• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Si u arrestua gjatë një koncerti në Zvicër këngëtarja shqiptare dhe si doli e pafajshme para gjyqit?

by Os De
15/11/2025 11:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Enver Robelli 

Këngëtarja shqiptare Eva Ndoja arriti të këndojë vetëm disa minuta kur në një restorant afër Zürichut hyri policia zvicerane dhe e arrestoi. Kjo ndodhi në prill të vitit 2024. Sipas gazetës zvicerane “Neue Zürcher Zeitung” (NZZ), Ndoja është e popullarizuar te një segment i adhuruesve të muzikës në botën shqiptare në Ballkan dhe në mërgatë. 

Në rrjetet sociale Ndoja ka mbi 130’000 ndjekës. Pronarët e një restoranti në fshatin Brüttisellen shtypën fletëpalosje me portretin e këngëtares për të paralajmëruar koncertin e saj. Ndoja u arrestua për shkak se, siç dyshonte policia, po punonte pa leje të punës në Zvicër. Ajo kaloi një natë në paraburgim dhe prokuroria lëshoi një dënim kundër saj. Kjo është e mundur në Zvicër kur bëhet fjalë për vepra të lehta penale. Eva Ndoja nuk e pranoi dënimin dhe doli në gjyq para disa ditësh në një gjykatë afër Zürichut. 

Gazeta “Neue Zürcher Zeitung” kështu e përshkruan daljen e Eva Ndojës para gjyqit: “E veshur e tëra me të zeza, me syze dielli të vendosura mbi kokë dhe me mantelin hedhur mbi supe, Eva Ndoja ulet një vit e gjysmë pas ngjarjes në sallën e Gjykatës së Qarkut në Uster. Ajo nuk e pranon dënimin, sipas të cilit ka ushtruar aktivitet fitimprurës pa leje. Në vend të kësaj, ka marrë një avokat. Për procesin gjyqësor ajo ka udhëtuar nga Gjermania, ku jeton. Me gjykatësin flet qetë dhe e vendosur. Ajo thotë: ‘Jam këtu që ta paraqes çështjen drejt’. Dhe: ‘Kërkoj të drejtën time’. 

Megjithëse ka qenë duke kënduar kur policia hyri brenda, dhe megjithëse organizatorët e kishin përdorur fytyrën e saj në fletëpalosje, ajo thotë: ‘Nuk kam punuar atje’. Ndoja rrëfen një histori krejt tjetër”. 

Ajo thotë se ishte thjesht mysafire në lokal dhe pasi të pranishmit e panë aty, e lutën të këndojë ca këngë, gjë që Ndoja e bëri, siç tregoi vetë. Si dëshmitare ajo solli edhe pronaren e klubit ku kishte kënduar. Sipas “NZZ”, 43-vjeçarja – shtetase zvicerane me origjinë shqiptare – është më shumë se thjesht pronare klubi. “Sipas burimeve të informuara, ajo prej vitesh punon si ndërmjetëse për vajza të reja nga Europa Juglindore. Këto vajza duhet të sjellin qarkullim në klube – te bari, si këngëtare ose si animatore. Ato duhet të veshin rroba provokuese, të kërcejnë me mysafirët meshkuj, t’i nxisin për të pirë dhe të marrin pije të shtrenjta”. 

Nga “NZZ” pronarja e lokalit përshkruhet si nyje e rëndësishme lidhëse mes pronarëve të klubeve dhe grave që i ndërmjetëson. Ka kontakte edhe me drejtues klubesh që janë gjykuar në procedime të kaluara. Vetë ajo nuk është ndëshkuar penalisht. I njëjti model shihet në disa hetime të tjera të kantonit të Zürichut mbi klubet ballkanike: gra të reja, mungesë lejesh pune, kushte shfrytëzuese. 

Në disa aksione të policisë janë arrestuar këngëtarë nga viset shqiptare, të cilët kanë performuar pa leje pune në Zvicër. Në shënjestër të policisë zvicerane ka qenë edhe këngëtarja serbe Seka Aleksiq. Edhe ajo u arrestua për mungesë të lejes së punës. Policia gjeti në disa lokale ballkanike edhe armë, municion, një pistoletë me shrudhues, shkopinj gome dhe një shkop bejzbolli. 

Eva Ndoja tha para gjykatës se arrestimi i shkurtër në Zvicër i kishte nxjerr shumë telashe. I është ndaluar hyrja në Zvicër dhe njëherë policia e ka mbajtur gjatë në aeroportin e Zürichut. Para gjyqit Ndoja tha: “Tek ne ka vrasje. Dhe unë po dal para gjykatës për këtë”. 

Në fund 36-vjeçarja Eva Ndoja triumfoi. Gjykata e shpalli plotësisht të pafajshme. Gjykatësi tha se tek ajo nuk është gjetur as veprimtari fitimprurëse, as qëllim për të hyrë në Zvicër për të punuar. 

“Situata është e paqartë, por shteti duhet të provojë fajin – jo qytetari pafajësinë”. Edhe pronarja e lokalit kishte thënë se Eva Ndoja nuk ishte paguar për performancën e saj. Këngëtarja mori dëmshpërblim për procesin gjyqësor dhe një kompensim moral – rreth 6000 franga gjithsej. Pas shpalljes së vendit, ajo u largua nga gjykata. Kur Ndoja dhe avokati hipin në veturë, ajo tha edhe një gjë: “E kam merituar pafajësinë. Besomëni”. 

 

Next Post
Korrupsioni, Rama: Nuk e lufton SPAK por vullneti i PS, i dha pavarësinë drejtësisë! Njerëzit na mbështesin ne, jo lloj-lloj karagjozësh

Korrupsioni, Rama: Nuk e lufton SPAK por vullneti i PS, i dha pavarësinë drejtësisë! Njerëzit na mbështesin ne, jo lloj-lloj karagjozësh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbyllja e tre grupkapitujve të Shqipërisë me BE/ Qefalia: Ecuri e bazuar te reformat dhe puna konkrete e qeverisë

Mbyllja e tre grupkapitujve të Shqipërisë me BE/ Qefalia: Ecuri e bazuar te reformat dhe puna konkrete e qeverisë

July 14, 2026
Itaka e një lideri shqiptar!

Itaka e një lideri shqiptar!

July 14, 2026
Shfuqizimi i ligjit për investimet strategjike, aktivisti: Kos u vu me shpatulla pas murit! Kushti ynë, s’ka integrim me Ramën

Shfuqizimi i ligjit për investimet strategjike, aktivisti: Kos u vu me shpatulla pas murit! Kushti ynë, s’ka integrim me Ramën

July 14, 2026
Vula e thatë e BE-së që mbylli tranzicionin shqiptar përballë “narkoshtetit” të Sali Berishës

Vula e thatë e BE-së që mbylli tranzicionin shqiptar përballë “narkoshtetit” të Sali Berishës

July 14, 2026
Kos: Shfuqizimi i ligjit për zonat e mbrojtura dhe ai për investimet strategjike, thelbësor për integrimin e Shqipërisë në BE

Kos: Shfuqizimi i ligjit për zonat e mbrojtura dhe ai për investimet strategjike, thelbësor për integrimin e Shqipërisë në BE

July 14, 2026
“Zvërneci”/ Rama nga Brukseli: Do bëjmë një projekt që është krenari për Shqipërinë dhe Europën

“Zvërneci”/ Rama nga Brukseli: Do bëjmë një projekt që është krenari për Shqipërinë dhe Europën

July 14, 2026
Protesta e 45-të e qytetarëve/ Ja sa ishte pjesëmarrja në shesh në orën 20:00

Protesta e 45-të e qytetarëve/ Ja sa ishte pjesëmarrja në shesh në orën 20:00

July 14, 2026
Ligji i investimeve strategjike do të shfuqizohet! Rama: Po hartohet ligji i ri! Mirëformulim për zonat e mbrojtura

Ligji i investimeve strategjike do të shfuqizohet! Rama: Po hartohet ligji i ri! Mirëformulim për zonat e mbrojtura

July 14, 2026
“Krah Shqipërisë deri në fund”, Marta Kos pas mbylljes së tri kapitujve të negociatave: Inkurajojmë që të vijohet progresi

“Krah Shqipërisë deri në fund”, Marta Kos pas mbylljes së tri kapitujve të negociatave: Inkurajojmë që të vijohet progresi

July 14, 2026
Zjarr i madh në kodrën me ullinj në Dimal, dyshohet se flakët u vunë qëllimisht

Zjarr i madh në kodrën me ullinj në Dimal, dyshohet se flakët u vunë qëllimisht

July 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In