• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Si u armatosën kroatët nga Ahmet Krasniqi dhe kur parashikoi luftën në Kosovë

by Aalison Pearse Stevens
23/09/2016 07:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drazhen Jurkoviq, shef i Shtabit të Krizave në kohë lufte në Kroaci, ka rrëfyer se si kroatët ishin armatosur nga kazerma ku ishte kolonel Ahmet Krasniqi dhe si i kishte ndihmuar ai.

“Në ato ditët e para, pasi sulmi në Gospiq filloi më 31 gusht 1991 dhe nuk kishim asgjë. Çështja e rëndësishme ishte si të armatosemi, në gjithë Kroacinë kudo që ishin… si të mbrojmë vendin tonë dhe të rrisim gatishmërinë për të luftuar dhe ta sjellim në nivel që të mund të kundërshtojmë Armatën jugosllave dhe paramilitarët.

Duke e realizuar këtë, këtu kishim bashkëpunimin e rëndësishëm me Ahmet Krasniqin, e që ishte udhëheqës i kazermës ku ndodheshin armët. Rreth 12 mijë armë dhe ishin armë të popullit kroat por ruheshin nga armata jugosllave.

Patëm fat që njëri prej udhëheqësve ishte pikërisht Ahmet Krasniqi dhe meqë ishim miq të mirë, dhe shpesh shoqëroheshim, atëherë kishim komunikim dhe më 13 shtator 1991 kur presidenti i atëhershëm Franjo Tudjman dha urdhër për bllokimin e kazermës ia dolëm të marrim armët”, ka rrëfyer Jurkoviq, transmeton Koha.net.

Jurkoviq tregon edhe për takimin e madh në shtabin e krizve, ku Krasniqi mori pjesë. “Ahmeti ishte në Gospiq dhe kishim një takim të madh të shtabit të krizave, ishim shumë njerëz aty të udhëheqësve dhe Ahmet Krasniqi, pasi e solla unë në takim ai na ndihmoi shumë duke pyetur rreth sistemit të mbrojtjes, duke u interesuar për minat e në hyrje kishte vendosur shqiptarë dhe ditën e dytë kur hymë në kazermë e që ishin armët kroate ndonëse ruheshin nga serbët, qyteti ynë ishte i sulmuar tashmë 15 ditë Ahmeti vendosi shqiptarët në hyrje dhe ne ia dolëm të hymë për 15 minuta në kazermë bashkë me komandantin e policisë e me ndihmën e Ahmetit i morëm armët që i shpërndamë nëpër Kroaci.

E pyesja Ahmetin, edhe pse kjo ishte kuptuar me t’u kthyer në Rijeka, ku ende atje ishte armata jugosllave pas disa ditësh Ahmeti u arrestua nga armata dhe dikush qartë nga ana e tyre e kuptoi për bashkëpunimin e tij me ne, e pas kësaj kohe nuk e kisha takuar gjatë vetëm në vitin 1993.

Atëherë unë si kryetar Shtabit të Krizës si prefekt i luftës i këtij qyteti kërkova që Ahmeti të kalojë në anën e ushtrisë kroate sepse e dija se kishte simpati për ne por ai më tha se familja e tij është në Rijeka dhe familja e tij mund të jetë e ekspozuar ndaj gjërave të pakëndshme andaj donte të siguronte familjen por më kishte thënë se besimi i tij mbetet në Kosovë.

Ai qysh në atë kohë parashihte se në Kosovë do të ketë gjëra që ndodhnin si në Kroaci e në Bosnje, e te ju pak më vonë dhe më tha vendi im është në Kosovë me shqiptarët edhe pse do të bashkëpunoj me ju por do ta ndaj fatin e popullit tim dhe pikërisht kështu edhe ndodhi.

Atëherë ai ishte oficer i Armatës jugosllave dhe e njihte shumë mirë taktikën ushtarake, por edhe raportet politike brenda ish-Jugosllavisë dhe ai e dinte se do të kishte luftë jo vetëm në Kroaci, por sidomos në Kosovë”, shton Jurkoviq.

Qysh atë kohë Krasniqi kishte parashikuar luftën në Kosovë.

“Ai më kishte thënë se shërbimet e tij do t’i vazhdojë këtu në Kosovë dhe shpesh më thoshte se do të ketë luftë e agresion në Kosovë dhe ne duam që të pavarësohemi, sepse kemi të drejtë për këtë dhe atëherë unë do të jem me shqiptarët.

Ai jo vetëm që mendonte se do të ketë luftë, por ai edhe e kishte parashikuar këtë dhe ishte i sigurt në këtë dhe atëkohë ishte i përcaktuar që do të merrte pjesë në mbrojtje të Kosovës nëse do të kishte agresion, ai shpesh e përmendke këtë dhe e dinte dhe ishte i përcaktuar që të vijë në Kosovë dhe kërkonte që të realizohej pavarësia e vendit për çka secili popull ka të drejtë”, sqaroi Jurkoviq. (b.an)

Next Post
Armando Sadiku: Më shumë iu gëzova golit të Balajt sesa atij që shënova

Tronditet Kombëtarja shqiptare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kosova, të martën bëhet anëtare e INTERPOL-it”

“Për gjykatat tuaja do bëhet film”, Pacolli: Me dhunë na ndërprenë punën…

April 13, 2026
Qetësia përpara furtunës së shtatorit

Merruni me të ardhmen, jo me PD

April 13, 2026
Agron Duka: E mbështes Arben Malajn si kandidat të pavarur për Vlorën

Agron Duka: E mbështes Arben Malajn si kandidat të pavarur për Vlorën

April 13, 2026
“Pritshmëritë janë shumë të larta”, zv.ministrja: Çfarë do të diskutohet në Samitin e Diasporës

“Pritshmëritë janë shumë të larta”, zv.ministrja: Çfarë do të diskutohet në Samitin e Diasporës

April 13, 2026
Pacolli humbet administrimin e aeroportit të Vlorës, Apeli pranon sigurimin e padisë së ortakut Ademi

Aeroporti i Vlorës? Pacolli: Nuk kam nënshkruar kontratë, kam qenë i informuar

April 13, 2026
Pse humbja e Orban është një goditje për Berishën dhe mesazhi i gabuar i Tritan Shehut

Pse humbja e Orban është një goditje për Berishën dhe mesazhi i gabuar i Tritan Shehut

April 13, 2026
Kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda drejt Malit të Zi për 72 orë

Kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda drejt Malit të Zi për 72 orë

April 13, 2026
Donald Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

Donald Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

April 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Unë e di si funksionon sistemi”

April 13, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Humbja e Orbanit, është ajo që PD, nuk bën dot me Berishën

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In