• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Si u bënë gazetarët të padobishëm?

by Ilva Tare
04/06/2016 09:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ilva Tare

U bënë disa vite që gazetarët në Shqipëri e kanë humbur peshën e tyre në sytë e opinionit publik dhe për këtë shpeshherë në kritikat e tyre kanë fajësuar politikën. Përmes politikave të joshjes përmes interesave dhe presionit sipas rasteve dhe individëve të vecantë media e humbi fuqinë për të qënë një llogarikërkuese e pakompromis e interesave publike. Sigurisht që ka përjashtime dhe zhvillimi i portaleve online e demokratizoi përcjelljen e lajmit, por nuk ka ndikuar shumë në rritjen e cilësië dhe standardeve të raportimit.

Sot, lajmi i ditës në SHBA, ishte përjashtimi nga shtabi elektoral të kandidatit Donald Trump i një gazetari që do të ndiqtë një tubim të miliarderit në përpjekje për t’u bërë President. Analizat e botuara në median amerikane e shihnin me shqetësim mohimin e mundësisë që gazetari të ishte i pranishëm në takimin elektoral të Trump, prej nga ku do të shkruante artikullin për revistën e tij politike.

Ngjarje të tilla nuk ndodhin më në vendin tonë. Gazetarët nuk e kanë fatin të përjashtohen, sepse ata ose nuk shkojnë fare, ose nuk kanë ftesë dhe në më të shumtën e rasteve takimet e politikanëve të lartë të vendit bëhen në mënyrë të panjoftuar në media. Ato regjistrohen nga zyrat e shtypit të partive respektive, në rastet kur nuk transmetohen drejtpërdrejt dhe sipas një grafiku të përgatitur po nga selitë partiake, u dërgohen nëpër televizione, gjatë javës ose fundjavës për të mbuluar ndonjë ditë bosh të udhëheqësit në fjalë.

Mirëorganizimi i zyrave që kurojnë marrëdhëniet me publikun ka arritur tanimë në pikën që kujdeset edhe për materiale arkivore dhe jo rrallë ka ndodhur kur në ekran të shfaqen aktivitete të zhvilluara disa ditë më parë. Përpjekja për të mos lënë hapësira mediatike të pambushura edhe në ditët kur politikanët nuk duan të dalin në TV apo thjesht ndodhen jashtë shtetit, është institucionalizuar dhe kthyer në një mënyrë pune.

Për këtë lloj raportimi, është e qartë që gazetarët janë të padobishëm. Prania e medias që mund të raportojë në mënyrë profesionale ngjarjen që sheh dhe dëgjon, është kthyer në një formalitet arkaik që në Shqipërinë e zhvilluar dhe përparuar nuk gjen më vend. Falë rënies së peshës dhe rëndësisë së profesionit së gazetarit si pushtet i katërt, tri pushtetet e para ja kanë dalë të zhbëjnë misionin e medias, si një mundësi për të mbajtur nën kontroll ekzekutivin, legjislativin dhe gjyqësorin duke i detyruar për sa më shumë transparencë dhe llogaridhënie.

Raportimet origjinale nga terreni janë të rralla për të mos thënë një gji në zhdukje. Ato kushtojnë dhe duan profesionistë të mirëfilltë. Ekzaktësisht dy prej burimeve që janë duke përjetuar sfida të vështira në median shqiptare. Edhe terreni, në të cilin operojnë gazetarët është po kaq sfidues. Nëse prania e medias vlerësohet si e parëndësishme dhe e panevojshme, duhet menduar pak më gjatë dhe më seriozisht për funksionimin e demokracisë së brendshme të institucioneve publike dhe partive politike. Nëse ata mendojnë se sot e kanë fituar një betejë, duke i konsideruar gazetarët si të tepërt në aktivitetet e tyre, duhet ta marrin në konsideratë se i kanë hyrë rrugës së humbjes së një lufte që është fituar thuajse gjithmonë nga media, ajo e raportit të së vërtetës me ngjarjen.

Next Post

Shqipëria e Mali i Zi e luftojnë bashkë kontrabandën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjesti i Ronaldos pas takimit me Infantinon bëhet viral! Në kulmin e presionit ndaj kreut të FIFA-s, pamjet ndezin rrjetin

Gjesti i Ronaldos pas takimit me Infantinon bëhet viral! Në kulmin e presionit ndaj kreut të FIFA-s, pamjet ndezin rrjetin

August 24, 2026
Putin i jep shtetit kompetenca të reja! Rusia mund të marrë nën kontroll bizneset e pambrojtura ndaj sulmeve me dronë

Putin i jep shtetit kompetenca të reja! Rusia mund të marrë nën kontroll bizneset e pambrojtura ndaj sulmeve me dronë

August 24, 2026
E rëndë në Tiranë, 84-vjeçari i jep fund jetës

DETAJE/ Autori i krimit në Lushnjë vuante nga probleme të shëndetit mendor, u konfliktua me të vëllanë, më pas vrau nënën dhe plagosi babain

August 24, 2026
Vrau nënën dhe plagosi rëndë babanë me sqepar, arrestohet në Fier autori i krimit makabër në Lushnje

Vrau nënën dhe plagosi rëndë babanë me sqepar, arrestohet në Fier autori i krimit makabër në Lushnje

August 24, 2026
Stuhia e fuqishme godet Baltikun! Mbi 200 mijë familje pa energji në Letoni dhe Lituani, dy viktima

Stuhia e fuqishme godet Baltikun! Mbi 200 mijë familje pa energji në Letoni dhe Lituani, dy viktima

August 24, 2026
Degjeneron protesta para Kryeministrisë! Burri godet me shkop gruan (VIDEO)

Degjeneron protesta para Kryeministrisë! Burri godet me shkop gruan (VIDEO)

August 24, 2026
Netanyahu: Irani tentoi të vriste një nga djemtë e mi, komploti u mbajt sekret për muaj

Netanyahu: Irani tentoi të vriste një nga djemtë e mi, komploti u mbajt sekret për muaj

August 24, 2026
E rëndë në Lushnjë! Djali vret me sqepar nënën dhe plagos babain

E rëndë në Lushnjë! Djali vret me sqepar nënën dhe plagos babain

August 24, 2026
Pse u shtuan eksportet në korrik 2026?

Pse u shtuan eksportet në korrik 2026?

August 24, 2026
Ministri Nufi: Koordinojmë prioritetet e qeverisë, në qendër qytetari dhe Shqipëria 2030 në BE

Ministri Nufi: Koordinojmë prioritetet e qeverisë, në qendër qytetari dhe Shqipëria 2030 në BE

August 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com