• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Si u dhjetëfishuan “të persekutuarit politikë” pas 1990

by Artur Ajazi
01/12/2020 20:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga ARTUR  AJAZI

Kur afron fushata elektorale, ndër gjërat e (pa) lëna dore të Partisë Demokratike, ka qenë dhe mbetet edhe puna e ish-të persekutuarve politikë. Dihet se para 1990, të gjithë ata që ishin dënuar nga sistemi kaluar, për agjitacion e propogandë, tentativë arratisje, apo dhe “kleçka” të tjera biografie, arrestoheshin dhe dënoheshin sipas ligjit dhe Kodit Penal të asaj kohe.

Pas ndryshimit të sistemit, ndër turravrapet e atyre që ishin mësuar me allishverishe, dhe që ishin kthyer në dembelë kronikë, ishte dhe nisja e mbushjes së dosjeve me mandate dhe vërtetime fiktive si “të persekutuar politikë”. Sipas statistikave, numri i vërtetë i të dënuarve politikë, në krahasim me numrin e atyre që u “vetshpallën” të tillë pas 1992, është pothuajse 50 herë më i lartë.

Ç’nuk bënë pseudoshoqatat, individët dhe ndonjë strukturë parazite e krijuar enkas, ç’nuk bënë individë të lidhur asokohe me Partinë Demokratike, për të mbushur dynjanë me “vërtetime” fiktive, duke shpallur të “persekutuar politik” edhe xhepistin, edhe hajdutin e magazinave dhe pasurisë shtetërore,edhe rrugaçin ordiner, madje edhe ish-komunistë, që nxituan të gjenin strehën e fundit të rrugëtimit drejt një karriere të re. Dhe nuk u doli keq.

Shumica e atyre “të persekutuarve” që aderuan në Partinë Demokratike, edhe pse nuk dinin çfarë ishte ajo parti, bënë hajër, morën poste, zhvatën milionat nga paratë e popullit, u bënë me 2-3 diploma, bënë dhe goxha prokopi me “të tjera” gjëra. Ata pas fitores së Sali Berishës, u bënë “kryesuesit” e tryezave ku ndaheshin postet, ku jepeshin bursat e shkollave, ku ndaheshin pallatet për të pastrehët, dhe emëroheshin drejtuesit e policisë në qarqe. Dukej sikur kjo situatë do të ishte e përjetshme. Por Doktori nuk mund të duronte shumë “zogj mbi samar”. Dhe dihet se si i përçau në 2-3 shoqata, të cilat edhe sot e kësaj dite nuk mungojnë të merren me avazin e vjetër.

Por në realitet si qëndron e vërteta ? Në Shqipëri deri në vitin 1992, nuk numëroheshin më tepër se 7600 familje të persekutuarisht politikë, (afro 20.643 vetë) të regjistruar zyrtarisht,  pavarsisht se thuhet se “afro 5500 të tjera janë pushkatuar sipas ligjeve në fuqi të asaj kohe”. Por sot numërohen mbi  66 mijë të tillë, pra ka dalë i persekutuar nipi që ka qenë dikur me universitet dhe punë në administratë, kushëriri që ka qenë ushtarak, djali tezes që ka punuar në komitet ekzekutiv apo komitet partie”, etj. Të gjithë këta janë pajisur me vërtetime nga 2-3 shoqatat e të persekutuarve, që punojnë të gjitha për hesap të vet.

Një ndër kushtet që Këshilli i Europës, i vuri Shqipërisë pas fitores së demokracisë, ishte dhe integrimi i klasës së persekutuarve politikë, ku ndër të tjera dhe pjesëmarrja e tyre në qeverisjen vendore dhe qëndrore. Dhe këtë kusht, Partia Demokratike e bëri “realitet”, duke mbushur Parlamentin me “ish-të persekutuar” që kurrë nuk kishin qenë të tillë. Sot Shqipëria, si asnjëherë tjetër në këto 2 dekada e gjysëm, ka të dëmshpërblyer maksimalisht të persekutuarit politikë dhe pasardhësit e tyre, dhe kjo falë premtimit të mbajtur nga Edi Rama.

Po ashtu shkollimi, dhe qasja e tyre në administratë sipas kritereve dhe meritës, mbetet një tjetër premtim i mbajtur i kësaj qeverie dhe zotit Rama. Më shumë se kurrë ndonjëherë, të persekutuarit e vërtetë politikë dhe pasardhësit e tyre, (të zhgënjyer nga partia e Doktorit) e ndjejnë përkrahjen  dhe dorën e ngrohtë të kësaj qeverie,(e cila ndryshe nga ajo e Partisë Demokratike që nxiton ti afrojë dhe përdorë edhe për zgjedhjet e reja) ka bërë realitet premtimet e dhëna, dhe po afron mundësi të reja bashkëpunimi institucional mes tyre. Por thelbësore është dhe mbetet, ndarja e “grurit nga thekra”, ndarja e atyre që janë vërtetë të shumëvuajtur nga regjimi i kaluar, nga ata që bënë karrierë të pamerituar dhe miliona me emrin  dhe jetën e tyre./a.p

Next Post
Pako me tritol poshtë “Benz”-it në Vlorë

Tiranë/ Një gotë bëhet “mollë sherri”, klienti plagos pronarin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbardhet lista e 56 deputetëve të LVV-së pas numërimit të mbi 97% të votave

Zbardhet lista e 56 deputetëve të LVV-së pas numërimit të mbi 97% të votave

January 2, 2026
Labubu, Ozempic dhe mania e “perfektes”, çfarë po lëmë pas në vitin 2026

Labubu, Ozempic dhe mania e “perfektes”, çfarë po lëmë pas në vitin 2026

January 2, 2026
“Sulmi i Vitit të Ri 2026”/ FBI ndalon sulmin terrorist natën e ndërrimit të viteve në SHBA, arrestohet 18-vjeçari i lidhur me ISIS

“Sulmi i Vitit të Ri 2026”/ FBI ndalon sulmin terrorist natën e ndërrimit të viteve në SHBA, arrestohet 18-vjeçari i lidhur me ISIS

January 2, 2026
Bora dhe akulli bllokojnë 200 mjete dhe dhjetëra familje në malësinë e Koplikut, mes tyre dhe fëmijë

Bora dhe akulli bllokojnë 200 mjete dhe dhjetëra familje në malësinë e Koplikut, mes tyre dhe fëmijë

January 2, 2026
Vetëm pak shqiptarë arrijnë të kursejnë, Shqipëria në nivelin më të ulët në kontinent

Vetëm pak shqiptarë arrijnë të kursejnë, Shqipëria në nivelin më të ulët në kontinent

January 2, 2026
Reshjet e borës dhe shiut përfshinë vendin/ Rama: Strukturat në terren për të garantuar qarkullim dhe siguri

Reshjet e borës dhe shiut përfshinë vendin/ Rama: Strukturat në terren për të garantuar qarkullim dhe siguri

January 2, 2026
Rreth 100 mijë pacientë në Emergjencë, Kosova rrezikon mungesë specialistësh

Rreth 100 mijë pacientë në Emergjencë, Kosova rrezikon mungesë specialistësh

January 2, 2026
Tragjedi në Alpet italiane, orteqet vrasin 2 persona dhe plagosin disa të tjerë!

Tragjedi në Alpet italiane, orteqet vrasin 2 persona dhe plagosin disa të tjerë!

January 2, 2026
Thirja e Von der Leyen, për të riarmatosur Evropën të kujton fushatat e bunkerizimit në Shqipëri

Thirja e Von der Leyen, për të riarmatosur Evropën të kujton fushatat e bunkerizimit në Shqipëri

January 2, 2026
Paga minimale, nga 1 janari s’ka më rrogë poshtë 50 mijë lekëve, 308 mijë përfitues

Paga minimale, nga 1 janari s’ka më rrogë poshtë 50 mijë lekëve, 308 mijë përfitues

January 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com