• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Si u dhunua barbarisht i dënuari pa asnjë shkak”, denoncimi i KSHH

by A R
05/10/2017 08:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komiteti Shqiptar i Helsinkit ne raportin e fundit te publikur kunder tortures dhe trajtimit cnjerezor, mes rasteve veçon dhunimin e një të burgosuri pas asnjë shkak. SIpas KSHH dhuna ka ndodhur në burgun e Peqinit në 30 Shtator 2017.

referuar raportit, i dënuari me inicialet KH pretendon se është masakruar në qelinë e tij nga Grupi i Gatshëm, i cili kishte ardhur me pretekstin për të ushtruar kontroll. Por, pas rrahjes makabre, nuk ka ushtruar kontroll.

Deklarata e Komitetit Shqiptar të Helsinkit:

Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), në bazë të një sinjalizimi se, në IEVP Peqin është ushtruar dhunë ndaj një të dënuari, në dt. 04.10.2017 kreu një verifikim nga ku rezultoi se, në dt. 30.09.2017, rreth orës 22.30, në Sektorin e Sigurisë së Lartë të IEVP Peqin, Grupi i gatshëm i Policisë së Burgjeve ka ushtruar kontroll për sende të ndaluara. Gjatë këtij kontrolli, uniformat e policisë së burgjeve janë futur në qelinë nr. 12, të këtij sektori, ku kanë pyetur të dënuarit e pranishëm nëse kishin sende të ndaluara. I dënuari V. G., është përgjigjur se nuk kishin sende të ndaluara. Pas kësaj përgjigjeje, i dënuari V.G pretendon se punonjësit e Grupit të gatshëm e kanë goditur atë me shkopinj gome në pjesë të ndryshme të trupit si në shpinë, bark dhe shputat e këmbëve.

Eksperti mjeko-ligjor në përbërje të grupit të KShH, pas ekzaminimit fizik të të dënuarit konstatoi katër ekimoza në shpinë dhe një në këmbën e djathtë sipër gjurit me gjatësi nga 5-15 cm, si dhe një hematomë në bark, majtas, me gjatësi rreth 10 cm, me ngjyrë mavi dhe të kuqërremtë të theksuar. Dëmtimet e mësipërme ishin lehtësisht të dukshme dhe të freskëta.

Të njëjtat rrethana të kësaj ngjarje u konfirmuan edhe nga i dënuari tjetër L. G., i pranishëm në të njëjtën qeli.

Në fakt, pas ushtrimit të dhunës, Grupi i gatshëm nuk ka kontrolluar qelinë për sende të ndaluara. Në dt. 02.10.2017, ditën e hënë, i dënuari V. G., deklaroi se është vizituar nga një infermier në spitalin e IEVP Peqin.

Grupi i KShH kqyri kartelën personale mjekësore të të dënuarit dhe Librin e Shërbimit 24-orësh të urgjencës ku nuk figuronte asnjë e dhënë lidhur me vizitën apo shenjat e dhunës.

Në takim me drejtuesin e IEVP Peqin mësuam se, për këtë ngjarje kishte patur dijeni shefi i regjimit të brendshëm të burgut ndërsa vetë drejtuesi i IEVP Peqin nuk dinte gjë.

Çdo punonjës i IEVP Peqin që ka marrë dijeni për këtë ngjarje kishte detyrimin ligjor të bënte menjëherë kallëzim penal pranë organeve kompetente. Është tepër shqetësuese neglizhenca ndaj kësaj ngjarje tepër flagrante, nga personeli që ka patur dijeni për të. KShH vlerëson se ngjarja e mësipërme në të cilën është ushtruar dhunë fizike ndaj të dënuarit është shumë e rëndë.

Ajo përbën vepër penale, madje në vështrim të Nenit 3, të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut ka elementë të trajtimit çnjerëzor. KShH e dënon këtë vepër dhe kërkon verifikime të mëtejshme dhe marrjen e masave përkatëse ndaj personave përgjegjës.

KShH i drejtohet gjithashtu edhe Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Burgje që kjo ngjarje të ndiqet penalisht duke zbatuar legjislacionin në fuqi. Duke marrë shkas nga kjo ngjarje, KShH sugjeron që të merren masat përkatëse për respektimin rigoroz të ligjit dhe parandalimin e ngjarjeve të tilla./a.m.

Next Post
Ushtronin gjueti të paligjshme, 3 të proceduar në Shkodër

Ushtronin gjueti të paligjshme, 3 të proceduar në Shkodër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Alarmi i zjarreve në Shqipëri, 27 vatra në 24 orë, 8 aktive dhe 4 nën monitorim

Alarmi i zjarreve në Shqipëri, 27 vatra në 24 orë, 8 aktive dhe 4 nën monitorim

August 16, 2026
Zjarri në Belgjikë alarmon Gjermaninë, evakuohen banorët pranë kufirit: Flakët vetëm 1.5 km larg

Zjarri në Belgjikë alarmon Gjermaninë, evakuohen banorët pranë kufirit: Flakët vetëm 1.5 km larg

August 16, 2026
Kur hekurat e qelisë nuk janë pengesë/ Ish-krerët e UÇK-së votojnë në zgjedhjet e Kosovës nga paraburgimi

Hamza: Pas 6 vitesh në Hagë, 16 shtatori duhet t’i kthejë në shtëpi ish-krerët e UÇK-së

August 16, 2026
Flamingo, 80 ditët pa të nesërme, pa fytyrë dhe emër

Flamingo, 80 ditët pa të nesërme, pa fytyrë dhe emër

August 16, 2026
Tritoli i shkatërroi gjysmën e banesës, Ylli Zalla: Policia dhe bandat po tentojnë të më vrasin

Tritoli i shkatërroi gjysmën e banesës, Ylli Zalla: Policia dhe bandat po tentojnë të më vrasin

August 16, 2026
Kush lufton me kancerin, nuk kthehet më kurrë e njëjtë! 

Shkrirja e Bashkisë Selenicë!

August 16, 2026
Vuçiç paralajmëron zgjedhjet e parakohshme: Do t’i shpall shumë shpejt, do të jenë të vështira

Vuçiç paralajmëron zgjedhjet e parakohshme: Do t’i shpall shumë shpejt, do të jenë të vështira

August 16, 2026
Qindra emigrantë protestojnë dhe kërkojnë azil në Ceuta të Spanjës: Nuk duam të kthehemi në Marok -

Qindra emigrantë protestojnë dhe kërkojnë azil në Ceuta të Spanjës: Nuk duam të kthehemi në Marok –

August 16, 2026
Më shumë se 100,000 persona pa energji elektrike në Hawaii nga uragani Lala -

Më shumë se 100,000 persona pa energji elektrike në Hawaii nga uragani Lala –

August 16, 2026
Sulm me dronë ndaj Rusisë, Moska pretendon 822 të rrëzuar dhe 7 viktima: Ukraina godet edhe fabrikën ushtarake

Sulm me dronë ndaj Rusisë, Moska pretendon 822 të rrëzuar dhe 7 viktima: Ukraina godet edhe fabrikën ushtarake

August 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com