• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Liga e Kampionëve/Leo Messi thyen një nga rekordet e Ronaldos

by Java News
29/11/2018 11:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Goli i Lionel Messit kundër PSV Eindhoven e ndihmoi yllin argjentinas të kalojë Cristiano Ronaldon në një drejtim, në këtë garë, edhe pse do të ketë punë dhe rrugë të gjatë për ta thyer rekordin e portugezit, sa i takon totalit të golave në këtë kompeticion.

Duke shënuar golin e parë të Barcelonës në minutën e 61-të, Messi u ngjit në kuotën e 106 golave në Ligën e Kampionëve, me fanellën e Barcelonës. Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” e tejkaloi rekordin e shumicës së golave ​në Ligën e Kampionëve, të shënuar nga një lojtar, për një klub, deri më tani.

Ky rekord mbahej nga Cristiano Ronaldo, me 105 gola, dhe ishte vendosur gjatë kohës së portugezit me fanellën e Real Madridit. Tani me Juventusin, Ronaldo do të ketë shumë pak gjasa të rikrijojë atë rekord, në çdo kohë.

Të dy mbeten ende në majë të listës së golashënuesve më të mirë të të gjitha kohërave të kompeticionit në fjalë, me Ronaldon që ka aktualisht 121 gola. Para ardhjes së Messit dhe Ronaldos, Raul ishte golashënuesi më i paarritshëm i kësaj gare, duke shënuar 71 gola me Real Madridin dhe Schalke.

Përveç tejkalimit të Ronaldos, goli i Messit ishte i 15-ti sezonal. Ai ka shënuar 15, ose më shumë gola në secilin prej 13 sezoneve të fundit. Messi ka shënuar tashmë 6 gola në Ligën e Kampionëve, këtë sezon.

Blaugranët do të kthehen në veprim këtë fundjavë, duke luajtur kundër Villarrealit në La Liga. Ata do ta mbyllin fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve me një ndeshje në shtëpi, kundër Tottenham, më 11 dhjetor. (Tema)

Next Post
Urimi i Veliajt për Ditën e Çlirimit: Lavdi dëshmorëve të Atdheut dhe mirënjohje veteranëve

Urimi i Veliajt për Ditën e Çlirimit: Lavdi dëshmorëve të Atdheut dhe mirënjohje veteranëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kuvendi miraton dekretin, Klodjana Spahiu emërohet ministre e Shëndetësisë me 79 vota pro

Kuvendi miraton dekretin, Klodjana Spahiu emërohet ministre e Shëndetësisë me 79 vota pro

September 8, 2026
“Të pezullohen ndërtimet gjatë sezonit turistik”, Balla: Yjet e hoteleve, jo me vetëshpallje të pronarëve

“Prania Besnike”, Balla: Partia nuk bën shtet, deputeti s’bën favore

September 8, 2026
Berisha takon një kongresmen, PD: I tregoi për korrupsionin dhe trafikun e drogës nga Shqipëria

Berisha takon një kongresmen, PD: I tregoi për korrupsionin dhe trafikun e drogës nga Shqipëria

September 8, 2026
PD kërkon mocion me debat për Integrimin, Balla: Modifikoni kërkesën; Bardhi: Keni frikë…

“Keni noterizuar plaçkitjen e vendit”/ Balla i përgjigjet Bardhit: Fillim i mbarë kur opozita voton projektligjet tona

September 8, 2026
Berat/ Grabitje spektakolare! Hajdutët përlajnë 200 milionë lekë në kasafortat e biznesmenëve

Berat/ Grabitje spektakolare! Hajdutët përlajnë 200 milionë lekë në kasafortat e biznesmenëve

September 8, 2026
FOTOLAJM / U largua nga PS, Marjana Koçeku ulet pranë deputetëve të PD-së

FOTOLAJM / U largua nga PS, Marjana Koçeku ulet pranë deputetëve të PD-së

September 8, 2026
Agjenti digjital, informacion dhe vetërregullimi

Përse dështoi Reforma në Drejtësi

September 8, 2026
Tensione jashtë Parlamentit, Policia shoqëron disa protestues

Tensione jashtë Parlamentit, Policia shoqëron disa protestues

September 8, 2026
Përplasja për Avokatin e Popullit/ Shtyhet seanca për të enjten, Peleshi: S’mund të bllokosh Kuvendin se s’të pëlqen dikush

LIVE! Nis sesioni i ri parlamentar, këndohet Himni Kombëtar, ja rendi i ditës

September 8, 2026
Hungaria dëbon 10 diplomatë rusë, Moska paralajmëron përgjigje të ashpër

Hungaria dëbon 10 diplomatë rusë, Moska paralajmëron përgjigje të ashpër

September 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com