• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Si u bllokua Magjistratura, opozita frikë nga kryeprokurorja Marku

by Java News
24/07/2018 20:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të caktohesh gjyqtar dhe prokuror në sistemin e drejtësisë duhet të kalosh përmes Shkollës së Magjistraturës. Por studentët që u diplomuan këtë vit, nuk mund ta kalojnë ende atë prag. Po ashtu, në vjeshtë shkolla nuk do të mund të presë studentë të rinj.

Ironike, por faji gjendet tek reforma në drejtësi, pasi këtë ngërç e ka shkaktuar mungesa e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Parlamenti mbylli sesionin duke mos i dhënë përgjigje pozitive shqetësimit të 27 prillit, të drejtorit të Shkollës së Magjistraturës, për ndryshimin e ligjit si për konkursin e të rinjve edhe për emërimin e të diplomuarve.

Letra që më vonë u përkthye në nismë ligjvënëse nga socialistët, kërkonte një situatë që, megjithë disa lëkundje të LSI-së, opozita në total nuk e pranoi.

“Vlerësojmë se e vetmja zgjidhje është marrja e iniciativës legjislative që deri në krijimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, të ngarkohet Shkolla e Magjistraturës, jo më vonë se muaji tetor, për organizimin e konkursit për pranimin e 25 kandidatëve për magjistratë, ose më shumë, në rast se nevojitet për funksionimin e sistemit. Duhet një ndërhyrje ligjore që të lejojë Këshillin e Lartë të Drejtësisë dhe Prokurorin e Përgjithshëm të emërojë dhe caktojë në pozicion kandidatët magjistratë të diplomuar, deri në krijimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë”, tha në letër Sokol Sadushi, Drejtor i Shkollës së Magjistraturës.

Më shumë se paragrafi për studentët që do të duhej të nisnin Magjistraturën në vjeshtë, shkak për bllokimin e nismës në Parlament ishte se në mungesë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, po i krijohej hapësirë me ligj Arta Markut, për caktimin në detyrë të prokurorëve të rinj.

Sipas opozitës kjo do të ishte një tjetër kapje e sistemit nga qeveria, me kryeprokuroren e përkohshme që u zgjodh në dhjetor, pa veting, me shumicë të thjeshtë votash dhe jo sipas dispozitës kushtetuese, por sipas një interpretimi nga misionet ndërkombëtare Euralius dhe OPDAT, të dispozitave tranzitore të ligjit për prokurorinë.

Po ashtu në mungesë të Këshillit të Lartë Gjyqësor, caktimin e gjyqtarëve propozohej ta bënte KLD, që po ashtu është i kontestuar. Por ky nuk është i vetmi kontestim i Partisë Demokratike.

Konsensusi që Shkolla e Magjistraturës gëzonte që pej vitit 1997, u thye në vitin 2014, kur mazhoranca PS-LSI bëri një ndryshim në ligj, përmes të cilit shtoi në bordin drejtues përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë, Avokatura e Shtetit dhe Ministria e Arsimit.

Deri në këtë vit, shkolla drejtohej nga një bord në varësi të KLD-së jashtë ndikimit të qeverisë dhe Parlamentit, pasi shumica i takonte gjyqësorit.

Ndërkohë i ngarkuari me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Tiranë David Muniz, tha për Zërin e Amerikës se e konsideron “një dështim të të gjitha partive në Parlament”, moskalimin e ndryshimeve ligjore.

Sipas Muniz Magjistratura përgatit brezin e ardhshëm të gjyqtarëve dhe prokurorëve të Shqipërisë, jashtë ndikimit politik, në mënyrë që shqiptarët më në fund të gjejnë drejtësi në gjykatat e tyre, por politikanët, tha ai, treguan se kanë frikë nga sundimi i ligjit. TCH

ma.me

Next Post
(FOTO) Itali/ Shqiptari bie nga shkallët e gjykatës, humb jetën në ditën e lindjes

(FOTO) Itali/ Shqiptari bie nga shkallët e gjykatës, humb jetën në ditën e lindjes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Grupi multietnik rikonfirmon mbështetjen për Qeverinë Kurti 3, LVV-së i shtohen edhe 65 vota

Grupi multietnik rikonfirmon mbështetjen për Qeverinë Kurti 3, LVV-së i shtohen edhe 65 vota

February 2, 2026
Projekti i plotë/ Arbjan Mazniku tregon rrugën që do ndiqet me reformën territoriale në 61 bashkitë e vendit

Projekti i plotë/ Arbjan Mazniku tregon rrugën që do ndiqet me reformën territoriale në 61 bashkitë e vendit

February 2, 2026
Shënjestra e atentatit në Rrilë të Lezhës, nipi i Ardian Nikulajt dyshohet se mbeti i plagosur nga të shtënat

Shënjestra e atentatit në Rrilë të Lezhës, nipi i Ardian Nikulajt dyshohet se mbeti i plagosur nga të shtënat

February 2, 2026
Makina del nga rruga dhe përfundon në greminë në aksin Pukë-Qelëz, shoferi transportohet në spital

Makina del nga rruga dhe përfundon në greminë në aksin Pukë-Qelëz, shoferi transportohet në spital

February 2, 2026
Spartak Ngjela: Sali Berisha është antishqiptar i vjetër! Po vepron për llogari të armiqve të Shqipërisë

Spartak Ngjela: Sali Berisha është antishqiptar i vjetër! Po vepron për llogari të armiqve të Shqipërisë

February 2, 2026
Strehoheshin në një ndërtesë të braktisur, Policia Kufitare kap 16 emigrantë të paligjshëm në Korçë

Strehoheshin në një ndërtesë të braktisur, Policia Kufitare kap 16 emigrantë të paligjshëm në Korçë

February 2, 2026
“Groenlanda as nuk blihet dhe as nuk shitet!”/ Kryeministri i ishullit i prerë ndaj SHBA-së: S’jemi vetëm!

“Groenlanda as nuk blihet dhe as nuk shitet!”/ Kryeministri i ishullit i prerë ndaj SHBA-së: S’jemi vetëm!

February 2, 2026
Shitja fillon më 9 mars, zbulohen kategoritë e biletave dhe çmimet përkatëse për ndeshjen Poloni-Shqipëri

Shitja fillon më 9 mars, zbulohen kategoritë e biletave dhe çmimet përkatëse për ndeshjen Poloni-Shqipëri

February 2, 2026
“Shikojini këta ‘trimat’ që sjellin rrezik aksidentesh!”, Balla ndan pamjet nga parkimet dysh në rrugët e Tiranës

“Shikojini këta ‘trimat’ që sjellin rrezik aksidentesh!”, Balla ndan pamjet nga parkimet dysh në rrugët e Tiranës

February 2, 2026
“Presidenti Donald Trump planifikon të vizitojë Greqinë”, ambasadorja amerikane në Athinë jep detaje

“Presidenti Donald Trump planifikon të vizitojë Greqinë”, ambasadorja amerikane në Athinë jep detaje

February 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In