• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Taksa e re e pronës për biznesin, banesat dhe apartamentet e pashitura

by Java News
20/11/2017 15:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Çmimet e ndërtesave përcaktohet nga tregu i lirë dhe e njëjtë duket se do të jetë edhe logjika e taksimit të tyre. Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj tha në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave se puna e kadastrës fiskale do të jetë përcaktimi i një takse sa më të drejtë në raport me zonën ku është banesa. Mbi vlerën që ka kjo e fundit do të merret një përqindje 0.05, të paktën për individët. Vendosjes së një çmimi sa më real i ka paraprirë pjesa e rivlerësimit të pasurive që u mbyll në maj të këtij viti.

Gjithsesi për çdo rast që nuk ka kaluar këtë proces, kadastra do të ketë vlerësimin e saj që sjell pasurinë në vlerën e tregut. Në çdo rast mes çmimit minimal dhe çmimit maksimal të një zone të caktuar duket se vlerësimi do të bëhet mbi maksimalin. Sipas ministrit nëse individi blen në një zonë ku çmimi minimum fiskal është 1000 euro/m2, dhe transaksionet janë 1300/m2 euro do të paguaj mbi vlerën e tregut 1300 euro/m2”.

Diskutimet kanë rezultuar edhe me një rritje të taksës që do të paguajë biznesi. Ministria e Financave kishte propozuar që fillimisht përqindja që do të aplikohet mbi çmimin e një ndërtese që përdoret për veprimtari ekonomike të ishte 0.15% por që më pas propozimi erdhi për 0.2%. Këtë e ka miratuar edhe Komisioni duke bërë që biznesi tashmë të taksohet me vlerën më të lartë sesa drafti i fillimit.

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku kërkoi që Financat të jenë më të qartë lidhur me metodologjinë që do të aplikojnë për taksën e pronës e cila në vitin 2018 hyn në një cikël komplet të ri.

Kryetari i Komisionit Erjon Braçe solli në vëmendje deformimin e çmimeve që mund të sjellin në treg paratë e pista. Sipas tij mund të ketë raste kur individë të caktuar mund të blejnë me një çmim më të lartë sesa çmimi mesatar i tregut thjesht me synimin e pastrimit të parave dhe kjo mund të rezultojë në një çmim më të lartë, që automatikisht rrit taksën mbi ndërtesën. Po kështu ai nënvizoi faktin që taksa e pronës e cila do të paguhet çdo tre muaj në faturën e energjisë elektrike mund të japë ndikim tek arkëtimet e OSHEE pasi vlera e faturës do të rezultojnë dukshëm më e lartë se mesatarja që paguan një familje.
Ministri i Financave nënvizoi edhe një herë faktin se për disa kategori specifike është menduar që të ketë tolerim, duke i përjashtuar. Nga përllogaritjet e bëra rezulton që të paktën 36 për qind e stokut të banesave përjashtohet. Nga këto të paktën 60 mijë familje janë në Tiranë. /Monitor

ma.me

Next Post
Mësoni se cila është mosha ‘ideale’ kur tradhtojnë femrat e martuara

Ja kush janë 8 mënyrat se si mund të manipuloni emocionalisht një mashkull, pa thënë asnjë fjalë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com