• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Si u bë magjistrat për 4 ditë gjyqtari që mbylli dosjet e CEZ e Bashës, ish-gruaja e tij mori 40 mijë € dhuratë

by Java News
12/02/2020 17:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Emri i gjyqtarit Lazër Sallaku është i lidhur tashmë me mbylljen e shumëdebatuar të dy dosjeve të bujshme; atë të dosjes CEZ, me mbi 400 milionë euro kosto për buxhetin e shtetit, ku të kallëzuar ishin ish-kryeministri Sali Berisha, i biri Shkëlzen Berisha, sekseri kyç Nuel Kalaj, ish-ministrat Ridvan Bode, Genc Ruli, Florion Mima, ish-zëvendësministra, ish-drejtorë etj., si dhe çështjen ë lobimit rus të PD, ku nën akuzë ishte kreu i opozitës Lulzim Basha.

Lazër Sallaku është emëruar gjyqtar në Gjykatën e Durrësit në 5 prill të vitit 2010, me dekret të Bamir Topit, në atë kohë President. Emri i Sallakut iu propozua Topit nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë katër ditë para emërimit. Në atë kohë Sallaku ishte inspektor pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Këtë detyrë e ushtronte që nga viti 2007. Në dhjetor të 2013, Sallaku transferohet në Tiranë me vendim të KLD, e cila në atë kohë drejtohej nga Bujar Nishani.

Nga të dhënat e sigurua nga Shqiptarja.com, Sallaku, në vitin 2007 deklaron një motoskaf me vlerë 300 000 lekë, një makinë ‘Mitsubish’ me vlerë 700 000 lekë dhe një apartament në Tiranë me sipërfaqe 110 m2, me vlerë 60 mijë euro, blerë me kredi. Sa i takon apartamentit deklaron 50 % të pjesës. Në vitin 2009, Sallaku shet motoskafin dhe makinën ‘Mitsubish’, ndërsa blen një makinë tjetër me vlerë 5 800 euro.

Si të ardhura deklaron pagën si inspektor i KLD dhe të pagën e bashkëshortes në një OJF. Në vitin 2010, kur edhe emërohet gjyqtar, Sallaku kalon shtëpinë dhe kredinë në emër të bashkëshortes, pasi ndahen. Në vitin 2012, Sallaku deklaron pasuri në emër të gruas së re, Alma Sallaku. Gjyqtari thotë se bashkëshortja e re ka marrë një dhuratë prej 40 mijë eurosh nga nëna e saj, me rastin e martesës. Po gjatë ati viti zonja Sallaku blen një makinë me vlerë 3 mijë euro.

Në vijim çifti deklaron të ardhura nga paga e gjyqtarit si dhe paga e zonjës Sallaku si Pedagoge në Fakultetin Ekonomik të Tiranës. Në 2014, porosisin një apartament 2+1, ku paguajnë dy këstet e para në shumën 33 727 euro. Në vitin 2015, Sallaku ndahet edhe nga bashkëshortja e dytë, ku i shtohet edhe kontributi për detyrimin ushqimor për fëmijët me dy gra të ndryshme. Në vitin 2017, i paguan ish-bashkëshortes së dytë 45 mijë euro, për të hequr dorë nga apartamenti me sipërfaqe 86.3 m2 në Tiranë. Për Sallakun nuk ka nisur ende procesi i Vetingut, i cili do të vlerësojë ligjshmërinë e dhuratës 40 mijë euro. /shqiptarja.com/

Next Post
Avioni turistik rrëzohet në zonën e Sirakuzës në Itali dhe përfshihet nga zjarri, raportohet për dy viktima

Avioni turistik rrëzohet në zonën e Sirakuzës në Itali dhe përfshihet nga zjarri, raportohet për dy viktima

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lufta në Ukrainë, Robert Fico i bën thirrje BE-së të heqë sanksionet ndaj naftës dhe gazit rus

Lufta në Ukrainë, Robert Fico i bën thirrje BE-së të heqë sanksionet ndaj naftës dhe gazit rus

April 5, 2026
Ndahet nga jeta në moshën 69-vjeçare aktori Ilir Shkurti

Ndahet nga jeta në moshën 69-vjeçare aktori Ilir Shkurti

April 5, 2026
Bllofi i madh i CIA-s: Beteja e natës dhe dy avionët e “hedhur në erë”: Si e shpëtuan amerikanët pilotin e zhdukur në Iran

Bllofi i madh i CIA-s: Beteja e natës dhe dy avionët e “hedhur në erë”: Si e shpëtuan amerikanët pilotin e zhdukur në Iran

April 5, 2026
Zjarr në apartament në Tiranë, flakët shkaktojnë vetëm dëme materiale

Zjarr në apartament në Tiranë, flakët shkaktojnë vetëm dëme materiale

April 5, 2026
“Shqipëria ka taksën më të lartë në botë”/ Berisha i përgjigjet Ramës për çmimin e naftës: Ulja e akcizës është tallje

“Shqipëria ka taksën më të lartë në botë”/ Berisha i përgjigjet Ramës për çmimin e naftës: Ulja e akcizës është tallje

April 5, 2026
Vendet eksportuese të naftës rrisin prodhimin me 206 mijë fuçi në ditë, por eksportet nga Gjiri Persik mbeten të bllokuara

Vendet eksportuese të naftës rrisin prodhimin me 206 mijë fuçi në ditë, por eksportet nga Gjiri Persik mbeten të bllokuara

April 5, 2026
Pas më shumë se 2 muajsh i shtruar në spital, ndërron jetë drejtori i komanduar i Burgut të Durrësit

Pas më shumë se 2 muajsh i shtruar në spital, ndërron jetë drejtori i komanduar i Burgut të Durrësit

April 5, 2026
Izraeli godet më shumë se 120 objektiva iraniane në 24 orët e fundit

Izraeli godet më shumë se 120 objektiva iraniane në 24 orët e fundit

April 5, 2026
Çfarë janë raketat ‘stealth Jassm-Er’ dhe pse SHBA kanë vënë në përdorim arsenalin e tyre kundër Iranit?

Çfarë janë raketat ‘stealth Jassm-Er’ dhe pse SHBA kanë vënë në përdorim arsenalin e tyre kundër Iranit?

April 5, 2026
“Nuk ka zgjidhje të shpejtë për krizën në Iran”, pse aleatët hezitojnë ta ndihmojnë Trump-in?

Dritë në fund të tunelit? Trump: Ka gjasa të mira për një marrëveshje me Iranin nesër

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In