• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Si u dënua i biri i Ismail bej Vlorës për “armëmbajtje pa leje” dhe fundi tragjik

by Java News
29/11/2018 11:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dje, shqiptarët festuan “Ditën e Flamurit”, një ngjarje që pa Ismail bej Vlorën nuk do të ishte bërë e mundur.Por, gjatë viteve, familja e tij jo gjithmonë ka marrë nderimet e duhura.

Madje, djali i tij, Qamili, u dënua nga komunistët dhe vdiq në moshë të re për shkak të vuajteve nëpër burgje.

Ai ishte një nga 9 fëmijët e “Plakut të urtë të Vlorës”, të mbiquajtur “Baba të Kombit”, i vetmi i cili qëndroi në Shqipëri dhe që për faktin se s’iu nënshtrua pseudo-nacionalistëve komunist, i vuajti pasojat me jetë.

Qamil Vlora, vlerësuar “Kavalier i Legjionit të Nderit” (Francë), “Kavalier i Urdhërit të Skënderbeut”, njohës i 12 gjuhëve të huaja… diplomat, një “encikolopedi lëvizëse”, vdiq nga turbekulozi që mori në burg.

Komunistët e dënuan për “armëmbajtje pa leje”…

Ishte vetëm 55-vjeç.

Biografia

 

Lindi në Stamboll, më 14 dhjetor 1895, ku kaloi gjithë fëmijërinë e tij, deri në vitin 1912, kur i ati i tij, Ismail Qemali, u largua përfundimisht nga Turqia për të shpallur pavarësinë e Shqipërisë.

Mësimet e para i mori në Stamboll, më pas vazhdoi Liceun në Nicë (Francë), ku mbaroi edhe Universitetin e Departamentit të Bouches du Rhône.

Pas vdekjes së Ismail Qemalit (1919) u kthye në Vlorë dhe në vitin 1921 u zgjodh Kryetar i Federatës «Atdheu» (Dega e Vlorës).

Më 1923 u vendos në Tiranë dhe u emërua sekretar i rangut të III-të në Ministrinë e Jashtme, ndërsa në fillim të vitit 1925 u emërua sekretar i Parë i asaj Ministrie.

Gjatë qëndrimit në këtë funksion u nderua nga Presidenti i Republikës franceze me urdhërin e lartë «Chavalier de la Légion d’Honneur» (13 nëntor 1926) dhe, dy vjet më vonë, në shkurt 1928, me propozim të Ministrisë së Jashtme, u dekorua nga presidenti i Republikës shqiptare, Ahmet Zogu, me titullin «Kavalier i Urdhërit të Skënderbeut».

Gjatë aktivitetit të tij, në Ministrinë e Jashtme, për një kohë të shkurtër u emërua kryekonsull në Selanik dhe zëvendës.drejtor administrativ i asaj Ministrie.

Në gusht të vitit 1932 u akuzua se bënte pjesë në «Organizatën e Fshehtë të Vlorës», një komplot antizogist. Pavarësisht se nuk pati prova për pjesëmarrjen e tij në atë organizatë, ai u largua nga Shqipëria, së bashku me familjen, dhe me ndihmën e mikut të tij Justin Godart u vendos në Francë.

U kthye në atdhe më 1939 dhe u emërua anëtar i Këshillit të Shtetit. Në tetor 1943 u zgjodh deputet i Vlorës në Asamblenë Kushtetuese dhe vazhdoi si deputet deri në përfundim të Luftës II-rë Botërore.

Pas ardhjes në pushtet të regjimit diktatorial komunist, duke mos pranuar bashkëpunimin me ta, më 10 dhjetor 1946, u arrestua me akuzën «armë mbajtje pa leje» dhe u dënua me dy vjet heqje lirie.Në burg u sëmur me turbekuloz dhe vdiq në Tiranë, pak kohë pas daljes nga burgu.

Ai ishte i martuar me Ylvije Dyrmishi, vajze e patriotit Ahmet Aga Dyrmishi, me te cilen pati dy djem: Ismail (1920-1990) dhe Xhevdet (1922-1993).(TemA)

Next Post
Liga e Kampionëve/Leo Messi thyen një nga rekordet e Ronaldos

Liga e Kampionëve/Leo Messi thyen një nga rekordet e Ronaldos

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama: 2030-ta do të jetë viti që Ramazani dhe Krishtlindjet bashkohen, shpresoj të jetë mandati i fundit i një kryeministri të Shqipërisë jashtë dyerve të BE

Rama: 2030-ta do të jetë viti që Ramazani dhe Krishtlindjet bashkohen, shpresoj të jetë mandati i fundit i një kryeministri të Shqipërisë jashtë dyerve të BE

March 12, 2026
Muaji i Shenjtë i Ramazanit, kryeministri Rama dhe bashkëshortja e tij shtrojnë Iftar për besimtarët

Muaji i Shenjtë i Ramazanit, kryeministri Rama dhe bashkëshortja e tij shtrojnë Iftar për besimtarët

March 12, 2026
Federata polake motivon futbollistët para sfidës me Shqipërinë, vendos premio për kualifikimin në botëror

Federata polake motivon futbollistët para sfidës me Shqipërinë, vendos premio për kualifikimin në botëror

March 12, 2026
Rritja e çmimit të naftës dhe gazit natyror! Vendet europiane ndërmarrin masa

Rritja e çmimit të naftës dhe gazit natyror! Vendet europiane ndërmarrin masa

March 12, 2026
Paditën njëri-tjetrin për shpifje/ Gjykata e Tiranës rrëzon kërkesën e Edi Ramës dhe Sali Berishës

Paditën njëri-tjetrin për shpifje/ Gjykata e Tiranës rrëzon kërkesën e Edi Ramës dhe Sali Berishës

March 12, 2026
Irani shpall Bashkimin Evropian “bashkëfajtor” në luftë

Irani shpall Bashkimin Evropian “bashkëfajtor” në luftë

March 12, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme dhe efekti në ekonomi/ Eksperti: Autoriteti i Konkurrencës të hetojë për abuzimet me çmimet

Kur do mbarojë lufta në Iran? Analistët: Nuk do të kemi një dorëzim pa kushte!

March 12, 2026
Ministria e Jashtme e Izraelit: Irani po sulmon me raketa Qytetin e Vjetër në Jeruzalem, po goditen objektet e Kultit

Ministria e Jashtme e Izraelit: Irani po sulmon me raketa Qytetin e Vjetër në Jeruzalem, po goditen objektet e Kultit

March 12, 2026
Gonxhja: Shqipëria me 83 projekte strategjike në MIPIM 2026

Gonxhja: Shqipëria me 83 projekte strategjike në MIPIM 2026

March 12, 2026
Mërtiri: Agonia e opozitës dhe non-grata përballë po zgjasin pushtetin e Ramës

Mërtiri: Agonia e opozitës dhe non-grata përballë po zgjasin pushtetin e Ramës

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In