, 2026
“Mbylle gojën”/ Përplasje mes Bardhit dhe Ibrahimajt në Kuvend: Ti nuk guxon…

“Mbylle gojën”/ Përplasje mes Bardhit dhe Ibrahimajt në Kuvend: Ti nuk guxon…

April 9, 2026
“Storm 17”/ Arrestohen 4 shtetase kineze në Durrës, 4 të tjerë procedohen për prostitucion

“Storm 17”/ Arrestohen 4 shtetase kineze në Durrës, 4 të tjerë procedohen për prostitucion

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In