• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Si u gjet tritoli në makinën e tatimorit në Shkodër, lidhur me magnet

by Java News
02/11/2018 09:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

SHKODER- Grupi anti-eksploziv mbërriti nga Tirana për të parë se çfarë ishte lënda plasëse e vendosur në mjetin e inspektorit të tatimeve në Shkodër Nehat Zaganjori. Pas ekspertizës rezultoi se ishte një sasi tritoli prej rreth 20-30 gram. Kjo sasi tritoli rezultoi se ishte me magnet.

Sipas burimeve ka qenë e ngjitur tek targa e makinës në pjesën mbrapa teksa mjeti i inspektorit ndodhej i parkuar para një lokali në afërsi të banesës së tij. Patrulla e policisë i ka vendosur një gjobë mjetit në fjalë pasi kishte parkuar në kundërvajtje. Një i njohur i inspektorit ka dalë për të parë gjobën kur ka konstatuar në mjet lëndën plasëse

Menjëherë ka njoftuar shtetasin Nehat Zaganjori duke qenë se e njihte. Ky i fundit bashkë me shokët e tij e kanë goditur me këmbë lëndën plasëse duke e hedhur në tokë ndërsa nuk ka shpërthyer në asnjë moment. Më pas është njoftuar policia dhe është pritur ardhja e grupit anti-eksploziv nga Tirana. Fillimisht nga forma e saj dhe duke qenë se ishte e mbështjellë me një letër dukej si një granatë por rezultoi se ishte një sasi tritoli prej rreth 20-30 gram.

Makina nuk kishte më shumë se 45 minuta e parkuar në vendin e quajtur Ura Dervishbeg ndërsa tritoli është vënë re në një orë kur ka lëvizje të atë zonë, rreth orës 19:30. Shtetasi Nehat Zaganjori ka deklaruar se nuk ka konflikte me kënd dhe se e vetmja arsye e vendosjes së tritolit në mjetin e tij mund të jetë për shkak të detyrës si inspektor tatimesh në Shkodër.

Shpesh herë grupet e tatimorëve vendosin gjobë në subjekte të ndryshme dhe kjo ngjarje sipas inspektorit mund të jetë një sinjal ndaj tij. Policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin, gjetjen dhe kapjen e autorëve.

a.c

Next Post
Mali i Zi/Ndal intelektualëve serbë: Kërcënojnë sigurinë shtetërore

Mali i Zi/Ndal intelektualëve serbë: Kërcënojnë sigurinë shtetërore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Turqia tronditet nga operacioni antidroge, mes të akuzuarve edhe aktori i serialit “Çukur”! 18 artistë dhe sportistë në listën e të hetuarve

Turqia tronditet nga operacioni antidroge, mes të akuzuarve edhe aktori i serialit “Çukur”! 18 artistë dhe sportistë në listën e të hetuarve

September 19, 2026
Greqia plan për ripopullimin e Çamërisë: 10 mijë euro për familjet e Filatit, Sulit, Konicës dhe Pogonit, paradhënie dhe…

Greqia plan për ripopullimin e Çamërisë: 10 mijë euro për familjet e Filatit, Sulit, Konicës dhe Pogonit, paradhënie dhe…

September 19, 2026
Shokuese në Brazil, influencerja 22-vjeçare vdes pak javë pas operacionit për gjoksin, ja për çfarë dyshohet dhe misteri i ngjarjes!

Shokuese në Brazil, influencerja 22-vjeçare vdes pak javë pas operacionit për gjoksin, ja për çfarë dyshohet dhe misteri i ngjarjes!

September 19, 2026
Çmimi i naftës tjetër rekord, po shitet me 229 lekë litri / A do të rikthehet Bordi i Transparencës?

Bordi i Transparencës ndryshon çmimin e naftës dhe benzinës, ja me sa do shiten në treg dhe paralajmërimi për distributorët!

September 19, 2026
Vdekja pas lindjes e ish-bashkëshortes së futbollistit Alban Hoxha, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e 2 mjekëve: Nuk kryen ekzaminimet e duhura

Vdekja pas lindjes e ish-bashkëshortes së futbollistit Alban Hoxha, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e 2 mjekëve: Nuk kryen ekzaminimet e duhura

September 19, 2026
Shqiptari kapet me mbi 400 kg drogë në mes të Romës! E kishte fshehur nëpër valixhe e në frigorifer, zbulohet dhe depo magazinimi

Shqiptari kapet me mbi 400 kg drogë në mes të Romës! E kishte fshehur nëpër valixhe e në frigorifer, zbulohet dhe depo magazinimi

September 19, 2026
Humbje drastike në vijën e frontit, Rusia mobilizon 600,000 trupa -

NATO në alarm, raporti i frikshëm: Putin po përgatit “mobilizim të heshtur” pas zgjedhjeve në Rusi, mijëra trupa mund të thirren në ushtri

September 19, 2026
Zbulohet misioni sekret amerikan për pastrimin e Hormuzit -

Paralajmërimi i frikshëm i trustit më të madh në botë, “JPMorgan”: S’kemi më një skenar bazë për naftën, lufta me Iranin ka kaluar çdo parashikim!

September 19, 2026
Tabaku: Familjet shqiptare e mbyllin muajin me borxh, ndërsa korrupsioni rëndon koston e jetesës dhe pasuron pakicën!

Tabaku: Familjet shqiptare e mbyllin muajin me borxh, ndërsa korrupsioni rëndon koston e jetesës dhe pasuron pakicën!

September 19, 2026
Rekordi i ri i Yamal çmend Barcelonën, kalon Mbappé, Haaland dhe Messin!

“Në Champions dua Realin e Madridit”- Lamine Yamal rrëfehet: Ja çfarë më ndryshoi jetën! Bayern dhe PSG…

September 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com