• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Si u dhjetëfishuan importet me Kolumbinë, ja produktet kryesore

by A R
02/03/2018 09:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deri dy vjet më parë, importet nga Kolumbia ishin minimale.

Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, në vitin 2015, importet totale nga ky shteti ishin 64.5 milionë lekë, ose rreth 480 mijë euro.

Produkti kryesor që importohej ishin “Kafe, çaj dhe erëza”, në sasi minimale prej 30 milionë lekësh dhe “frutat dhe arrat e ngrënshme” prej 12 milionë lekësh.

Por, në 2016-207, importet nga ky shtet shënuan një rritje të shpejtë.

Në 2016-n arritën në 609 milionë lekë, ose 4.5 milionë euro, me dhjetëfishim. Tendenca rritëse vazhdoi edhe në 2017-n, teksa importet në total arritën në 6 milionë euro, me një rritje prej 36%, raporton Monitor.

Dy janë grupet që kanë ndikuar në këtë rritje. Së pari  importi i “Frutave dhe arrat e ngrënshme” kërceu nga 90 mijë euro në vitin 2015 në 2 milionë euro në 2016-n dhe 2.2 milionë euro në 2017-n, 99% të të cilave e përbëjnë bananet, sipas të dhënave të detajuara nga doganat.

Së dyti, në 2016-n, një produkt i ri filloi të tregtohej nga Kolumbia, ai i “Lëkurëve të papërpunuara dhe të përpunuara”, që arriti në 2.2 milionë euro në 2016-n dhe 2 milionë euro në vitin 2017. Kolumbia kaloi direkt në importuesin e katërt më të madh të këtij produkti, pas Italisë, Spanjës dhe Indisë, sipas të dhënave të INSTAT, me 1.5% të peshës në total. Në sasi, nga Kolumbia u importuan 175 mijë kg lëkurë, me një çmim mesatar për kg prej 1577 lekë.

Shteti i Kolumbisë u kthye në kryefjalën e ditës në Shqipëri, pasi Policia kapi dy ditë më parë në Durrës ngarkesën më të madhe të kokainës në historinë shqiptare prej 613 kg, në një kamion me banane që ishte nisur nga Kolumbia.

Më herët, eksportues shqiptarë kishin shprehur shqetësimin për Monitor se disa kultivues të hashashit kanë hyrë në biznesin e lëkurës së papërpunuar. Për shkak të erës, që ka lëkura, çorienton nuhatjen, ndaj eksporti i këtij produkti përdoret si mbulesë e transportit të narkotikëve./a.m.

Next Post
Bomba në mjetin e konsullatës shqiptare, grupi anarkist grek merr përsipër sulmin

Bomba në mjetin e konsullatës shqiptare, grupi anarkist grek merr përsipër sulmin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Holta Zaçaj zgjidhet zv.guvernatore e Parë e Bankës së Shqipërisë

Holta Zaçaj zgjidhet zv.guvernatore e Parë e Bankës së Shqipërisë

April 1, 2026
Petro Koçi: Ambicia e Braçes për Bashkinë e Tiranës, risi pozitive

Petro Koçi: Ambicia e Braçes për Bashkinë e Tiranës, risi pozitive

April 1, 2026
Asllani pas humbjes me Turqinë: Kosova do të kthehet më e fortë

Asllani pas humbjes me Turqinë: Kosova do të kthehet më e fortë

April 1, 2026
Dodik thërret takim urgjent, “Bota Serbe” mblidhet kundër Aleancës Shqiptaro-Kroate

Dodik thërret takim urgjent, “Bota Serbe” mblidhet kundër Aleancës Shqiptaro-Kroate

April 1, 2026
Rritja e çmimeve boshatis tregun në Korçë, tregtarët mbeten “pa punë” pas shtrenjtimit të produkteve

Rritja e çmimeve boshatis tregun në Korçë, tregtarët mbeten “pa punë” pas shtrenjtimit të produkteve

April 1, 2026
Qeveria planifikon paketë ndihme për sektorin e transportit, rikthehet skema e subvencionimit të naftës

Qeveria planifikon paketë ndihme për sektorin e transportit, rikthehet skema e subvencionimit të naftës

April 1, 2026
Zyrtarja franceze: NATO “nuk është krijuar” për operacione në Ngushticën e Hormuzit

Zyrtarja franceze: NATO “nuk është krijuar” për operacione në Ngushticën e Hormuzit

April 1, 2026
Historia e pazakontë e 31-vjeçares shqiptare: Dashurohet me të dënuarin me vdekje dhe braktis vajzën!

Historia e pazakontë e 31-vjeçares shqiptare: Dashurohet me të dënuarin me vdekje dhe braktis vajzën!

April 1, 2026
Përpasjet në selinë e PD, Muç Nano: Në vend t’i thonë Berishës të kemi dhj*rë në parti, kërkojnë sqarime kot

Përpasjet në selinë e PD, Muç Nano: Në vend t’i thonë Berishës të kemi dhj*rë në parti, kërkojnë sqarime kot

April 1, 2026
Bazë hetimore/ Përfituesit e amnistisë në burgje, policia kërkon ADN e atyre që do të lënë qelinë

Lirohet nga detyra Klevis Qose, Adriatik Kupi emërohet drejtor i Burgjeve

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In