• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Si u bë Hero i Punës kumarxhiu i parë i burgosur në Shqipëri

by A R
11/10/2018 18:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Faslli Haliti *

Mbaj mend nga fëmijëria si babai im u gëzua zhumë kur pushteti i ri i sapoardhur nga lufta, gjënë e parë që bëri, goditi bixhozin apo kumarin siç i thoshin në ato vite. Goditja kundër kumaristëve apo bixhozistëve qe e menjëhershme, e ashpër pa marrë parasysh fare se ky apo ai kumbaristë ishte djali i këtij apo atij.

Shpartallimi qe i menjëhershëm e i  tmerrshëm, si ai i hutinit mbi zogjtë dhe qoka apo klloçka s’ka ç’të bëjë, alarmohet shpupuris puplat, por nuk i shpëton dot zogjtë e saj.  Kështu dhe prindërit në heshtje e miratonin goditjen, kundër kujtdo që luante bixhoz, qoftë edhe kundër bijve të tyre.

Kumaristët e lagjes sonë periferike që njiheshin e tregoheshin me gisht s’po dinin ku të fusnin kokën. U goditën të parët. Më tipikët u arrestuan. Të tjerët u fshehën në kënetën e «Tërbufit», mes kashtës e kallamave. U ngujuan mes kallamave, kashtës, raketës e thanëqerres, me të cilat ndiznin zjarr netëve të dhjetorit, janarit, për t’u ngrohur…

Morën lelën kumarxhinjtë e lagjes sime në periferi të qytetit të vogël, rrëzë kodrave të Darsisë. Barinjtë u çonin bukë, i mbanin me bukë e ushqime duke. Ata  futeshin njëherësh mes kashtës dhe kallamave së bashku me lopët, demat, buajt, që të mos zbuloheshin.

Por Qamil Staka, kumaristi më i shkathët e më i dhëni këmbë e kokë mbas bixhozit, nuk shpëtoi dot. Pushteti i ri që sapo kishte zënë vend në karriget e zyrave ku kishin ndenjur pushtuesit gjermanë e italianë apo ballistë që kishin bashkëpunuar me ta e mbërtheu të parin. Qamil Stakën, kumaristin e thekur që shkonte çdo ditë në qytet për të shitur pesë-gjashtë qypa me kos e gjalpë dhe lekët siç i merrte nga blerësit, i linte të gjithë në tavolinat e bixhozit.

Qamili ishte djalë i vetëm, më simpatiku, më i zhdërvjellëti, ngjala ose qefulli i lagjes periferike, siç e quani banorët dhe sidomos vajzat e lagjes sonë. Edhe pse si ngjalë e si qefull, ai humbiste përherë në bixhoz. Nuk i ecte. Gjithë lekët e qypave i bënte rrush e kumbulla. Kthehej pa kacidhe në shtëpi të cilën e kishte në fund të lagjes, në krahun jugor, gati buzë kënetës së «Tërbufit».

Do mbetesh pa nuse, mor i zi, i thoshte gjyshja. Nuk t’i hedh sytë as goca e Jonuz Lerës. Por Qamilit nuk i shkitej shpirti nga bixhozi, gjersa në ditën që…

I burgosuri i parë i lojërave të fatit u bë pikërisht Qamil Staka. Ai që spërdridhej si një renjë parmende, u tregua më uloku, më bufi se të gjithë bixhozxhinjtë. Të gjithë të tjerët e gjetën furrikun në mes të kashtës dhe kallamit të kënetës, kurse Qamili zuri qelinë.

Atij iu bë një gjyq me altoparlantë dhe në salla e gjyqit u mbush me të ftuar të rinj të ftuar posaçërisht me ftesë të posaçme, jo pa qëllim, por që të dëgjonin se ç’ishte bixhozi dhe t’i vinin gishtin kokës. T’i viheshin punës dhe jo bixhozit.  Gjatë gjyqit u përsërit shpesh se Qamil Staka hynte në sallën e bixhozit i pasur dhe dilte përherë e më i varfër se kurrë.

Fatin e Qamil Stakës e pësuan edhe shumë të tjerë gjersa lojërat e fatit nuk u dukën më në faqen e dheut. Në faqen e dheut shihje njerëz që e vadisnin tokën me sërmanë e djersës së ballit për të bërë një jetë modeste, por dinjitoze…

Kur bixhozi u fshi nga 28 mijë metra katërorëshe e atdheut, babai bërtiti aq sa dhe sot pas shtatëdhjetë vitesh, unë i dëgjoj ende vibrimet e asaj britme: “Shpëtuan djemtë tanë nga kolera e zezë.»

Ndonëse jo me britmën e babait, por me entuziazëm të motivuar e prita dhe unë vendimin për bllokimin e lokaleve të basteve dhe kazinove, kësaj grope të zezë, ku mbyten çdo ditë djemtë tanë duke u kacafytur me dallgët e lojërave fatale.

Nëse dikur, në fëmijërinë, adoleshencën, rininë e burrërinë time, nga tmerri, unë nuk e ktheja kokën nga dera e përzishme e Degës së Brendshme të Policisë, me të njëjtë ndjesi të përzishme edhe tani në moshën e tretë, nuk e ktheja kokën nga dyert e zeza të Kazinove, lojërave të fatit të zi.

U fol se pas daljes nga burgu Qamil Staka, filloi punë në fermën e Tërbufit, një nga fermat më të mëdha të vendit. Në fillim si punëtor krahu që prashiste e korrte, pastaj gjer sa doli në pension ai ishte brigadieri më i mirë, brigadieri me brigadën më pararojë që merrte rendimentet më të larta. Dhe ish kumarxhiu Qamil Staka, u shpall «Hero i Punës”

/Dita*

Next Post
FOTO / Transformimet e një viti, Greta Koçi të habit me LOOK-un e saj

FOTO / Transformimet e një viti, Greta Koçi të habit me LOOK-un e saj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Renditja e shërbimeve sekrete në Evropë/ MI6 në krye, Ukraina surprizon me pozicionimin

Renditja e shërbimeve sekrete në Evropë/ MI6 në krye, Ukraina surprizon me pozicionimin

August 4, 2026
Tjetër Shkodra, tjetër Skadar

Tjetër Shkodra, tjetër Skadar

August 4, 2026
VIDEOLAJM/ Ulet pjesëmarrja në ditën e 66-të të protestës para Kryeministrisë, pamjet me dron

VIDEOLAJM/ Ulet pjesëmarrja në ditën e 66-të të protestës para Kryeministrisë, pamjet me dron

August 4, 2026
Zjarr në varrezat e Libonikut/ Flakët përfshijnë zonën, zjarrfikësit në aksion për shuarjen e zjarrit (VIDEO)

Zjarr në varrezat e Libonikut/ Flakët përfshijnë zonën, zjarrfikësit në aksion për shuarjen e zjarrit (VIDEO)

August 4, 2026
Policia shqiptare dhe ajo italiane patrullojnë së bashku në Durrës, Lamallari: Më shumë garanci për qytetarët dhe turistët

Policia shqiptare dhe ajo italiane patrullojnë së bashku në Durrës, Lamallari: Më shumë garanci për qytetarët dhe turistët

August 4, 2026
Mbyllen aplikimet për Prokurorin e Përgjithshëm, 5 kandidatë në garë, pritet të nisi faza e verifikimit nga KLP

Mbyllen aplikimet për Prokurorin e Përgjithshëm, 5 kandidatë në garë, pritet të nisi faza e verifikimit nga KLP

August 4, 2026
Zjarret në vend/ Bilanci i Emergjencave Civile: 14 vatra të raportuara në 12 orë, 5 mbeten aktive në të gjithë vendin

Zjarret në vend/ Bilanci i Emergjencave Civile: 14 vatra të raportuara në 12 orë, 5 mbeten aktive në të gjithë vendin

August 4, 2026
AGSH kundërshton kufizimet e reja të GJKKO-së për gazetarët: Konsultim dhe rishikim i rregullores

AGSH kundërshton kufizimet e reja të GJKKO-së për gazetarët: Konsultim dhe rishikim i rregullores

August 4, 2026
SHBA-Iran drejt një marrëveshjeje? Katari: Draftet po qarkullojnë, por nuk ka ende bisedime të drejtpërdrejta

SHBA-Iran drejt një marrëveshjeje? Katari: Draftet po qarkullojnë, por nuk ka ende bisedime të drejtpërdrejta

August 4, 2026
Negociatat për formimin e institucioneve, Kurti del pas tri orësh takim me Abdixhikun: Nuk kemi akoma një marrëveshje

Negociatat për formimin e institucioneve, Kurti del pas tri orësh takim me Abdixhikun: Nuk kemi akoma një marrëveshje

August 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com