• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

“Si u bëra në Harvard unë që urreja Enverin, më enveristi në të gjithë Kosovën”

by A R
30/06/2023 08:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me rastin e 80 vjetorit të lindjes së filozofit dhe figurës më markante politike të Kosovës, Ukshin Hoti (lindur më 17 Qershor 1943), biografi dhe botuesi i veprës së tij, z.Halil Kuliqi, bëri publike në gazetën DITA një bisedë interesante të Ukshinit me një profesor të Universitetit të Harvardit.

Ukshin Hoti u arrestua për herë të tretë në muajin Maj 1994, gjatë kthimit nga tubimi politik gjithëkombëtar shqiptar i trojeve shqiptare në ish-RFJ, i mbajtur në Tetovë, ku pat dhënë publikisht mendimin e vet për një shtet unik shqiptar. Dënohet nga Gjykata e Prizrenit me 5 vjet burgim.

Në 16 Maj 1999, ditë e Diel, datë që i mbaron burgimi, porsa del nga burgu i Dubravës – Kosovë, (ndërkohë që vijonin bombardimet nga aviacioni i NATO-s kundër Serbisë), zhduket dhe ende nuk dihet nëse është i gjallë apo është eliminuar nga qeveria e Serbisë, e cila ende nuk pranon të japi asnjë informacion. Lexoni në vijim bisedën e Ukshin Hotit me profesorin e Universitetit të Harvardit sipas kujtimeve të autorit të këtij shkrimi.

Nga Halil Kuliqi

Në vitin 1976 pasi dhashë dorëheqje nga të gjitha funksionet në Qeveri, të cilën dorëheqje nuk ma pranuan, dhe në shenjë të kërkesës sime se do të shkojë për studime në Harvard, në ShBA ranë dakord.

Në atë vit mësimor që shkova unë në Harvard, nuk kishte asnjë student me origjinë shqiptare. Studentët e pranishëm, porsa e mësonin se unë isha shqiptar, pyetja e parë që më bënin ishte:  Ç’mendim keni për diktatorin Enver Hoxha?

Në atë kohë unë kisha mendim shumë negativ për Enver Hoxhën, si rrjedhojë e propagandës që bënte politika jugosllave kundër tij. Ndoshta Enver Hoxha mund të ketë qenë për mua politikani më i urryer shqiptar. E urreja shumë. Dhe natyrisht që e gjithë përgjigjja ime ishte se kishim të bënim thjesht me një diktator të pashoq dhe asgjë më shumë.

Mirëpo, pedagogu që unë kisha udhëheqës diplome, i cili ishte edhe një prej këshilltarëve të Pentagonit për çështjet e Ballkanit, sa herë që shkoja në zyrën e tij (shkoja çdo ditë të premte), pyetja e parë që më bënte ishte:

– Ç’thotë ai, Albanski Krejzi Men? (Ai plaku i çmendur shqiptar)

Përgjigjja ime ishte vetëm një buzëqeshje, pasi e dija që sekretarja e tij ishte një amerikano-serbe, dhe gjithçka që unë mund të shprehja për Enver Hoxhën, e dija që do të mbërrinte para meje në Beograd.

Mirëpo, aty nga fundi i vitit mësimor, në një prej ditëve të javës, kishim për leksion, një leksion mbi diktaturat dhe diktatorët më të egër të njerëzimit, për të gjitha epokat.

Leksioni ishte me diafilm. Dritat të fikura. Salla errësirë e plotë. Unë rastësisht isha ulur në rreshtat e para të sallës së leksionit.  Në një moment, folësi i diafilmit tha:

– Tashti do të prezantojmë diktatorin më të egër të Ballkanit, Enver Hoxhën.

Dhe menjëherë u shfaq në ekran fotografia e Enver Hoxhës, i cili mbante në duar një tufë karafilash. Ishte një fotografi bërë në tribunë, me rastin e festës së 1 Majit, në Tiranë.

Porsa u shfaq fotografia e tij, e gjithë salla  shprehu habinë me një psherëtimë: “UAAAAA!”.

Kjo pasthirrmë shpërtheu bazuar në pamjen e tij, e cila prezantonte një njeri që kurrë nuk mund t’i ngjante një diktatori; ishte një fotografi fotozhenike e jashtëzakonshme, sa dhe mua më befasoi.

Por menjëherë më lindi frika se, porsa të mbaronte leksioni dhe do të dilnim jashtë, do të sulmohesha me pyetje nga të gjithë  ata që ishin në atë sallë leksioni, dhe mendova  që të dilja nga salla.

Mirëpo, më duhej që të dëgjoja trajtimin që do t’i bënte përpiluesi i atij leksioni. Dhe u ngrita nga kareklla dhe po tërhiqesha ngadalë prapa dhe i përkulur, duke dëgjuar edhe leksionin, derisa mbërrita pranë derës së jashtme të sallës. Doja ta dëgjoja deri në fund konkluzionin, për të mësuar se cili ishte mendimi përfundimtar për Enver Hoxhën.

Dhe, çuditërisht, leksioni u mbyll me shprehjen: “Është paaftësi e diplomacisë amerikane që nuk e ka bërë për vete këtë diktator”.

Kaq më duhej.

Dola menjëherë jashtë, ndërkohë që leksioni vijonte me figura të tjera diktatorësh.

Shkova drejt e në dhomën time, për të kontaktuar ndonjë shtëpi botuese apo librari të ndryshme, se ndoshta kishin ndonjë libër të Enver Hoxhës apo për Enver Hoxhën.

Për fatin tim, një shtëpi botuese kishte 3 vepra të zgjedhura të Enver Hoxhës, në anglisht.

I porosita menjëherë, duke kërkuar të më vinin me urgjencë, sado që të bënte pagesa. Ndërkohë njoftova, si personelin pedagogjik, ashtu edhe personelin e Hotelit (konviktit), se isha sëmurë dhe kërkova që edhe ushqimi të më vinte në dhomë.

Të nesërmen më mbërritën të 3 vëllimet.

Një javë të tërë nuk dola nga dhoma. I lexoja dhe nënvizoja librat e tij. Kur mbarova së lexuari të tre vëllimet, të them të drejtën, u bëra ndoshta më enveristi në të gjithë Kosovën.

Tashti isha në gjendje të flisja gjithë kompetencë se cili ishte Enver Hoxha i vërtetë.

Erdhi e premtja e radhës. Shkova për konsultë te zyra e profesorit.

Si përherë, ai më bëri të njëjtën pyetje, të cilën e kishte në vend të shprehjes “Mirëseerdhe!”: – Hë ç’thotë ai Krejzi Men?

Unë si zakonisht, përsëri buzëqesha.

Pasi mbaruam konsultën, për fat, ishte hera e parë që profesori më ftonte për kafe. Dolëm. Sekretarja nuk erdhi, pasi i kërkoi leje profesorit. Kjo më gëzoi, që ajo nuk do të ishte prezent.

Shkuam në klub. Klubi kishte edhe jashtë tavolina. Por, për fatin tim, në ato tavolinat e jashtme nuk kishte klientë, ngaqë frynte një erë e lehtë dhe disi e ftohtë. Pedagogu im e pinte duhanin. Dhe më propozoi:

– A rrimë jashtë, meqenëse unë pi duhan?

Pranova me shumë dëshirë.

Pasi na erdhi kafja, profesori, në një moment të bisedës më tha:

– Ukshin, kam një vit që po të pyes për diktatorin Enver Hoxha, meqenëse je shqiptari i parë student i imi që je shqiptar. Dhe më duhen detaje për këtë diktator komunist; meqenëse unë jam edhe një prej këshilltarëve të Pentagonit për çështjet e Ballkanit, dhe më duhet një njohje sa më e mirë edhe për këtë diktator të egër komunist. Ç’mund të më thoni?

Dhe unë i thashë:

– I nderuar pedagogu im. Enver Hoxha nuk është komunist, nuk është marksist… Jam më se i bindur që Enver Hoxha nuk e njeh fare Marksizmin, por e përdor Marksizmin për mbulesë, për maskë…

– Po çfarë është, përderisa ai pretendon se ndërton socializmin? – më ndërpreu profesori.

– Enver Hoxha është vetëm një nacionalist i tërbuar…

– Si?! Si?!

– Enver Hoxha është vetëm një nacionalist i tërbuar..

– E pamundur…

– I nderuar profesor! Doni ta provoni se cili është Enver Hoxha i vërtetë?

– Po, pra. Prandaj po u pyes.

– Nëse doni ta njihni se cili është Enver Hoxha i vërtetë, bashkojani Shqipërisë, Kosovën, dhe ai ka për t’u rënë në gjunjë. . .

– Si? Si? E ke seriozisht?! A mund të  ndryshoi ai 180 gradë?!

– Ai është vetëm nacionalist, sikundër u thashë, aspak marksist. Provojeni dhe do ta shihni.

Ndërkohë profesorit i qe fikur cigarja, ngaqë e pat harruar në tavëll pa e thithur. Dhe nxori një cigare tjetër nga paketa, e ndezi atë dhe u ngrit e filloi të vijë rrotull tavolinave. Unë po e ndiqja me sy, dhe prisja reagimin e tij.

Pasi bëri disa minuta lëvizje nëpër tavolinat bosh, erdhi dhe ndaloi para meje. Nuk u ul. Dhe më tha:

– Interesante! Unë kam shkruar disa libra për Ballkanin, por këtu nuk më ka shkuar kurrë mendja…

Next Post
DASH: Kurti duhej të ishte koordinuar për shpalljen terroriste të dy organizatave në veri

DASH: Kurti duhej të ishte koordinuar për shpalljen terroriste të dy organizatave në veri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Xhungla” që po zhyt Arktikun, ngrohja globale po transformon Polin e Veriut! Toka po mbingopet me dioksid karboni!

“Xhungla” që po zhyt Arktikun, ngrohja globale po transformon Polin e Veriut! Toka po mbingopet me dioksid karboni!

August 26, 2026
E gjatë 120 km, dy orë udhëtim dhe tërësisht e elektrifikuar, prezantohet në Lezhë projekti i hekurudhës Vorë-Hani i Hotit! Përfundon më 2030

E gjatë 120 km, dy orë udhëtim dhe tërësisht e elektrifikuar, prezantohet në Lezhë projekti i hekurudhës Vorë-Hani i Hotit! Përfundon më 2030

August 26, 2026
“Mezi pres të tregoj…” Bill Gates do të dëshmojë në kongres për dosjen Epstein

“Mund të rrisë rrezikun e pandemive dhe bioterorizmit”- Bill Gates i shqetësuar për Inteligjencën Artificiale: Më i rrezikshmi i shpikur ndonjëherë

August 26, 2026
Ndizet merkato! Kristjan Asllani drejt rivalëve të Interit, i hapet rruga nga dëmtimi i Kone në Botëror

Zbulohen detajet e kontratës dhe transferimit të Asllanit tek Al Jazira, huazim me detyrim blerjeje me kushte!

August 26, 2026
Alarm në Gjermani, në aeroportin e Frankfurtit shpërthen malaria! 6 punonjës të infektuar, njëri humb jetën

Alarm në Gjermani, në aeroportin e Frankfurtit shpërthen malaria! 6 punonjës të infektuar, njëri humb jetën

August 26, 2026
A do ketë komuniteti Bektashi një shtet sovran? Flet ish-këshilltari i Bill Klinton, i dërguar special i projektit nga SHBA: Nuk kemi qenë kurrë kaq afër!

A do ketë komuniteti Bektashi një shtet sovran? Flet ish-këshilltari i Bill Klinton, i dërguar special i projektit nga SHBA: Nuk kemi qenë kurrë kaq afër!

August 26, 2026
Drejtoi grupin xhihadist të qitësve në Siri, SHBA heq nga sanksionet snajperistin shqiptar me dy identitete!

Drejtoi grupin xhihadist të qitësve në Siri, SHBA heq nga sanksionet snajperistin shqiptar me dy identitete!

August 26, 2026
Nga Kamza në Bulqizë për të kultivuar dy parcela me hashash, arrestohet 37-vjeçari i dyshuar!

Nga Kamza në Bulqizë për të kultivuar dy parcela me hashash, arrestohet 37-vjeçari i dyshuar!

August 26, 2026
FOTO/ Kokaina në midhje dhe kanabisi në karkaleca, ja si futej droga në Burgun 313 përmes makaronave të gatuara!

FOTO/ Kokaina në midhje dhe kanabisi në karkaleca, ja si futej droga në Burgun 313 përmes makaronave të gatuara!

August 26, 2026
Nga Kruja në Tiranë për të shitur pistoletën, arrestohet te ‘Kthesa e Kamzës’ 26-vjeçari

Nga Kruja në Tiranë për të shitur pistoletën, arrestohet te ‘Kthesa e Kamzës’ 26-vjeçari

August 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com